Zgjedhjet mbahen më 9 shkurt

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka caktuar datën 9 shkurt të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Me anë të dekretit, e para e shtetit e ka udhëzuar Komisionin QEndorr të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kuvendin e Kosovës.

Të tri partitë opozitare, në takimin e thirrur nga presidentja e vendit për të folur mbi datën e zgjedhjeve e patën propozuar 26 janarin si datën më të përshtatshme.

Ndërsa, ishte kryetarja e grupit parlamentar të VV-së dhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, që i pati propozuar dy data, 9 apo 16 shkurt të vitit 2025.

E, kryeministri i vendit dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, sipas burimeve të Klankosova.tv e ka propozuar 2 shkurtin si datën më të përshtatshme.

Dekreti i presidentes Osmani për datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare
Dekreti i presidentes 

Më Shumë

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

DKA në Prizren mban takim me drejtorët e shkollave, në fokus siguria dhe digjitalizimi

Me ftesë të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, është mbajtur një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së...

Lajmet e Fundit