12.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 944

Si u prish miqësia e çobanit me gjarpnin

0

Petrit Palushi
NGA “EPOSI BJESHKËVE TË LUMËS” (60 legjenda t’rrëfyeme)

Nji çoban po i kulloste delet n’anën e epërme t’bjeshkës.
Nuk kish ma tepër se njiqind copa dele.
Aty n’bjeshkë, gjarpna e gjarpna!
Gjarpnimi dilte prej shkurreve, po s’i prekte delet.
U mësue bjeshka me gjarpnimin.
Edhe çobani.
Edhe delet.
Çobani zu miqësi me nji gjarpën.

Gjarpni, kryet e zi, kurrizin jeshil t’errët e barkun bardh e bardh.
N’midisdrekë, çobani i linte delet ndër hije t’lisave e shkonte te Lera e Gurëve.
Rrap – rrap, dilte gjarpni.
Çobani i jepte nji tas me tamël.
Gjarpni pinte e pinte tamël dhe e shterrte tasin krejt.
Thuejse çdo ditë kshtu.

Nji ditë, çobanit i duel nji punë.
Para se me shkue me e krye at punë, i tha t’vetmit djalë si kishte:
– N’midisdrekë shko te Lera e Gurëve! Aty del nji gjarpën me kryet e zi, kurrizin jeshil t’errët e barkun bardh e bardh. Merre nji tas me tamël e jepja. E kam mik për krye. Miku asht mik si n’verë si n’dimën.
Djali bani si tha baba.
Sa e shterri gjarpni tamlin, djali mori nji gur, i ra gjarpnit dhe ia këputi bishtin.
At’here, gjarpni e pickoi djalin te dora e djathtë. Dora iu enjt dhe vetëm mbas nji jave iu shëndosh.
Në krye të dy javëve, çobani mu afër Lerës Gurëve.
Gjarpni duel prej aty.
Çobani me tasin me tamël me veti.
E kqyri gjarpnin e gjarpni e kqyri çobanin.
Gjarpni i foli çobanit:
-Miqësija jonë u prish. S’ban ma përpjetë. Edhe me vazhdue asht miqësi me ferra se mue më kujtohet bishti i këputun e ty dora e helmueme e djalit tand.
Mbasi i sosi fjalët e veta, gjarpni u fut te Lera e Gurëve e s’duel ma prej aty.
Edhe krejt gjarpnimi s’u duk ma.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Zgjedhjet më 9 shkurt, a është e gatshme KQZ-ja?

0

Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen me 9 shkurt 2025. Me anë të dekretit, presidentja Vjosa Osmani, e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

E nga KQZ-ja deklaruan se do t’i ndërmarrin të gjithë hapat ligjor për të filluar me përgatitjen e zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha për RTKlive se së shpejti ky institucion do të miratojë planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve.

“Vendosja e afateve dhe plani i aktiviteteve do të thotë përcaktim i saktë i kohës se kur fillon një aktivitet zgjedhor dhe koha se kur përfundon”, tha Elezi.

Sipas tij, këto aktivitete përfshijnë: aplikimi i subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe dorëzimi i listës së kandidatëve; verifikimi i përshtatshmërisë/aftësisë së kandidatëve; deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit; periudha e regjistrimit si votues jashtë Kosovës dhe votimi jashtë Kosovës; periudha për regjistrimin dhe Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta (VNPV); periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar; periudha për aplikimin dhe akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe mediave; periudha emërimin e trupave zgjedhore (Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillat e Vendvotimeve) dhe trajnimin e tyre; certifikimi i Listës së Votuesve, e të tjera.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Qeveria në diskutime për format dhe mënyrën e vendosjes se pagesës për shfrytëzim të autostradave

0

Qeveria e Kosovës është në diskutime për format dhe mënyrat se si do të bëhen pagesat rrugorë për shfrytëzim të autostradave nga vozitësit. E pagesa e autostradës nga ekspertet e komunikacionit po shihet si e nevojshme për mirëmbajtjen e autostradës edhe fasilitetëve të tjera të cilat e përcjellin autostradën.

Mirëpo ata kanë bërë thirrje që tarifa që do të vendoset për autostradë të jetë e përballueshme për çdo qytetarë.

Bekim Ahmeti, njohës i çështjeve të komunikacionit, ka thënë për Ekonomia Online, se pagesa e autostradës është dashur që të bëhet qysh në fillim, pasi sipas tij me ato mjete mirëmbahen autostradat.

“Është e nevojshme patjetër për arsye që duhet të mirëmbahet autostrada edhe ka edhe elementet të tjera të cilat e përcjellin autostradën siç janë ndriçimi, pajisjet elastike, pastaj brezi i gjelbër, rrethojat anësore, disnivelet, pastaj shtresat e asfalti e kështu më radhë. Është fasiliteti i autostradës ku i përcjell gjitha elementet përbërëse ku de-facto prej mjeteve të cilat grumbullohen gjatë hyrjeve daljeve në autostradë atëherë shkojnë në Ministri të Infrastrukturës apo ku e ka qeveria për bazë grumbullimin e mjeteve edhe kësi soji shpërndahen aty ku ka nevojë. Unë mendoj që është dashur që të paguhet qysh nga fillimi që a startuar autostrada. Problematika tjetër është se mirëmbajtja kushton të çdo element jetësor”, ka thënë ai.

Ahmeti me këtë rast ka dhënë edhe propozimet e tij se si duhet të veprohej për vendosjen e tarifës për pagës të autostradës, duke shtuar se duhet të analizoheshin pagesat që bëhen edhe në vendet e rajonit dhe të Evropës.

“Unë do ta kisha bërë fillimisht një ankete me qytetarë, pastaj do ti kisha marr edhe informatat edhe përvojat e shteteve përreth dhe Evropë pastaj e kisha nxjerr një mesatare. Unë mendoj që dy euro, dy euro e gjysmë, është mjaftueshëm, mirëpo kryesisht e kisha lanë në segmente me të gjata. Ku janë segmentet më të shkurtra, unë do ta kisha bërë që autostrada të paguhet jo dy euro e gjysmë, por me pak se kaq. Në qoftë se shfrytëzohet autostrada me gjatë atëherë të hyrat do të ishin më të mëdha. Arsyeja e vetme është që ajo shpeshtësi e udhëtimit të jetë kosto më e vogël se prej tyre prapë mblidhen të hyrat të njëjta. Të shtunën e të dielën, kisha vendos çmim tjetër, ditëve të punës kisha vendos çmim tjetër”, ka thënë ai.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se vendimi për pagesë të autostradës nga vozitësit është një vendim politik që do ta merr Qeveria e Kosovës, por që nuk është marr ende.

Ai ka theksuar se janë në diskutime si qeveri për format dhe mënyrat se si do të bëhen pagesat kur do që të merret vendimi.

“Është vendim politik kjo që do ta merr Qeveria e Kosovës ende nuk kemi marr një vendim të tillë. Jemi në diskutime në qeveri për format, për mënyrat se si do të bëhen pagesat kur do që të merret vendimi”, ka thënë ai për EO.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Suhareka sot përballet me Dukagjinin

0

Duke filluar nga ora 17:00, Suhareka do të përballet me Dukagjinin në kuadër të xhiros së dytë të Superligës.

Në xhiron  e parë Suhareka u ballafaqua me Prishtinën, ku mbetën barazim pa asnjë gol, ndërsa Dukagjini pësoi humbje nga Ballkani.

Sot nuk do të luhet ndeshje tjetër në Superligën e Kosovës.

Ndërkaq, nesër ndeshen Malisheva me Ferizaj, dhe Feronikeli me Llapin, të dyja nga ora 17:00.

Moti sot: Vranësira dhe diell, temperaturat deri në 36 gradë

0

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Minimalet parashihet të lëvizin nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Krasniqi i AAK’së: Prizreni si kryeqytet historik nuk e ka vëmendjen aq sa e meriton

0

Besnik Krasniqi, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në emisionin Frontal në T7 ka thënë Prizreni meriton më shumëvëmendje nga Qeveria e udhëheqësit e Komunës.

“Prizreni me një nenë të posaçëm është shpallur kryeqytet historik i Kosovës por veç kësaj nuk ështëplotësuar apo amandamentu ai ligj për me i dhënëedhe benifitet apo kompetencat të cilat do të duhej t’i takonin si kryeqytet historik” ka thënë Krasniqi

Sipas tij ky ligj duhet të plotësohet edhe më shumë.

Ai ligj është miratuar në kohën sa kryeministri Haradinaj ka qenë në pushtet dhe ka mbetur i pa plotësuar që nga ajo kohë. Uroj shumë qëlegjislatura e re t’i jap më shumë vëmendje e po ashtu ta plotësoj më shumë këtë ligj i cili do i jepte atë që meriton Prizrenit” ka shtuar ai.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Zgjedhjet mbahen më 9 shkurt

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka caktuar datën 9 shkurt të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Me anë të dekretit, e para e shtetit e ka udhëzuar Komisionin QEndorr të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kuvendin e Kosovës.

Të tri partitë opozitare, në takimin e thirrur nga presidentja e vendit për të folur mbi datën e zgjedhjeve e patën propozuar 26 janarin si datën më të përshtatshme.

Ndërsa, ishte kryetarja e grupit parlamentar të VV-së dhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, që i pati propozuar dy data, 9 apo 16 shkurt të vitit 2025.

E, kryeministri i vendit dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, sipas burimeve të Klankosova.tv e ka propozuar 2 shkurtin si datën më të përshtatshme.

Dekreti i presidentes Osmani për datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare
Dekreti i presidentes 

Totaj nënshkruan kontratat për subvencione në fushën sociale

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot kontratat për subvencione me organizatat joqeveritare (OJQ), pwrfituese  për zbatimin e projekteve në fushën sociale.

Këto subvencione kanë për qëllim mbështetje për organizatat që ofrojnë shërbime për kategori të ndryshme të qytetarëve, përfshirë personat me aftësi të kufizuara.

Totaj shpjegoi se qëllimi i këtyre subvencioneve është të përkrahen organizatat që merren me shërbime sociale dhe ndihma për grupet e cenueshme.

“Vlera e subvencioneve çdo vit po rritet dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm do të kemi më shumë mjete për këtë qëllim.”, tha ai.

Komuna e Prizrenit ka ndarë këtë vit një total prej 90 mijë eurosh për mbi 15 OJQ që zbatojnë projekte në fushën sociale. Këto mjete do të ndihmojnë në forcimin e kapacitetit të këtyre organizatave dhe do të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira për ata që kanë nevojë.

Subvencionet janë ndarë për organizatat që ofrojnë shërbime sociale, me një fokus të veçantë në mbështetje për personat me aftësi të kufizuara. Ky hap përbën një përpjekje të rëndësishme nga ana e Komunës për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të ofruar ndihmë për ata që janë më në nevojë.

Kryetari Totaj u shpreh se është i bindur se këto subvencione do të kenë një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve sociale dhe në mbështetje të komunitetit në Prizren./PrizrenPress.com/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Gjykata e Durrësit e liron Noizyn nga paraburgimi

0

Noizy është liruar nga paraburgimi.

Vendimi është marrë pak më parë nga Gjykata e Durrësit e cila po e trajtonte rastin e reperit të njohur shqiptar, i cili ishte arrestuar pasi dyshohej për një sherr që kishte ndodhur në një diskotekë në Pejë.

Gjykata e mori vendimin pasi ka caktuar masën e garancisë pasurore, e njohur si dorëzani, raporton Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha.

Kryetari Totaj përuron rrugën e re të shtruar me kubëza në lagjen “Jeta e Re”

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përuruar një prej rrugëve të reja të shtruara me kubëza në lagjen “Jeta e Re”.

Ky projekt, i cili përfshin një gjatësi prej 526 metrash, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës në qytet.

Totaj theksoi rëndësinë e këtij projekti.

“U përurua sot një prej rrugëve të reja të shtruara me kubëza në lagjen ‘Jeta e Re’. Ky investim është në kuadër të projekteve për ndërtimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në lagjet e qytetit të Prizrenit.”, tha ai.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Celë Lamaj, ka nënvizuar nevojën e kësaj infrastrukture për banorët e zonës

“Ka qenë një nevojë e kamotshme e banorëve të kësaj pjese për të lehtësuar qasjen në pronat e tyre dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës, sidomos gjatë sezonëve me lagështira.”, u shpreh Lamaj./PrizrenPress.com/