9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Në fushata zgjedhore me vetura të shtetit

veturat e qeveritareveZyrtarë të lartë të partive në pushtet shkojnë në fushatë zgjedhore me veturat e shtetit edhe pse është e ndaluar me një vendim qeveritar.
Partitë në pushtet; PDK, AKR dhe LDK-ja që drejton komunën e Prishtinës, edhe pse nuk kanë pranuar se i shfrytëzojnë veturat e shtetit nëpër fushata zgjedhore , drejtues të shoqërisë civile thonë se veturat zyrtare po keqpërdoren sidomos në kohë fushatash.

Se me çfarë veture shkon kreu i LDK-së, Isa Mustafa në fushatë, Vjosa Osmani shefe e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, ka thënë për gazetën “Bota Sot”, se është një fakt që mund ta konfirmoni edhe ju si medie, se kryetari Mustafa, vazhdimisht jo vetëm nga fillimi i fushatës zgjedhore mirëpo edhe në aktivitetet e tjera partiake që kanë ndodhur para fillimit të fushatës gjithnjë shfrytëzon veturat e LDK-së apo edhe veturën e tij personale që nuk është pronë e komunës, tha Osmani.

Ndërsa, Basri Musmurati, sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat e tij në kabinetin qeveritar deri më tash nuk i kanë shfrytëzuar veturat e shtetit në fushatë zgjedhore , por sipas tij ndonjë qeveritar ose lokal ndoshta mund të keqpërdor, edhe pse ka rregullore që asnjëherë të mos dal në fushatë me veturat e shtetit,shkruan Bota Sot.

Kurse, Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv në Lëvizjen Fol, ka thënë se shfrytëzimi i veturave zyrtare për aktivitete partiake është në logjikë të njëjtë me shfrytëzimin që zyrtarët i bëjnë detyrës publike vazhdimisht.

Më Shumë

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit