18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Vetëvendosje! për një fillim të mbarë të komunës së Sharrit

Rilin reshitaj2Shkruan: Rilind Reshiti

Lëvizja VETËVENDOSJE! Po futët në garën zgjedhore të 3 nëntorit për një fillim të mbarë të komunës së Sharrit, për ta shndërruar Sharrin në komunë me arsim cilësor, shëndetësi të zhvilluar dhe me kapacitetet që do t’i shfrytëzojnë resurset njerezore dhe natyrore, që do të ndikojnë në kthimin e dinjitetit të qytetarit.

Në alternativen qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Për komunën e Sharrit, janë përfshirë të gjitha hallet, shqetësimet dhe sugjerimet e nxjerra nga takimet me qytetarët, andaj me dalje në votime dhe me votën për Lëvizjën VETËVENDOSJE!, së bashku do t’i realizojmë projektet që kanë sugjeruar dhe kërkuar qytetarët.

Alternativa e VETËVENDOSJE!-s për Sharrin e ka synim kryesor rritjen e prodhimit përmes zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit.
Shtabi zgjedhor i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr ka analizuar brengat dhe problemet të cilat i kanë paraqitur qytetarët,në të cilat dominojnë: papunësia; problemet e furnizimit me ujë; mungesa e hapësirave kulturore e sportive; migrimi i të rinjve; mirëmbajtja e rrugëve në stinën e dimrit, etj., që pasqyrojnë mungesën e kushteve elementare për një jetë modeste të qytetarëve.

Papunësia në komunën e Sharrit është më e larta në Kosovë. Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e subjektëve që kanë qeverisur deri më tani me këtë komunë, që përmes keqqeverisjes nuk ka pasur për qellim rritjen e mirëqenies së qytetarëve, por rritjen e luksit të tyre.

Duke pasur parasysh këto pakënaqësi dhe brenga te shprehura, Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i përfshijë të gjitha në Alternativen e saj qeverisëse për këto zgjedhje lokale. Programi ynë qeverisës do të mundësojë zhvillim të balancuar në të gjitha fshatrat e komunës së Sharrit dhe do ta kthejë dinjitetin e qytetarëve, duke përmbushur kërkesat për një jetë më të mirë. Prandaj, unë kërkoj nga të gjithë qytetarët e komunës së Sharrit që të dalin të votojnë, jo vetëm për të mundur të keqen, por për të kthyer të mbarën dhe të mirën në shtëpitë dhe vatrat tona.
Ne besojmë se vetëm bashkëpunimi me qytetarë është garancë e një qeverisje të mirë lokale.

“VETËVENDOSJE! në Sharr, me gjithë kapacitetet e veta do të jetë zëri i qytetarëve të kësaj komune kundër çfarëdo lloj padrejtësie apo veprimin që tenton t’i humb vlerat e kësaj komune. Ka ardhur koha që atyre që dhanë premtime të mëdha e të rreme, e që nuk i realizuan kurrë, t’u themi se ky është fundi, populli nuk ju duron më, populli vetëvendos për një të ardhme dinjitoze, populli i beson alternativës qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

(Autori është kandidat për këshilltar komunal i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Sharrit)

Më Shumë

Mes arbëreshëve të Tarantos, toka që ka mirëprit shqiptarët

Një enklavë shqiptare në zemër të Salentos. Është një nga itineraret e sugjeruara në vëllimin ‘Salenta e madhe’ për t’u zbuluar. Një udhëtim i...

Totaj merr pjesë në dëgjimet publike në disa fshatra për buxhetin e vitit 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit ka  marrë pjesë dje në dëgjimet publike në disa fshatra  për...

Lajmet e Fundit