Prizreni i pandalshëm

FC Prizreni ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Ligën e Dytë të Kosovës, duke triumfuar 2-0 ndaj KF Kosova VR, përcjell PrizrenPress.

Sulmuesi Ylli Myrtezani ishte njeriu i momentit, duke realizuar të dy golat e ndeshjes. Goli i parë erdhi pas një asistimi të bukur nga Joao, ndërsa i dyti u shënua nga pika e penalltisë, pas një ndërhyrjeje ndaj Reljan Shahut.

Me këtë rezultat, FC Prizreni po tregon stabilitet dhe formë mbresëlënëse, duke qëndruar në rrugën drejt shpalljes kampion. Përgatitja dhe përkushtimi i ekipit reflektohet qartë në rezultatet e fundit, duke u afruar gjithnjë e më shumë drejt objektivit të sezonit./PrizrenPress.com/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit