Kabashi: Prizreni po kërkon ndryshime

DSC_0450Kandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Qëndresë. Ai ka kërkuar nga banorët e këtij fshati që me 3 nëntor të votojnë kundër keqqeverisjes.

“Është momenti i duhur që të dënohet keqqeverisja e deritashme, dhe të bëhen ndryshime në Prizren. Këto ndryshime do të ndodhin pas fitores së koalicionit”.

Kabashi tha se  platforma e tij qeverisëse,  përveç zhvillimit ekonomik, i cili do të realizohet përmes funksionalizimit të zonave industriale, investimeve në bujqësi dhe nënsektorët tjerë të bujqësisë, investimeve në turizëm dhe ndërtimtari, do të realizohen edhe shumë projekte të tjera në të mirë të qytetarëve të komunës së Prizrenit. “Prizreni po kërkon ndryshime”. Ai premtoi se edhe në këtë fshat do të rregullohet komplet infrastruktura rrugor.

Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren Fatmir Kastrati, gjatë takimit që u mbajt me banorët e fshatit Qëndresë, kërkoi nga ata, që me 3 nëntor të dalin në votime dhe të votojnë Aleancën për Prizrenin”

“Nuk ka kandidatë të tjetë më të mirë se  Kabashi për të menaxhuar qytetin e Prizrenit dhe për të kthyer qeverisjen e Prizrenit në binarë të duhur, duke sjellur mirëqeverisje dhe zhvillim ekonomik të vendit”.

Edhe kandidati i koalicionit AAK-LDD, për Asamblenë Komunale, Sylejman Osmani,  i cili vie nga ky fshat, kërkoi  nga bashkëvendësit që të votojnë Kabashin për kryetar të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit