Komuna e Prizrenit njofton përfundimin e procedurave të kthimit të pronës nga ish-Ndërmarrjet Shoqërore në pronë komunale. Tani prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë, në një hapësirë prej 575,524 m², është bartur në emër të Komunës së Prizrenit.
“Pas përfundimit të procedurave të kthimit të pronës (shpronësimit) së ish-Ndërmarrjeve Shoqërore në pronë komunale, ju njoftojmë se tani prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë, në hapësirë prej 575,524 m², është bartur në emër të Komunës së Prizrenit,” thuhet në njoftimin e Komunës, përcjell PrizrenPress.
“Kjo është një e arritur për komunën tonë, pasi varrezat e vjetra të qytetit nuk kishin hapësirë të mjaftueshme. Tani, Komuna e Prizrenit ka zgjidhur një problem madhor për qytetarët e saj. Kjo hapësirë do të përdoret për të gjitha komunitetet që jetojnë në komunën tonë,” theksohet më tej./PrizrenPress.com/
Marketing