Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot kontratat për subvencione me organizatat joqeveritare (OJQ), pwrfituese për zbatimin e projekteve në fushën sociale.
Këto subvencione kanë për qëllim mbështetje për organizatat që ofrojnë shërbime për kategori të ndryshme të qytetarëve, përfshirë personat me aftësi të kufizuara.
Totaj shpjegoi se qëllimi i këtyre subvencioneve është të përkrahen organizatat që merren me shërbime sociale dhe ndihma për grupet e cenueshme.
“Vlera e subvencioneve çdo vit po rritet dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm do të kemi më shumë mjete për këtë qëllim.”, tha ai.
Komuna e Prizrenit ka ndarë këtë vit një total prej 90 mijë eurosh për mbi 15 OJQ që zbatojnë projekte në fushën sociale. Këto mjete do të ndihmojnë në forcimin e kapacitetit të këtyre organizatave dhe do të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira për ata që kanë nevojë.
Subvencionet janë ndarë për organizatat që ofrojnë shërbime sociale, me një fokus të veçantë në mbështetje për personat me aftësi të kufizuara. Ky hap përbën një përpjekje të rëndësishme nga ana e Komunës për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të ofruar ndihmë për ata që janë më në nevojë.
Kryetari Totaj u shpreh se është i bindur se këto subvencione do të kenë një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve sociale dhe në mbështetje të komunitetit në Prizren./PrizrenPress.com/
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune