12.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Shtator, 2024

Superkupa në Rahovec, i kushtohet Izet Gjinovcit

Të shtunën zhvillohen ndeshjet për Superkupën e Kosovës në hendboll. Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. KH Rahoveci shfaqi interesim për të organizuar ndeshjet e Superkupës dhe Bordi të hënën konfirmoi “vreshtarët” si nikoqirë. 

Prej orës 15:30 zhvillohet ndeshja e hendbollisteve mes Istogut dhe Ferizajt. Istogu është kampion në fuqi, ndërsa Ferizaj është fitues në fuqi i Kupës.

Prej orës 18:00 është ndeshja e hendbollistëve mes Rahovecit dhe Kastriotit të Ferizajt. Rahoveci është kampion, kurse Kastrioti fitues i Kupës. Bordi i FHK-së ka vendosur që ky edicion i Superkupës të njihet me emrin “Superkupa e Kosovës – edicioni Izet Gjinovci”.

Ky vendim u mor për të nderuar personalitetin dhe kontributin e ish-sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, Izet Gjinovci, që ndërroi jetë më 5 gusht. Gjinovci për mbi dy dekada e mbajti postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së. Në detyrë ishte deri në frymën e fundit, kurse kontributi i tij për hendbollin vlerësohet i madh. Pritet numër i madh i shikuesve në Rahovec dhe po ashtu spektakël hendbolli. Për trofe luftojnë katër skuadrat që arritën sukses të madh në edicionin e kaluar.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Vetëvendosje kritikon buxhetin e Komunës së Prizrenit: I shërben interesave klienteliste

Kuvendari Karanfil Haxhillari nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2025, duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm për...

Enver Hoxha më 1954: Nuk vlen dituria e Eqrem Çabejt!

Nga: Ledia Dushku Marrëdhëniet e regjimeve totalitare me intelektualin, janë bërë shpesh objekt diskutimesh në rrethet e studiuesve. Duket si kur ky raport përvijohet në...

Lajmet e Fundit