Qytetarët e Prizrenit diskutojnë prioritetet për buxhetin e vitit 2025

Nën përkujdesjen e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), sot në sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit u mbajt një dëgjim publik me qytetarët, ku u diskutua hartimi i buxhetit për vitin 2025.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Antigona Berisha Bytyqi, përshëndeti dhe falënderoi të gjithë qytetarët e pranishëm për pjesëmarrjen e tyre dhe kontributin e dhënë me kërkesat e tyre për realizimin e projekteve nga Komuna gjatë vitit të ardhshëm.

Kërkesat e paraqitura nga qytetarët u fokusuan kryesisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e kanalizimeve, ndriçimin publik, rregullimin e hapësirave në disa shkolla dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

Buxheti i vitit 2025 pritet të jetë një bashkëpunim ndërmjet qytetarëve dhe Komunës, duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetesës në të gjitha fushat e jetës.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Lajmet e Fundit