8.6 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8968

Kilaj mbështetet nga Bubli dhe Qupeva

0

SONY DSCKandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka përmbyllur fazën e parë të fushatës elektorale me banorët e Bublit dhe Qupevës.

Kilaj, prezantoi programin katër vjeçar para banorëve të këtyre dy fshatrave.Ai shpalosi në detaje, të gjitha projektet, të cilat në fakt janë të parapara të realizohen vetëm nga buxheti komunal dhe të hyrat vetanake, si në infrastrukturë, dhe  bujqësi.

“Jemi komuna, që më së shumti, ofrojmë përkrahje për bujqësi  rreth 2 milion ofertë të cilën nuk e ka asnjë komunë e vendit, pastaj mbrojtje të ambientit, zhvillim të turizmit, si dhe premtoi vazhdimin e rregullimit të infrastrukturës në pjesët e mbetura të këtyre fshatrave, gjegjësisht në rregullimin e rrugicave të fshatit, pjesën e mbetur të kanalizimit në Bubël, trotuarin për nxënës deri në shkollën e Damanekut, dhe pastrimin në tërësi të pjesës së lumit Mirusha që kalon nëpër fshat, nga ujërat e zeza”.

Ndërsa bartësi i listës së kandidatëve të PDK-së, Adem Berisha, duke kërkuar votën për kandidatët e PDK-së për Asamblenë Komunale, tha se kjo është lista më e mirë, e përbërë nga njerëz profesional nga të gjitha fushat. Berisha, po ashtu kërkoi që paraprakisht të mbështetet Isni Kilaj për kryetar të Malishevës. “Kjo është qeverisja model për të gjitha komunat”. /PrizrenPress.com/

Kabashi: Kryetarët e fshtrave do t’i trajtoj si shërbyes civil

0

kabashi ne tryezKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit Lulzim Kabashi ka marrë pjesë në debatin me temë “ Funksionimi i këshillit të fshatit/lagjes, formalitet apo nxitje e aktivizmit qytetar “ të organizuar nga Forumi për Iiciativa Qytetare që u mbajt me përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve urbane, ku u debatua bashkë me përfaqësues të partive politike që garojnë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Nazim Haliti – zv/drejtor i Organizatës “ FIQ “ në Prishtinë, tha se qëllimi kryesor i këtij debati është diskutimi mbi rolin e përfaqësimit të vendbanimeve përmes këshillit të fshatit apo lagjes, niveli i pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen lokale dhe aktivizmi qytetar në përgjithësi.
Në këtë debat, kandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit Lulzim Kabashi, tha se gjatë qeverisjes së Prizrenit nga ai si kryetar i ardhshëm i Komunës, sa i përket funksionimit të bashëksive lokale në fshatra dhe lagje, do të gjenden forma që kryetarët e fshatrave dhe lagjeve të trajtohen si shërbyes civil.

Kabashi theksoi se në të ardhmen do të mbahen takime të rregullta çdo muaj me kryetarët e fshatrave dhe lagjeve, dhe atyre do t’ju lejohet hapësirë që të marrin pjesë drejtëpërdrejtë në hartimn e buxhetit komunal.

Gjithashtu Kabashi theksoi edhe rëndësinë e riaktivizimit dhe ndërtimit të zyreve të bashkësive lokale, krejt kjo me qëllim që atyre t’ju krijohen kushte për të funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme karshi kërkesave të banorëve.

Kandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit  Lulzim Kabashi, u mbështet nga kryetarët e fshatrave/lagjeve, për vendosmërinë e tij që në të ardhmen kjo gjendje aktuale e funksionimit të bashëksive lokale të ndryshohet dhe të gjenden forma për stimulimin e kryetarëve të fshatrave dhe lagjeve. Gjithashtu ata mëbshtetën edhe propozimin e Kabashit që kryesuesve të fshatit/lagjeve t’ju jepen më shumë kompetenca./PrizrenPress.com/

Fitojmë pa balotazh

0

LDK qytez malishevLDK-ja  në  Malishevë ka mbajtur  tubim  elektoral me banorët e qytezës së Malishevës. Të pranishëm në këtë tubim ishin,deputieti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Anton Quni, kryetari i Degës Januz Kastrati, si dhe kandidati për Kryetar Komune Salih Morina.Kryetari i Degës Januz Kastrati tha se  LDK-ja  është më e përgaditur se kurr për t’i fituar zgjedhjet me në krye Salih Morinën.

“Të gjithë qytetarët e Malishevës pa dallim përkatësie politike po thonë se Salih Morinës do t’ia  japim votën, sepse është politikan i nivelit të lartë, i përgaditur profesionalisht është njeriu më i besur i  Isa Mustafës”, tha Kastrati.

“ Me ndihmen e Juaj Salih Morina, me 3 nëntor do të jetë Kryetar i  Komunës  dhe atë pa balotazh”.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Anton Quni, tha ndërkaq se sa herë që po vjenë në Malishevë, po bindet çdo here e më shumë për vlerat e LDK-së të cilat po shpërndahen në gjithë këtë vend, për kandidatin  Salih Morina .

Kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës, Salih Morina,  tha se qyteza e Malishevës e dëshiron ndryshimin dhe një qeverisje tjetër më të mirë nga kjo e cila ka qenë deri më sot.
Ai  premtoi  se do të angazhohet për shëndetësi, arsim, mirëqenje dhe zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët e Malishevës.” Kjo qytezë meriton përparim më të madh sepse ka dhënë kontributin e saj si para lufte, gjatë lufte, dhe pasë lufte”./PrizrenPress.com/

.

Paskal Milo: Zogu, pakt me serbët për të shpërngulur shqiptarët e Kosovës

0

Paskal Milo“Politika e jashtme e Shqipërisë” është titulli i librit të prof.Paskal Milos që promovohet sot para lexuesit. Studimi përfshin vitet 1912-1939, me zhvillimet kryesore dhe mënyrën se si Shqipëria e sapo bërë shtet u shfaq në arenën ndërkombëtare.
Çështjet më të debatuara, emrat më të njohur të historisë sonë risillen të zhveshur nga legjendat, për t’u prezantuar nën dritën e dokumenteve dhe analizës së ftohtë e objektive. Vetë profesor Milo, në intervistën e tij për “Gazeta Shqiptare” veçon dy momente si risi: një marrëveshje e Zogut me serbët për të shpërngulur shqiptarët e Kosovës nga zonat kufitare shqiptaro-jugosllave dhe rënien e mitit të presidentit Wilson si mbrojtës i pakusht i kufijve që Shqipëria ka sot.
Politika e jashtme e Shqipërisë, nga 1912 deri më 1939; si mund ta përkufizoni shfaqjen e saj në arenën ndërkombëtare?

Që nga shpallja e Pavarësisë e deri në pushtimin e vitit 1939, kemi një shtet shqiptar që për një periudhë kohe u përpoq të ecë me këmbët e veta, pati një progres, si në zhvillimet e brendshme ekonomike, politike, edhe në marrëdhëniet me jashtë. Në një politikë të jashtme të një shteti si Shqipëria, e vogël, e varfër dhe e rrethuar nga mjaft vende që lakmonin territoret e saj, sigurisht që ka pasur shumë vështirësi. Përgjithësisht, nuk ka pasur vendimmarrje të pavarur, edhe pse mund të ketë pasur dëshirë, që në politikën e jashtme, shteti shqiptar të kryente veprime në emër të objektivave madhorë, për të mbrojtur lirinë, pavarësinë e sovranitetin. Por, Shqipëria e vogël nuk ka pasur instrumente që të kundërshtojë vendimet e Fuqive të Mëdha apo përpjekjet e fqinjëve. Ajo ka pasur patriotizmin dhe revoltën e shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre, por jo instrumentet e politikës së jashtme që të përballonte gjithë këtë trysni. Nëse do të bënim një karakterizim të përgjithshëm për këtë periudhë, ka qenë një politikë e jashtme e një shteti që ecte dy hapa përpara, rrëzohej, ngrihej, derisa u mendua se u rrit dhe mund të ecte me këmbët e veta. Pikërisht në këtë moment e rrëzuan, e pushtuan, e sakatuan për të rilindur disa vite më vonë.
Ju keni trajtuar disa qeveri në këtë hark kohor. Cila prej tyre ka pasur politikë të jashtme që u ka shërbyer më shumë interesave të vendit?
Do të jem i drejtpërdrejtë. Nëse do të bëja një klasifikim në përputhje me vullnetin politik të drejtuesve të shtetit shqiptar për këtë periudhë, pavarësisht nga koha e qëndrimit të tyre në pushtet, padyshim që vlerësimi më i madh shkon në adresë të Ismail Qemalit, sepse ishte ai personalitet i madh i historisë së kombit tonë, që kapi momentin historik si një diplomat i madh dhe politikan i shquar, për të kryesuar atë lëvizje të madhe drejt finalizimit të saj me shpalljen e pavarësisë. Ishte po ky shtetar me përvojë që vendosi themelet e politikës së jashtme të shtetit shqiptar dhe që bashkë me disa diplomatë të tjerë të ish-Perandorisë Osmane, të njihen si pionierë të diplomacisë shqiptare.
Pas tyre kanë ardhur të tjerë që kanë qëndruar më gjatë në pushtet, si Ahmet Zogu, i cili kishte një përvojë jo të vogël në makinacionin politik të kohës, ishte i pajisur me aftësi dhe vullnet që e tejkalonte intrigën dhe ambicien e një politikani të zakonshëm. Në politikën e jashtme të shtetit shqiptar që drejtoi për gati 15 vjet, ka momente pozitive ku ai u përpoq të orientohej drejt, por në përgjithësi politika e jashtme e tij ka qenë pa një bosht, gjithnjë e udhëhequr nga interesa e synime personale, e nënshtruar, një politikë e cila nuk i krijonte Shqipërisë mundësi për të pasur mbështetje ndërkombëtare, sepse mbeti peng i përpjekjeve për ta vënë atë në funksion të forcimit të pushtetit brenda dhe absolutizimit të tij.

A kishte diplomatë të zotë Shqipëria e kohës?

Do të thosha që në historinë politike e diplomatike, Shqipëria ka pasur individë të shquar, diplomatë të zotë, që ishin të tillë jo vetëm për nga përgatitja. Disa ishin profesionistë të mirëfilltë, të shkolluar në shkolla prestigjioze, që me veprën e tyre kanë lënë një emër të nderuar. Unë mund t’iu them pa mëdyshje që Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat shumë i mirë dhe ka një prodhimtari të bollshme diplomatike që është e pasqyruar në arkivat tona.
Një diplomat tjetër i mirë ka qenë Rauf Fico, i cili ishte ndër më të mirët në vitet 1920-1930. Ka pasur edhe të tjerë të këtij rangu, apo pak më poshtë, por këta njerëz jo gjithnjë kanë pasur mundësinë të shfaqin talentin e aftësinë e tyre, sepse ishin të detyruar të shërbenin dhe të ndiqnin direktivat e një sovrani si Zogu. Ky i fundit, gjykonte shkallën e angazhimit që duhej të kishte Shqipëria me shtetet e tjera, në kohën kur e gjithë vëmendja ishte e orientuar nga raportet me Italinë. Ishin ato që përcaktonin edhe klimën e përgjithshme në politikën e jashtme të shtetit shqiptar.
Sa kohë që Zogu e kishte mirë me Italinë dhe Musolini i plotësonte kërkesat, marrëdhëniet me shtetet e tjera nuk kishin rëndësi, qofshin edhe Fuqitë e Mëdha. Ndërsa, nëse i priteshin burimet nga Roma, ose kur Roma filloi të përshpejtojë vënien e Shqipërisë nën vete, Zogu u përpoq të gjente rrugëdalje për mbijetesë. Ai u mundua në vitet 1931-1935 të krijonte lidhje dhe aleanca me vendet e rajonit dhe Anglinë e Francën.
Kur ai po kërcënohej nga Italia, i çoi mesazhe edhe Hitlerit, por sferat e influencës ishin ndarë dhe Hitleri ua ktheu përmes kanaleve diplomatike përgjigjen që Shqipëria, ishte pjesë e sferës italiane dhe se Gjermania në Shqipëri s’kishte asnjë lloj interesi përveçse të mësohej gjuha gjermane nëpër shkollat shqiptare.

Si u trajtuan çështjet e Kosovës e Çamërisë nga shteti shqiptar?

Politika e jashtme në këto vite, duhet parë edhe në dimensionin kombëtar, mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe popullit që jetonte jashtë territorit tonë. Përmes shqyrtimit të dokumentacionit të gjerë dhe të panjohur, jam përpjekur të jap për herë të parë një interpretim dokumentar dhe shkencor të trajtimit të çështjes çame dhe asaj të Kosovës në këto vite. Më 1912-1913 ka përpjekje fillestare për të mbrojtur çështjen shqiptare, sepse ajo doli nga Konferenca e Londrës e copëtuar, ndërkohë që pas vitit 1918 çështja u diskutua në Konferencën e Parisit. Shqiptarët që u ndodhën atje, si delegacionet shtetërore, edhe shqiptarët e kolonive, u angazhuan për Çamërinë e Kosovën, por qenë të pafuqishëm për ta zgjidhur problemin. Vullneti e përpjekjet nuk munguan, as pas vitit 1920. Janë të njohura qëndrimet e qeverive për të mbrojtur largimin me dhunë të shqiptarëve të Çamërisë për në Turqi dhe përpjekjet për të ndikuar që kjo të ndalej. Në këtë kohë, ka pasur edhe politika në funksion të pushtetit në Shqipëri, duke sakrifikuar interesat e shqiptarëve në Kosovë.
Por, dihet edhe që për të zhdukur kundërshtarët e tij politikë, si Bajram Currin, Hasan Prishtinën e të tjerë, në vitet 1922-1923 Zogu bashkëpunoi hapur me qeveritë serbe që t’i rrethonin shqiptarët dhe t’i asgjësonin.
Dokumentacioni është i qartë, dhe pas 1926-ës, ai çështjen e Kosovës, e ka përdorur në funksion të interesave të tija, në varësi të marrëdhënieve me serbët. Kur acaroheshin marrëdhëniet me Jugosllavinë, ai ngrinte çështjen e Kosovës, madje nxiste e subvenciononte revoltat.

Ka diçka të re për çështjen e Kosovës në librin tuaj?

Po, është një pakt shqiptaro-jugosllav që del për të parë, mbështetur në dokumente, ku rezulton se Zogu pranoi që të bëhej edhe shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë, për t’u larguar përtej zonës kufitare shqiptaro-jugosllave. U mblodh një komision i posaçëm në Ministrinë e Jashtme, ku ishin diplomatët më të mirë të kohës, si Rauf Fico e Eqerem bej Vlora, që të përfundonin një plan të tillë për ta diskutuar më tej me jugosllavët. Kjo, nuk u realizua pasi doli në plan të parë marrëveshja jugosllavo-turke, gjë që e bëri qeverinë shqiptare t’i dalë kundër. Çështja e Kosovës është përdorur në funksion të qëllimeve politike të ditës, për të forcuar pozitën e për të ndihmuar luftën për pushtet brenda vendit pa brejtje ndërgjegjeje nga Ahmet Zogu!

Cila është figura që ka lënë gjurmë në diplomaci?

Ndër figurat historike që kanë lënë përshtypje në auditorët e diplomacisë europiane të kohës, Fan Noli. Ka shumë dokumente që flasin për elokuencën e tij në tribunat e Lidhjes së Kombeve, e kaq shumë vlerësime për të. Është folur shumë për Faik Konicën si diplomat, por unë nuk e kam këtë mendim. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm si njeri i letrave e i kulturës, por ai nuk ka lënë asnjë gjurmë në arkivin e Ministrisë së Jashtme për 14 vjet që shërbeu. Nuk ka asnjë analizë, asnjë raport, dhe habitem përse ka njerëz që thonë se ka qenë diplomat i shquar. Ka qenë njeri i këndshëm, por jo diplomat, gjë që nuk do e thosha për Mehmetin, vëllain e tij, i cili ka një kontribut të madh diplomatik. Shqipëria ka pasur diplomatë, por jo një bosht në politikën e jashtme; ai ka qenë ose si purteka që lëvizte era dhe interesat e momentit, ose nuk ka pasur fare, dhe shpesh herë në politikë të jashtme lundrohej si në një det ku anijen e marrin dallgët dhe e hedhin sa në një vend në një tjetër.
Keni qëmtuar fakte të reja e detaje në dokumentacionin arkivor të pabotuar, të huaj e shqiptar. Ju portretizoni figurat e shpalljes së pavarësisë me kontributet e tyre, në kompleksitetin e tyre e për t’i zbuluar me gjithë dritëhijet, me meritat dhe dobësitë…Çfarë nuk dimë për figurat historike?
Jepen portretet dhe karakteret e atyre që bënë politikë. Shpesh nuk janë vënë në pah dobësitë karakteriale, sepse janë gjykuar se janë detaje, por në politikë dhe në marrëdhëniet me jashtë ka rëndësi karakteri, mënyra se si ekranizohet në trurin e diplomatit interesi kombëtar. Shpesh në emër të interesit kombëtar ka veprime antikombëtare. Ka shumë dritëhije në jetët e tyre, marrëdhënie nënshtrimi ndaj të huajve, luftë të paprinciptë mes tyre, që për fat të keq i gjen edhe në kohën e sotme.

Ndonjë emër prej tyre?

Nëse do të përjashtoj Ismail Qemalin, që është i panjollosur, të gjithë të tjerët kanë dritëhije që në libër mund të gjenden. Nëse i sheh këto, mund të arrish të vësh në pikëpyetje integritetin moral, politik e kombëtar.

Ju trajtoni në këtë libër edhe çështjen e Shën Naumit e Vermoshit. Çfarë mund të na thoni shkurtimisht?

Ato u dorëzuan për hir të marrëveshjes që Zogu bëri me Pashiçin. Para se të shkonte në Beograd, ai qe kundër dorëzimit të tyre, e pas ardhjes prej andej, gjeti mënyrën për t’i dorëzuar se ishte peng i asaj marrëveshjeje. Kjo çështje, është akt e njollë turpi në veprimtarinë e Zogut.
Në Luftën e Parë Botërore sunduan nënshtrimi, servilizmi e pazaret në dëm të interesave kombëtare… Çfarë keni parasysh me këtë pjesë?
Flitet për aktivitet intensiv të aktorëve kryesorë politikë shqiptarë, që vepronin disa brenda vendit e disa jashtë, ku kemi një numër aktorësh që nuk orientohen drejt, bëjnë politika klienteliste, madje ndërrojnë brenda një kohe të shkurtër orientimet politike. Shembulli më tipik është Esat Pasha, që mbi gjithçka vinte interesin personal e për të shiste atdheun, por nuk është i vetmi. Disa e kishin bindje, disa interes personal e monetar. Arrijnë deri në fjalor të papranueshëm dhe bëhen instrumente të politikave antishqiptare të fuqive ndërluftuese.

Ju keni përdorur burime arkivore amerikane për të sqaruar arsyet që çuan presidentin Willson të ndalonte copëtimin e Shqipërisë… Cilat janë arsyet?

Është e vërtetë që kam konsultuar dokumentacionin amerikan. E kam analizuar me kujdes dhe kam arritur në përfundimin se qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë ka ndryshuar gjatë Konferencës së Paqes. Në fillim nuk ishte pozitiv dhe SHBA mendonte se Shqipëria nuk ishte e aftë të mbijetonte e pavarur, por ose do copëtohej ose do të ishte nën një mandat ndërkombëtar. Shpesh bëheshin marrëveshje që binin në kurriz të popujve të vegjël dhe Wilson mbështeti marrëveshjen e dhjetorit 1919 që vendoste të copëtohej Shqipëria me miratimin e Amerikës, duke ia dhënë Vlorën Italisë dhe Gjirokastrën Greqisë. Ka naivë që i injorojnë këto qëndrime dhe janë kapur pas aktit të fundit të presidentit amerikan, kur ai refuzoi të pranojë kompromisin e 13 janarit 1920 anglo-franko-italian, ku Shqipëria copëtohej. Ai, qe zemëruar me fuqitë europiane sepse ato nuk ishin sjellë në mënyrë transparente me SHBA. E refuzoi copëtimin e Shqipërisë (plani ku, përveç jugut që i jepej Greqisë, e Vlorës Italia, veriu i kalonte Jugosllavisë), jo sepse do copëtohej Shqipëria, se këtë e kishte pranuar që në dhjetor, por sepse Fuqitë e Mëdha europiane kërkonin të vepronin pas shpinës së tij për çështjen e Adriatikut (ku pasi i bënin favore Italisë në Dalmaci, e kënaqnin Jugosllavinë me veriun shqiptar). Ndaj Shqipëria shpëtoi!

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Muja në fushatë dhe në gjykatë

0

Ramadan Muja 2Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i cili është gjithashtu kandidat i PDK-së për një mandat tjetër në këtë post, i duhet të paraqitet të enjten (24 tetor 2013) në seancën gjyqësore.

Të njëjtit paralelisht me fushëtn parazgjedhore po i duhet të paraqitet edhe në seancat gjyqësore ku ai është njëri nga gjashtë personat e akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Tribuna.

Muja dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Komunës së Prizrenit akuzohen lidhur me disa prona dhe marrjen e vendimeve që dyshohen se janë të paligjshme. Në seancën e fundit Muja pati kërkuar shtyerjen e procesit gjyqësor derisa të përfundojë fushata zgjedhore, por kjo ishte hedhur poshtë nga kryetari i trupit gjykues.

Gjatë kësja jave, seancë për këtë rast do të ketë edhe të premten më 25 tetor 2013.

Dialogu sërish në krizë

0

Ashton ThaciDialogu Kosovë-Serbi ka hyrë sërish në krizë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Shkak edhe këtë herë janë kërkesat serbe dhe refuzimi i palës kosovare.

Beogradi po kërkon që Prishtina të jetë dorëlirë në vendimet që t`u jepet e drejta për votë në Kosovë sa më shumë serbëve që jetojnë në Serbi, derisa kërkon me ngulm edhe që përfaqësuesi i listës serbe në KQZ të jetë zëvendës i kryetares Valdete Daka, duke krijuar kështu përfaqësim më të fuqishëm të komunitetit serb në institucionin e zgjedhjeve.

Kërkesat, pala serbe i ka bërë në takimin e të premtes në nivel teknik, shkruan “Tribuna”.

Pala kosovare, pos që ka refuzuar kërkesat, ka anashkaluar takimin duke dërguar atje vetëm ekspertë. Pjesë e delegacionit nuk ka qenë udhëheqësja e palës kosovare në nivel teknik të dialogut, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri

Kultura dhe planifikimi urban në Prizren

0

Ec ma ndrysheDebati i gjashtë i ciklit “Planifikim urban me pjesëmarrje” mbahet më sot në restaurant “Marashi” në Prizren duke filluar nga ora 11:00. Fokusi i debatit të gjashtë është gjendja e komunitetit të kulturës në Prizren dhe sfidat e tyre në raport me planifikimin urban.

Për të diskutuar mbi temën “Kultura dhe planifikimi urban në Prizren”, i ftuar është Veton Nurkollari,drejtor artistik i Festivalit “DokuFest.

“Çështjet për të cilat do të diskutohet në këtë debat janë: planifikimi dhe zhvillimi kulturor, strategjia kulturore, konservimi i integruar/trashëgimia kulturore, zhvillimi ekonomik dhe turizmi kulturor, infrastruktura kreative (artistike). Gjatë debatit do të prezentohet edhe analiza “Planifikim urban për qytetarët”, e cila përmbledh rezultatet e anketës me 500 respondentë në Prizren mbi planifikimin urban”, tha koordinatorja e projekti Fjolla Gashi,

“EC Ma Ndryshe’ nis ciklin e debateve “Planifikim urban me pjesëmarrje”. Qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të 28 fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në raport me planifikimin urban. “Debatet do të jenë forume të avokimit publik ndaj qeverisë lokale, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të grupit përkatës të komunitetit, komunës, shoqërisë civile, medias, qeverisë qendrore dhe ekspertë të planifikimit urban. Ky cikël i shtatë debateve realizohet në kuadër të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës…” që përkrahet nga Olof Palme International Center, e cila mbështetet nga Qeveria e Suedisë./PrizrenPress.com/

 

Kabashi vizitoi shoqatën “AKEA”

0

Lulzim Kabashi LDDKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit Lulzim Kabashi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij  dhe disa nga kandidatët për Asamblenë Komunale, është takuar me udhëheqësit e Shoqatës “AKEA”

Kabashi i njoftoi ata me ofertën e tij, për qeverisjen e Prizrenit,  e cila synim kryesor ka zhvillimin ekonomik, gjegjësisht funksionalizimin e zonave industriale, investimet në bujqësi, turizëm dhe ndërtim, dhe përmes këtij zhvillimi të hapen vende të reja të punës në mënyrë që gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar secila familje të ketë së paku një anëtar të punësuar.

Ndërkaq, udhëheqës të AKEA-s, dhanë një historik të shkurtër të themelimit dhe aktivitetit të kësaj shoqate kryesisht në kulturë, arsim si dhe aktivitete e trajnime të tjera, kurse sa i përket platformës zgjedhore të Kabashit, ata thanë se oferta është shumë e qartë duke theksuar se shoqëria civile duhet të shihet si ndërmjetës mes pushtetit dhe popullatës./PrizrenPress.com/

Premton luftimin e korrupsionit

0

kabashi3Kandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit Lulzim Kabashi, u mirëprit nga anëtarët dhe simpatizantët e këtij koalicioni të lagjes “ Gani Çavdërbasha “ në Prizren.

Duke shpalosur platformën e tij zgjedhore për qeverisjen e komunës së Prizrenit gjatë katër viteve të ardhshme, Kabashi tha se qëllimi kryesor i platformës së tij zgjedhore është që të bëjë ndryshime në Prizren përmes zhvillimit ekonomik.

“Në kaudër të zhvillimit ekonomik të vendit, do të ketë investime edhe në sektorin e bujqësisë, në turizëm si dhe ndërtim”.Ai u zotua para elektoratit se qeverisja e koalicionit AAK-LDD, nuk do të jetë qeverisje e korruptuar.“Do ta luftojë kategorikisht korrupsionin dhe do të instaloj sistemin e vlerave në qeverisjen e ardhshme”

Ndërkaq, Fatmir Kastrati, kryetar i AAK-së në Prizren, tha se ky qytet kërkon ndryshime dhe mirëqeverisje. “Këto ndryshime dhe qeverisja e mirë do të ndodhë vetëm me menaxhimin e Komunës nga kryetari i ardhshëm i Prizrenit Lulzim Kabashi”. Në këtë tubim zgjedhor para anëtarëve dhe simpatizantëve të lagjes “ Gani Çavdërbasha “ janë prezantuar edhe kandidatët që garojnë për Asamblenë Komunale Ardita Ibrahimi dhe Haxhi Seferqaj./PrizrenPress.com/

IQPM debat me studentë: Të rinjtë do të përfshihen aktivisht në qeverisje

0

IQPM me studenteIniciativa Qytetare për Malishevën ka mbajtur debat me studentë në Prishtinë. Kandidati për Kryetar të Malishevës nga kjo iniciativë, Ragip Begaj, i ka siguruar të rinjtë se ata do të përfshihen aktivisht në qeverisjen e tij. Begaj ka shpalosur planin për të rinjtë, duke thënë se do të katërfishohen bursat për studentët e Malishevës.

Studentë të shumtë janë mbledhur për të dëgjuar shpalosjen programit të Iniciativës Qytetare për Malishevën. Kandidati për Kryetar të Malishevës i kësaj iniciative, Ragip Begaj, ka siguruar të rinjtë se ata do të jenë pjesë e qeverisjes së tij. Meqë diskutimi ishte me studentë kryesisht të Malishevës, Begaj ka thënë se do të katërfishojë bursat për studentët.

Për vizionin e kandidatëve të iniciativës dhe ndryshimet e domosdoshme që duhet të ndodhin në Malishevë ka folur edhe Fatmir Limaj. Deputet Limaj ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e Malishevës që më 3 nëntor të votojnë për kandidatët e Iniciativës Qytetare për Malishevën./PrizrenPress.com/