16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Përfundon seanca maratonike gjyqësore e Mujës

Ramadan Muja

(E plotësuar) Në Gjykatën Themelore në Prizren, ka përfunduar seanca e sotme e gjykimit ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Mujës dhe pesë drejtorëve të tij. Gjykimi ka fillur në ora 10:00 dhe ka përfunduar në ora 17:00. Në këtë seancë janë dëgjuar dëshmitë e 6 dëshmitarëve.
Dëshminë e tyre e kanë dhënë, Muhamet Kurtaj, Arben Shala, Agim Tejeci, Raim Alija, që të gjithë nëpunës komunal në Prizren, si dhe zyrtari në zyrën e Prokurimit, Ahmet Krasniqi.

Ahmet Krasniqi, zyrtar për Prokurim në Prizren, ka dëshmuar se zyra e Prokurimit i përgjigjet kryetarit, të cilën edhe e ka si shef. “Nuk di nëse ka pasur ndonjë rast kur prona komunale është dhënë përmes Zyrës së Prokurimit”, tha ai.

Dëshmia e Kurtajt, për Fabrikën e Çokolatës “Kamila”

Nëpunësi i Urbanizmit, Muhamet Kurtaj, ka dëshmuar në seancën se stome ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij. Ai ka dëshmuar për mënyrën e realizimit të kontratës me Fabrikën e Çokolatës “Kamila”.

“Nga unë është kërkuar ta përpiloj kontratën, ndërsa mendoj se krejt qëllimi i saj ka qenë ajo që të mos largohej investitori, në një zonë, të pashfrytëzueshme dhe me ferra, siç është ajo e Bokës”, tha dëshmitari Kurtaj.

Ai tha se për shkak të situatës tashmë të njohur, duke aluduar në regjimin e kaluar kur shumë çështje ishin zhagitur, në fushën e planit urbanistik, siç tha Prizreni është i vonuar, ndërsa kjo ka nxitur qytetarët të veprojnë vetvetiu dhe të mos presin.

Prokurorja ndërkaq ia kujtoi dëshmitarit Kurtaj se përse atëherë mbahen debate me qytetarë, kur siç po dukej nga deklaratat e tij gjërat po kryheshin nga Drejtoria e Urbanizmit, si dhe përse kur ishte vepruar kështu, atëherë çështja tashmë e kryer ishte dërguar në miratim në Asamblenë Komunale. Seanca do të vazhdoj edhe me paraqitjen e dëshmitarëve të tjerë.

Prokurorja e EULEX-it, Natasha Vikary e pyeti dëshmitarin nëse ai i përmbahej deklarimeve të mëparshme në prokurori, kur kishte thënë se në përpilimin e kontratës e kishte urdhëruar shefi i tij, Sadik Paçarizi, drejtori aktual i Urbanizmit, që gjithashtu është i akuzuar në këtë rast.

Bashkë me të pandehurit tjerë, në sallën e gjykatës ishte i pranishëm edhe i dyshuari Kadri Ukimeri, ish drejtor për Kadastër e Gjeodezi, i cili kishte munguar për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa për këtë shkak, muajin e kaluar edhe u shty procesi gjyqësor.

Sot vazhdon gjykimi i Mujës

Gjykimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, do të vazhdojë sot. Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës ,konfirmoi vazhdimin e seancave gjyqësore. “Po sot do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj klientit tim”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00.

Gjykimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, muajn e kaluar ishte shtyrë për nëntor, pasi që në seancë kishte munguar i dyshuari Kadri Ukimeri.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi (Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor), Avni Ademaj (Ish-u.d. së Drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës), Kadri Ukimeri (Ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci (Drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi (Drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit persona./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Rahovec vidhet filtri për pastrimin e mbeturinave në lum

Në Rahovec është vjedhur filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në lum. Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e...

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Lajmet e Fundit