Vepra e Buxhovit “Kosova” ka thyer të gjitha rekordet

JusufBuxhovi-kosovaPas një pune shumë intensive, këto ditë, shtëpia botuese “Jalifat Publishing” nga Hjustoni i SHBA-ve, nxori nga shtypi, të përkthyer në gjuhën angleze, veprën historiografike “KOSOVA” në tri vëllime të Jusuf Buxhovit.

Kështu, kjo vepër, e cila brenda një viti me pesë ribotime me mbi dhjetë mijë komplete dhe 30 mijë ekzemplarë, u kthye në “bestseler”. Me botimin në gjuhën angleze, në botë, një historian shqiptar, siç thotë ai do të përhapë të vërtetën rreth historisë shqiptare që nga antikiteti e deri te koha jonë, e vërtetë kjo e cila është e liruar nga kornizat ideologjike dhe anatema e limiteve joshkencore të imponuara nga propaganda e Beogradit me të cilat ka qenë e ngarkuar historiografia jonë deri më tash.

Jusuf Buxhovi për “Zëri” tha se vepra “Kosova”, deri më tash, pra brenda një viti, ka pasë pesë botime me një tirazh prej dhjetë mijë kompletesh, me 30 mijë ekzepmplarë. Me këtë shitje, në tregun e librit shqiptar, “Kosova” ka thyer që të gjitha rekordet .
Ndërkaq, Buxhova tha se e veçanta e këtij libri historiografik është se në të paraqitet historia e Shqipërisë së Natyrshme nga antikiteti e deri te koha e jonë, me theks te veçantë te Dardania si nyje e saj.

“Në këtë studim voluminoz në tri libra me 2500 faqe, fryma e rishqyrtimeve nis me tezën pellazge, pataj vazhdon me Romën dhe Bizantin, të cilat shihet si vazhdimësi e perandorisë dardane dhe ilire, për t’u bartur te Perandoria Osmane dhe shtetndërtimi”, tha Buxhovi.

Autori i veprës, Isuf Buxhovi ka paraparë që promovimi i “Kosovës” në anglisht të bëhet gjatë muajit nëntor në Prishtinë, për të vazhduar pastaj me promovime në Shkup dhe Tiranë. Promovimi i “Kosovës” do të bëhet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në disa qendra evropiane si dhe në Turqi.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit