8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Integrimi në BE sjell stabilitet rajonal

Jakupkrasniqi10-6Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po merr pjesë në punimet e Konferencës së gjashtë të kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Në seancën e së martës, gjatë diskutimeve lidhur me temën “Integrimi në Bashkimin Evropian: rezultatet dhe aspiratat”, pjesëmarrësit kanë vlerësuar lart punën dhe angazhimin e të gjitha vendeve në rrugën drejt Bashkimit Evropian. U potencua nevoja për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh në rajon, si dhe e shkëmbimit të mëtejmë të përvojave, si mundësi e mirë në rrugën e integrimit evropian.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në fjalën e tij para homologëve nga rajoni, ka thënë se interesi ynë i përbashkët është integrimi rajonal në Bashkimin Evropian, prej nga rezulton edhe nevoja e një bashkëpunimi e koordinimi për ta shkurtuar rrugën drejt këtij qëllimi madhor. Krasniqi ka thënë se Republika e Kosovës është tërësisht e përkushtuar për zbatimin e agjendës evropiane. “Nga Konferenca e kaluar këtu në Budapest, tash e dy vjet më parë, në vendin tim kanë ndodhur shumë ndryshime progresive dhe janë bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit evropian. Rruga e kaluar deri tashti dhe perspektiva e veprimeve të ardhshme janë përcaktuar nga tre faktorë bazë: vullneti i gjerë qytetar për Kosovën evropiane, angazhimi i fuqishëm institucional dhe përkrahja e BE-së për t’i shtyrë përpara proceset integruese në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe në Kosovë, në veçanti”, ka theksuar kreu i Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se Qeveria tash sa vite zbaton Planin e veprimit për zbatimin e partneritetit evropian, i cili azhurnohet në vijimësi, sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian në raportet vjetore të progresit.

Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se Kosova i gëzohet përparimit të çdo vendi të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit, sepse vetëm integrimi i të gjitha këtyre vendeve në BE, sjell stabilitetin e plotë të rajonit, bashkëpunimin e mirëfilltë dhe paqen e zhvillimin e gjithëmbarshëm. “Rruga drejt Bashkimit Evropian kalon nëpërmjet reformave të gjithanshme. Ato shpeshherë janë të vështira dhe me dhembje, prandaj kërkojnë lidership të fortë dhe guxim në vendimmarrje, sepse efektet imediate të tyre mund t’i dëmtojnë interesat efemere, kurse dobia është në hapat vijues, në afat më të gjatë dhe përtej mandateve aktuale të qeverive në pushtet. Proceset integruese janë më shumë interes i së ardhmes sesa i të sotmes emergjente. Ne duhet të kemi vizionin, vullnetin, qëllimin dhe vendosmërinë të shikojmë më larg në të ardhmen tonë më të mirë e të përbashkët”, ka theksuar Krasniqi.

Më Shumë

Ura e Rogovës drejt përfundimit, Durmishi: Më në fund po bëhet realitet kërkesa e banorëve

Ura e Rogovës është drejt përfundimit. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi,  i cili ka publikuar dhe një video të...

Një gol s’iu pranua Ballkanit, përballja me Dukagjinin përfundon 0-0

Ndeshja mes Ballkanit e Dukagjinit përfundoi pa gola. Skuadra kampione e futi topin në rrjetë në minutën e 79-të, por fauli në sulm u bë...

Lajmet e Fundit