16.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Kurti në Zhur: Ta çlirojmë Komunën e Prizrenit

Kurti-zhurLëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka mbajtur tubim publik me banorët e fshatit Zhur. Lideri i VV-së Albin Kurti, kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, dhe kandidatët për asamble kanë kërkuar mbështetjen e Zhurit për të ndryshuar Prizrenin. Sipas VV-së ndryshimin e sjellin ata që kanë punë, dije dhe guxim. Komuna duhet t’u shërbejë qytetarëve, dhe jo anasjelltas.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti tha se duhet ta çlirojmë Komunën nga këta pushtetarë që u pasuruan mbi kurrizin e punëtoreve, të rinjve, grave, invalidëve e shtresave të ndryshme sociale

“Ne nuk bëjmë premtime të vjetra, por zotime të reja, dhe garanci për këto ndryshime, është alternativa jonë qeverisëse. Pushtetarët përgjegjës për qeverisjen degraduese të këtyre viteve të pasluftës, janë ata që ende bëjnë premtime të vjetra, për të bërë hajni të reja. Duhet ta çlirojmë Komunën nga këta pushtetarë që u pasuruan mbi kurrizin e punëtoreve, të rinjve, grave, invalidëve e shtresave të ndryshme sociale. Kandidatët tanë kanë mosha të ndryshme, profesione të ndryshme. Ata janë qytetarë të Zhurit, të Prizrenit dhe janë bërë pjesë e listës për ndryshim nëpërmjet zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje!”, tha Kurti. Ndërkaq, për kandidatin për kryetar, Arbër Rexhaj, tha se është një qytetar i ndershëm, patriot dhe i guximshëm. “Ai e meriton votën tuaj”, tha ai.

Sipas Kurtit, bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, është si një hap drejt bashkimit, që do ta ndihmojë popullin në aspektin e zhvillimit dhe mirëqenies.

Ndërsa, kandidati për kryetar, Arbër Rexhaj, tha se duhet një kurs i ri për të ndryshuar Prizrenin dhe kandidatët për asamble të Lëvizjes Vetëvendosje! përbëjnë një plejadë të re dhe janë ata që shprehin ndryshimin.

“Fakt është se komuna e Prizrenit ka reputacionin më të keq dhe nivelin më të lartë të korrupsionit dhe nepotizmit. Për këtë arsye duhet një kurs i ri për të ndryshuar Prizrenin dhe kandidatët për asamble të Lëvizjes Vetëvendosje! përbëjnë një plejadë të re dhe janë ata që shprehin ndryshimin. Një komunë publike dhe transparente, është një komunë që i përket qytetarit”, tha Rexhaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Temperaturat sot shënojnë ngritje, maksimalja 25 gradë celsius

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të mëngjesit pritet të ketë reshje lokale shiu, kryesisht në zonën...

Ballkani mposht Gjilanin, ‘kërcënon’ Dritën

Ballkani e ka mposhtur Gjilanin, me rezultat 2-0, sot në Suharekë, në kryederbin e javës së nëntë në elitën e futbollit të Kosovës.   Në një...

Lajmet e Fundit