Kryetari i Prizrenit dorëzon projekt-buxhetin për vitin 2025

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka dorëzuar sot projekt-buxhetin për vitin 2025 në Kuvendin Komunal, duke ia dorëzuar kryesueses së këtij Kuvendi, Antigona Bytyqi.

Në njoftimin e Komunës së Prizrenit, theksohet se ky buxhet është përgatitur pas një periudhe të gjatë dëgjimesh publike dhe konsultimesh intensive me qytetarët, përfaqësuesit e fshatrave, organizatat joqeveritare, shoqatat dhe bizneset.

“Ky projekt-buxhet është hartuar duke marrë parasysh të gjitha kërkesat, sugjerimet dhe idetë e qytetarëve, dhe është finalizuar me përkushtim të lartë nga grupi i zyrtarëve komunalë,” thuhet në njoftim. “Dëgjimet publike kanë ofruar mundësi të vlefshme për qytetarët që të kontribuojnë në formimin e politikave dhe të krijojnë një bashkëpunim më të ngushtë me Komunën e Prizrenit. Ky proces ka qenë thelbësor për të siguruar që buxheti të reflektojë nevojat dhe prioritetet e komunitetit.”

“Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi, do të vazhdojë me procedurat ligjore të nevojshme për miratimin përfundimtar të buxhetit nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Pas miratimit, buxheti do të publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, për të siguruar transparencë dhe akses të gjerë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit