11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

“Vjeshta Letrare e Gjilanit”, manifestim që begaton jetën letrare

Vjeshta Letrare e GjilanitKa nisur “Vjeshta Letrare e Gjilanit”, manifestim i cili begaton jetën letrare në Kosovë. Këtë fundjavë në sallën e vogël të Teatrit të Qytetit në Gjilan, e nën organizimin e Ars Clubit “Beqir Musliu”, asocioacion ky që tubon shkrimtarë nga treva të ndryshme shqiptare, filloi Manifestimi letrar, me kohëzgjatje më të madhe në Kosovë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”.

Sabit Rrustemi, në cilësinë e nikoqirit, tha se po e vazhdojnë aty edhe ku e nisën këtë Manifestim, në vjeshtën e vitit 2010, për ta realizuar misionin që kanë, afirmimin e artit letrar, veprave të reja dhe emrave të dëshmuar të letërsisë. “Ne po bëjmë fushatë për librin dhe vlerat letrare, në të njëjtën kohë kur në Kosovë po zhvillohet një fushatë politike për ta fituar pushtetin lokal, ndërsa ne, për ta ruajtur dhe rikthyer lexuesin kah libri dhe kah ajo që realisht quhet vlerë letrare”, tha Rrustemi, duke potencuar se janë të vetëdijshëm se nuk e kanë lehtë dhe se u mungon kësaj here edhe mbështetja financiare, shkruan Zëri.

Faik Shkodra, një studiues i spikatur i letërsisë, i cili tha se, vërtetë është sfidë e madhe të organizosh në këtë kohë një manifestim të tillë letrar, me një shtrirje të gjerë, nëpër midise të ndryshme kosovare, duke tubuar emra nga treva të ndryshme edhe vepra që i bëjnë nder letërsisë sonë e sipas tij, duke e njohur veprimtarinë e deritashme të Ars Clubit “Beqir Musliu”, i cili tashmë ka krijuar identitetin e vet kulturore edhe në këtë edicion të katërt me radhë, do të sjellin vlera të mirëfillta letrare, qoftë ato që i kanë krijuar dhe botuar vetë, por edhe vlerat tjera që kanë krijuar tjerët.

Arsim Halili, përmes një vështrimi letrar, paraqiti në vija të përgjithshme veprat e botuara gjatë vitit 2013, gjithsejtë 9 vepra, të cilat nën përgatitjen dhe përkujdesjen e anëtarëve të Ars Clubit, u botuan nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”.

Arsim Halili, i njohu artdashësit shkurtimisht me secilën vepër, duke filluar nga ajo me studime e Sinan Sadikut “Rendi i vlerave në poezinë bashkëkohore shqiptare”, e deri te vepra më e re, botuar këto ditë, “Zgjoje ëndrrën” me autore, Myrvete Osmanin, nga Vushtrria.

Janë botuar, potencoi Halili, vepra nga fusha e kritikës letrare, një roman, ai i Kadire Pirës, “Të Gënjyerit” si dhe katër vëllime poetike, të cilave ju bashkohen edhe do botime ekskluzive, me autorë të ndryshëm, “Trekëndëshi poetik i paqes ” dhe, “Mos e lësho sharkinë prej dore”, kjo e fundit, një buqetë e përbashkët poetike, kushtuar poetit dhe rapsodit Agim Gashi, i cili me vite po përballet me një sëmundje të rëndë, në Duren të Gjermanisë.

Arsim Halili, potencoi në fund se, asnjë libër nuk është botuar pa u vlerësuar paraprakisht nga recensentët si dhe redaktori përkatës se, a i plotëson kriteret e botimit. E, kjo dëshmohet edhe me çmimet që i kanë fituar librat tanë të botuar në këto dy vite, ku, dy prej tyre, në nivel Kosove janë vlerësuar me vende të para, ndërsa një tjetër, nga një asociacion shkrimtarësh shqiptarë në Gjermani, me vendin e dytë.

Më Shumë

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Lajmet e Fundit