8.6 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8969

Kryeobjekti i muzeologjisë shqiptare

0

Epitafi i GllavenicësEpitafi i Gllavenicës dokumenti historik dhe fetar i vitit 1373 është krye objekti i muzeologjise shqiptare për studiuesin dhe restauratorin Ferderik Stamati. Ky objekt rikthehtë në shtëpi pas një ekspozimi 9 mujor në Romë, Torino, Kosovë.

Stamati është i lidhur ngushtë më ketë objekt të veçantë muzeor, pasi dy herë është marrë mirëfillazi me konservimin dhe resturimin përkatësishtë në vitin 1974, 1981, por ai thotë se gjendja e objektit 6 shekullor eshtë alarmante, kërkon në mënyrë emergjente te konservohet ne nje laborator të specializuar europian, transmeton abcnews.

Ky është artifakti më i veçantë që trashëgojmë nga Mesjeta i cili ekspozohet në Muzeun Historik Kombëtar që në hapjen e tij në vitin 1981. Gjithashtu specialisti Stamati shprehet se edhe mënyra e ekspozimit duhet të jetë ndryshe. ky objkekt gjithnje zgjone interes në muze.

Vlerat e këtij epitafi janë histortike dhe teknologjike.

Epitafi është një ndër tre vepra të këtij lloji në botë. Studimi i tij është realizuar nga Theofan Popa. Ku ai ka përshkruar që në qendër të tij konturohet trupi i Krishtit të vdekur, shtrirë mbi një çarçaf, rrethuar nga shenjtorë, serafinë e ëngjëj, përbënte një mister për studiuesit, të cilët kanë qenë të interesuar të zbulojnë diçka më shumë rreth historisë së krijimit të tij, por edhe të realizimit.

Epitafi i Gllavenicës është konceptuar si një pikturë, duke përdorur të gjithë elementët e saj, ka një larmi ngjyrash, dritë – hije. Mendohet se Epitafi i Gllavenicës është qëndisur nga dora e murgut Savia, me porosi të gjergj aranitit që historikisht i bie të jetë gjyshi i vjehrrit të Skënderbeut. Në këtë “ikonë të qëndisur” me fije tekstile dallohen katër ngjyra bazë: e kuqe, blu, jeshile dhe e verdhë, të shoqëruara me nuanacat përkatëse. Ai, së bashku me disa objekte të tjera të MHK-së, si ikona e objekte që i takonin pavijonit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, u grabitën në vitin 1995 dhe u rigjet, një vit më vonë, në vitin 1996.

Në seminar të Brukselit

0

Saranda Shala në Bruksel 1Në funksion të uljes së papunësisë dhe ngritjes së kapaciteteve turistike, zyrtarja e Zyrës Informative Turistike në Rahovec Saranda Shala, ishte në Bruksel ku mori pjesë në seminarin me titull “Politikat e punësimit: lufta kundër papunësisë së rinisë”.

Seminari u organizua nga komiteti i regjioneve për asistencë teknike dhe shkëmbim të informacioneve për Komisionin Evropian.

Gjatë tri ditëve të seminarit pjesëmarrësit nga vendet e Ballkanit perëndimor kanë pasur mundësi të përfitojnë njohuri të reja dhe praktikat më të mira rreth përfshirjes së një numri sa më të madh të rinjsh në projekte të ndryshme.

Zyrtarja Saranda Shala ka përfaqësuar Kosovën në këtë seminar dhe ka prezantuar shkallën e papunësisë në Kosovë (në bazë të të dhënave zyrtare), si dhe perspektivën e Kosovës si shtet i ri.

Në seminar ka pasur komunikime të shumta dhe interaktivitet me përfaqësuesit e vendeve të tjera të Ballkanit. Shala ka bërë një prezantim edhe të gjendjes aktuale në komunën e Rahovecit, sidomos në sferën e turizmit të verërave dhe përpjekjeve që po bëhen që Rahoveci të jetë zonë atraktive e turizmit rural.
Shala ka folur edhe për parandalimin e punëve të rrezikshme për fëmijët, si dhe përfshirjen e tyre në sistemin arsimor profesional. Aranzhimin e këtij takimi e ka bërë TAIEX i Komisionit Evropian, gjegjësisht përfaqësuesja Kataryna Zakhareviç nga Polonia./PrizrenPress.com/

 

Kizolli kërkon vota në “Ortakoll”

0

Ortakoll 3Partia Konservatore e Kosovës, në kuadër të fushatës elektorale dhe planit veprues për zgjedhjet komunale është takuar me qytetarët e lagjes “Ortakoll”.
Në një atmosferë festuese para një numri të madh qytetarësh,Munir Basha, kryetari i Partisë Konservatore të Kosovës, tha se ky subjekt politik është në fazën finale të fushatës elektorale.

“Tani qytetarët janë të bindur për vlerat tona, për programin dhe ofertën tonë dhe janë të sigurt se për kë do të votojnë. Ata do të votojnë për Beni Kizollin, për numrin 63 dhe për kandidatët tonë për asamblenë komunale të Prizrenit, sepse ne jemi ndryshe dhe se Prizreni gjatë 14 viteve të fundit është udhëhequr nga njerëz të cilët nuk kanë ditur të menaxhojnë Prizrenin në mënyrë të drejtë dhe të suksesshme”, tha Basha.

Me duartrokitje të gjata është pritur edhe Beni Kizolli, kandidati i Partisë Konservatore të Kosovës për kryetar të Prizrenit.

“Mungesa e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm, grumbullimi dhe dislokimi i pakënaqshëm i mbeturinave, ndriçimi i pamjaftueshëm i hapësirave publike, parkimi kaotik i veturave nëpër trotuare si dhe mosmirëmbajtja e duhur e oazave të gjelbëruara dhe të parqeve janë disa nga shqetësimet tuaja dhe të Partisë Konservatore e Kosovës”

“Synimi ynë është që qytetari me ndihmën dhe përkushtimin e Partisë Konservatore të Kosovës të mos ketë më nevojë që të merret me këto probleme të shërbimeve publike të cilat janë të garantuara me ligj por gjithë së bashku të merremi me gjërat tjera që mundësojnë prosperitetin familjar, zhvillimin kulturor, shoqëror dhe ekonomik të Prizrenit. Partia Konservatore ka një plan konkret në këtë drejtim e ai është themelimi i këshillave nëpër lagje të cilët do të merren me kërkesat e banorëve dhe do t`i shqyrtojnë pranë drejtorisë përkatëse për tu marrë më tutje me kërkesat e parashtruara. Ne nuk premtojmë qindra miliona investime sepse ato janë të garantuara me buxhetin komunal, por premtojmë identifikimin, shqyrtimin dhe zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve”, tha Kizolli.

Në fund janë prezantuar edhe kandidatët e Partisë Konservatore të Kosovës nga kjo lagje si: Aida Buza Hapçiu, Ilir Shijaku dhe Shend Kabashi. /PrizrenPress.com/

Muja vizitoi Teqenë e Ruafiave

0

teqja rufaiveKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka vizituar Teqenë e Tarikatit Rufai në Prizren dhe Sheh Adrinë.
Muja bashkë me kandidatët për Asamblenë Komunale, është njohur me historinë dhe ambientin e Teqes. Muja gjatë kësaj vizite ka folur për programin e PDK-së dhe rininë prizrenase.

Ai premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm rinia e Prizrenit, do të ndihen edhe më krenar për qytetin e Lidhjes.

“Përveç kushteve për shkollim në Universitetin Publik të Prizrenit do të hapen edhe mundësi të punësimit, nga se do të nisë së funksionuar parku i biznesit dhe jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë të gjithë investitorët që duan të kontribuojnë për Prizrenin Europian, numri i të interesuarave që nuk është i vogël.Në fund Sheh Adria, i ka uruar Mujës suksese, dhe që ta vazhdojë bashkëqeverisjen me qytetarët edhe në mandatin e ardhshëm./PrizrenPress.com/

Limaj: Takimi me Metën, takim mes miqve

0

fatmir Limaj 1223Deputeti Fatmir Limaj ka reaguar të martën pas shkrimeve në media se takimi i tij me kryeparlamentarin e Shqipërisë, Ilir Meta ka pasur për qëllim ndërmjetësimin mes Limajt dhe Thaçit. Limaj demantoi një gjë të tillë, duke thënë se takimi i tij me Metën, ka qenë kryekëput takim mes miqve.

“Pas disa shkrimeve në mediat tona dhe për hir të sqarimit të opinionit publik ju njoftoj se kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, njëherësh miku im z.Ilir Meta ka qenë të dielën për të më vizituar dhe gjatë kësaj dite edhe kemi drekuar në Prizren. Vizita ka qenë private, për të më uruar për përfundimin e rastit gjyqësor dhe nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër, siç është spekuluar në media, përveç se takim mes miqve që një kohë të gjatë nuk kemi pas mundësi të shihemi për shkak të rrethanave të cilat edhe janë të njohura për ju”, shprehet Limaj.

Ai falënderoi Metë për vizitën, ndërsa shprehu keqardhje që këtë vizitë private dikush ka dashur me qëllim ta keqinterpretoj.

Policia e Prizrenit: Vetëvendosja po gënjen

0

VV-logo9-09

(E plotësuar) – Policia e rajonit të Prizrenit mohon çdo akuzë të Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë. Policia sqaron se nuk e ka rrahur Fatmir Bajraktarin, përkundrazi, ajo thotë se vet Bajraktari rrahu një pjestar të policisë.

Pas këtij Incidenti sipas Hazir Berishës,zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, i dyshuari është dërguar në stacion policor. “Gjithçka ka nisur kur po xhirohej një emision për zgjedhje. Kandidatët komunal kanë qenë të ftuar me nga 20 përkrahës dhe kur është mbush numri janë mbyll dyert. aty ka nis i dyshuari të fyej dhe e ka sulmuar një polic”, ka thënë Berisha për Express.

Sipas Berishës, i dyshuari është dërguar në stacion policor pasi është edheperson jostabil psiqikisht dhe nuk është i asnjë parti.

“Askush nuk e ka rrah por policia që ka qenë në sigurim të emisionit pasi ai nuk ka qenë i ftuar në emision. Si rrjedhojë ai ka filluar ta sulmojë policinë e cila e ka shoqëruar atë në stacion policor”, ka thënë Berisha.

Berisha, mohon të jetë ushtruar dhunë mbi Bajraktarin. Madje thotë se kjo nuk është hera e parë, që policia ka probleme me të.

“Edhe vitin e kaluar i njëjti nuk ka pas raporte jo të mira me policinë. Ka shkuar në stacion policor dhe ka nis e ka dëmtuar një jastëk dhe ka nis të gjuaj pupla nëpër stacionin policor”, thotë Berisha.

 

Rrihet kandidati i VV-së në Therandë

Vetëvendosje përmes një kumtese për media njofton se më 19 tetor, derisa po përgatitej emisioni “Jeta në Komunë” ku do të debatohej për Komunën e Therandës, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”, kandidati për Kuvendin Komunal nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmir Bajraktari, është ndaluar në hyrje të sallës, ku më pas rrahur brutalisht nga Policia e Kosovës.
Kështu njofton lëvizja Vetëvendosje.

Tërheqja zvarrë, goditjet e përplasjet nga ana e Policisë në drejtim të Bajraktarit, kanë ndodhur në sytë e të gjithë qytetarëve që kishin ardhur për ta përcjellë debatin, thuhet në komunikatë.

“Si pasojë e dhunës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës, prof. Bajraktari është shtruar për trajtim në spitalin regjional të Prizrenit. Gjysma e sallës ka qenë e mbushur me simpatizantë të partisë në pushtet, dhe ka indikacione që policia ka qenë e ndikuar nga ata. Bazuar në këtë, policia ka seleksionuar qytetarët se kush mundet dhe kush nuk mundet të hyjë në sallë”, thuhet në komunikatë.

Vetëvendosje shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon ashpër këtë brutalitet të ushtruar mbi aktivistin e saj, nga ana e policëve të Therandës që janë instrumentalizuar nga pushteti./PrizrenPress.com/

I hapur për investitorët e huaj

0

bisneset e voelKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka vizituar Shoqatën e Bizneseve të Vogla “ Esnaf” në Prizren. Ai premtoi se në mandatin e ardhshëm do të angazhohet që bizneset e vogla e në veçanti ato të zejeve të rralla të gëzojnë përkrahje edhe më të madhe.

“Bizneset e traditës prizrenase do të jenë prioritet i Qeverisë së ardhshme të Prizrenit, që të ndihmohen dhe të përkrahjes, sepse karshi ringjalljes së traditës së zejeve do të krijohen edhe mundësi të reja atë punës”, tha Muja

Ai tregoi se si kryetar i Prizrenit, ka qenë i hapur për të gjithë investitorët me qëllimin e vetëm që të rritet numri i të punësuarve siç është rasti i “Mehmet Akifit” dhe Fabrikës së Çokoladës.

“Unë edhe në të ardhmen jam i gatshëm që t’i ndihmoj investitorët për të investuar në Prizren, sepse kemi nevojë për investime dhe për një zhvillim të hovshëm”.

Kryetari i Shoqatës “Esnaf”, Edis Çabrat, njoftoi Mujën për historikun e themelimit të kësaj shoqate.

Çabrat, premtoi me këtë rast se së shpejti do të sjell investitor nga Turqia për ndërtimin e një Spitali si dhe për fillimin e punimeve të disa zejeve të moçme./PrizrenPress.com/

“Kurilla”, bastioni i Zafirit

0

BD ne kurillaaKandidati BD-së për kryetar të Prizrenit,Zafir Berisha ka marrë përkrahje të fuqishëm në lagjen “Kurillë”. Hapësira e shkollës nuk ka mjaftuar për t’i zënë të gjithë qytetarët e kësaj lagje të cilët kanë pasur dëshirë të dëgjojnë programin zgjedhor të Berishës.

“Kurilla’ është nga lagjet vendimtare për proceset që kanë ndodhur dhe pritet të ndodhin në Prizren dhe unë jam tepër i nderuar që sot shpalosi programin e Bashkimit Demokratik para jush, si shpresë për një qeverisje të suksesshme për 4 vitet e ardhshme”.

Ai tha se zhvillimi ekonomik është prioritet i i BD-së.“Klasa e korruptuar politike që ka qeverisur vendin deri tash e ka sjellë buze greminës qytetarin prizrenas, prandaj ne nuk duhet të lejojmë edhe më tej këtë gjendje të rëndë por duhet të bëhemi unik për ti dhënë fund të keqes së madhe në Prizren”, tha Berisha.

“Tendencat që vizitën e të madhit Taip Erdogan, kryetarin e Turqisë moderne ta keqpërdor dikush për poenë politike, është e pa pranueshme sepse Taip Erdogan nuk vjen për ta mbështetur të pandehurin Muja, sepse ai duke luftuar krimin dhe korrupsionin në vendin e tij Turqinë e sotme e ka bërë superfuqi ekonomike në Botë”.

Kandidati për Asamblenë Komunale Osman Hajdari foli për synimet e ekipit të Bashkimit Demokratik duke veçuar pjesë nga programi i BD-së. “Ngritja e përgjegjësisë në punë arsim,shëndetësi dhe administratë është domosdoshmëri që qytetari të ndihet komod ndaj institucioneve dhe jo siç është duke ndodhur tash të punësuarit në institucionet publike po sillen si padron të qytetarëve.

Ndërsa Delvina Hoti kandidate për Kuvend të Prizrenit nga kjo lagje kërkoi mbështetje për Bashkimin Demokratik numrin74 dhe liderin e BD-së Zafir Berisha/PrizrenPress.com/

 

Kryeziu: Me LDK-në pakicat e ndjejnë veten komod

0

EqremKryeziu-FR LDKKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit,  Eqrem Kryeziu me bashkëpunëtorët e tij para banorë ve të Lubiozhdë , ku banojnë edhe pjesë tarë të komunitetit boshnjakë , e ka shpalosur vizionin e LDK-së për udhëheqjen e Prizrenit. Duke iu drejtuar të pranishmëve të shumtë në Lubizhdë, ai ka tha se LDK-ja komunitetet në Prizren i sheh si partner të barabartë në ndërtimin e Kosovës Demokratike.

“LDK ka qenë shumë kohë e shtypur nga totalitarizmi, nga pushtetet antipopullore dhe ka qenë e persekutuar dhe ka vuajtur, për këtë arsye ne jemi të ndjeshëm dhe të gjitha vendimet LDK ika marrë duke i konsideruar pakicat si të barabartë e jo ledhatuese e të rrejshme siç i marrin sot”, iu ka thënë Kryeziu lubizhdasve, duke shtuar se me LDK-në pakicat e ndjejnë veten komod.

“Vetë zyrtarët e partive turke më kanë thënë se i kanë pasur punët më mirë me ne në pushtet se sa tash, sepse ne i kemi trajtuar si të barabartë në ndërtimin e Kosovës demokratike”, ka pohuar ai, për të shtuar se ne në LDK nuk dëshirojmë që ata të jenë veç ornament në shoqërinë tonë, port ë jenë një fuqi normale dhe e barabartë.

Ai ka pohuar se, nuk ka shans me u thënë pakicave mos e qitni kandidatin tuaj, kjo është politika jonë parimore dhe jo konjukturale ashtu siç ju ka thënë kryeministri se ju nuk do të kani kandidatë dhe ata kanë hesht” Dega e LDK-së ka mbajtur tubimin elektoral edhe në fshatin Piranë, ku Kryeziu ka thënë se po kthehet besimi në LDK.

“ Sot në Kosovë nuk ka një komunikim normal në familje, sepse të gjithë janë në stres nga pasiguria e vet jetës publike mbrapsht të kurdisur. Për këtë arsye jemi ne, për ta kthyer së mbari rrjedhën e jetës në Kosovën tonë të lirë” , ka thënë Eqrem Kryeziu

Berisha merr mbështetje edhe në Has

0

BD RomajKandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha pas takimit me banoret e fshatit Gjonaj, në mënyrë madhështore u prit edhe në Romajë të Hasit.

Berisha tha se hasjanët me mbështetjen e vizionit të Bashkimit Demokratik, po tregohen të gatshëm që të jenë përkrah qytetarëve tjerë të komunës së Prizrenit për të bërë ndryshimet e shumëpritura në Prizren.

“Numri i madh i të rinjve pa punë na bënë përgjegjës që të jemi në krye të detyrës të cilën na e besojnë qytetarët dhe ne ju garantojmë juve të nderuar qytetarë të Hasit dhe Komunës së Prizrenit se do të angazhohemi për punësimin e të rinjve si dhe ngritjen e cilësisë në arsim, shëndetësi dhe në shërbimet administrative të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të komunës sonë”.

Bashkimi Demokratik edhe pse nuk ka struktura organizative të saj, vullneti i hasjanëve e veçanërisht të rinjve ka bërë që Berisha të marrë pjesë në shumë takime që i organizohen atij dhe kandidates me origjinë nga Hasi Gentiana Kasolli./PrizrenPress.com/