14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 945

Vdes shoferi i veturës së aksidentuar në Suharekë

0

Një person ka vdekur në një aksident që ka ndodhur të enjten në urën e Topliqanit në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, ku dy vetura me targa vendore, të drejtuara nga dy meshkuj kosovarë, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e veturave ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor, i cili ka arritur menjëherë në vendngjarje, ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Ndërkohë, drejtuesi tjetër i veturës, i cili është i dyshuar për shkaktimin e aksidentit, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

 

Marketing

 

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

 

 

 

Babai i Lamine Yamal: Isha mes jetës dhe vdekjes

0

Java e hapjes së sezonit të La Ligës mori një kthesë të keqe në Barcelonë, pasi babai i Lamine Yamal u godit disa herë me thikë të mërkurën mbrëma, si hakmarrje për një debat më herët gjatë ditës. Ylli i Barcelonës u stërvit normalisht të enjten dhe vizitoi babanë e tij pasdite.

Mounir Nasraoui, 38-vjeç, u godit me thikë në disa raste nga katër sulmues dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pavarësisht rrezikut fillestar, gjendja e tij u stabilizua dhe u bë e qartë se do të jetonte. Ai foli për ngjarjen të enjten mbrëma.

“Mendova se isha mes jetës dhe vdekjes, kisha frikë si çdo qenie tjetër njerëzore. Duhet të jemi të qetë për të mirën e të gjithëve, times dhe familjes, nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet të mendojmë që Drejtësia do të bëjë punën e vet. Faleminderit Zotit, Zoti është shumë i madh dhe çdo gjë ka një zgjidhje”.

“Shpresoj të dal sa më shpejt. Unë jam mirënjohës që flas përsëri. Jam pak më mirë, jam ngritur nga kujdesi intensiv”, ka thënë Nasraoui për El Chiringuito. Nasraoui pritet të jetë në spital nën vëzhgim për ditët në vijim. Ndërkohë Hansi Flick pritet të ketë në dispozicion Lamine Yamal të shtunën mbrëma për debutimin e Barcelonës në Ligë kundër Valencias në “Mestalla”. Të katër sulmuesit e babait të Yamal janë arrestuar.

 

Hoxhë Hasan Tahsini, shqiptari që ishte rektori i parë i Universitetit të Stambollit

0

Më 7 prill 1812, lindi matematikani e filozofi shqiptar Hoxhë Hasan Tahsini.

Ai ishte rektori i parë i Universitetit të Stambollit dhe njëri nga themeluesit e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Tahsini mbahet si njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin XIX.

I njohur edhe si Hasan Tahsin Uzer, ai ishte një politikan me origjinë shqiptare. Lindi në fshatin e Ninatit, afër qytetit të Sarandës, zonë e Konispolit. Mësimet e para i mori në Prevezë, Shkodër e Berat e më pas i vijoi në Stamboll. Përveç gjuhës amtare, ai zotëronte edhe disa gjuhë të huaja, si: turqisht, arabisht, persisht dhe frëngjisht dhe ishte njohës i thellë dhe shtjellues i shkencave të natyrës dhe i atyre shoqërore.

Kur ishte ende i ri u caktua si mësues pranë shkollës osmane në Paris, ku gjatë kësaj kohe ndoqi edhe studimet për matematikë dhe shkenca natyrore pranë Universitetit të Parisit. Me dërgimin e tij në Paris, Hasan Tahsinit iu hap një faqe të re në jetën e tij, duke qenë se ishte brumosur me dijet fetare dhe filozofike dhe tani përjetonte emocionin e kalimit në shkencat moderne.

Krahas matematikës, ai mësoi edhe degët e tjera si fizikën, kiminë, mekanikën, gjeologjinë. Sidomos astronomia dhe kozmografia ishin fushat e tij të preferuara. Pas përfundimit të studimeve u emërua Imam në Ambasadën e Perandorisë Osmane në Paris, ku qëndroi rreth 16 vjet. Me kthimin në Stamboll themeloi Universitetin Modern të Stambollit, ku dha mësim si pedagog i psikologjisë dhe u zgjodh Rektori i parë i këtij universiteti.

Përveç themelimit dhe emërimit në krye të Universitetit të Stambollit, themeloi edhe “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar). Së bashku me Sami Frashërin, ai hartoi edhe një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe. Tahsini punoi për alfabetin shqip duke shpikur edhe një alfabet të vetin, si dhe punoi në Komitetin qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare.

Ishte ndër themeluesit e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881). Vëllezërit Frashëri, Abdyli, Mehmeti, Tosumi, Kasemi, Naimi, Samiu, si edhe atdhetarë të tjerë, J. Vreto, K. Kristoforidhi, K. Hoxhi etj. ishin jo vetëm nxënësit, por edhe bashkëpunëtorët kryesorë të tij.

Ai ishte një nga gazetarët e parë që foli hapur për të drejtat e grave. Ishte njohës shumë i mirë i astronomisë, filozofisë, teologjisë, matematikës, fizikës, historisë, gjeografisë, bujqësisë dhe letërsisë.

Hasan Tahsini ka shkruar një numër veprash, kryesisht në gjuhën turke, në prozë dhe në poezi. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, astronomikë, psikologjikë, pedagogjikë. Studimet e tij i botoi fillimisht në revistën shkencore themeluar prej tij, “Mexhmual-i-Ulum. Disa nga veprat e tij janë: “Historia e krijimit”, “Themeli i Gjithësisë”. “Psikologjia apo Dituria e shpirtit”, “Të fshehtat e ajrit dhe ujit”, “Rruzullimi i përbotshëm”, “Pasqyra qiellore” etj.

Ndërroi jetë më 4 korrik 1881, në Stamboll, në moshën 69-vjeçare./Qendra e Botimeve për Diasporën

Mbi 60 mijë kosovarë drejt Shqipërisë brenda 24 orëve

0

Mëngjesin e sotëm, Rruga e Kombit në segmentin Morinë-Kukës, ka pasur fluks tepër të lartë automjetesh nga Kosova.

Policia Rrugore e autostradës ka orientuar drejtuesit e mjeteve. Automjetet edhe pse kanë kaluar lehtësisht kufirin Kosovë-Shqipëri janë detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për 10-20 minuta.

Gjatë 24 orëshit të fundit numri i hyrje-daljeve në Morinë ka arritur në mbi 60 mijë qytetarë. Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë e Kosovës janë shmangur radhët në kufi, shkruan A2CNN.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Drejtoritë e Arsimit në rajonin e Prizrenit e vlerësojnë si të vonuar dhe joefektiv vendimin e ministrisë për tekstet shkollore

0

Drejtoritë komunale të Arsimit në rajonin e Prizrenit e kanë cilësuar si të vonuar dhe joefektiv vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për subvencionimin direkt të prindërve për blerjen e teksteve shkollore.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj Gutaj ka shprehur qëndrimin se kjo praktikë do të ketë pasoja negative për sistemin arsimor.

“Për të dytin vit me radhë në arsim, vetëm disa ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po sfidohemi me një vendim të pa planifikuar mirë, dhe që do të sjellë pasoja negative në sistemin arsimor”, ka thënë ajo.

Sipas saj, MASHT-i është vonuar me këtë proces dhe se në këtë mënyrë po dëmtohen nxënësit dhe familjet e tyre.

“MASHTI është vonuar shumë me njoftimin e vendimit për rimbursim të mjeteve dhe po e vazhdon eksperimentimin me furnizimin e librave. Vonesat dhe neglizhenca e autoriteteve përgjegjëse në sistemin arsimor po i dëmtojnë shumë nxënësit dhe familjet, duke u shkaktuar vështirësi të reja, dhe po pengojnë në procesin edukativo – arsimor”, ka deklaruar Veselaj Gutaj për Telegrafin.

Ajo ka shtuar se përvojat e vitit të shkuar tregojnë se do të ketë efekte negative, sidomos për familjet e sfiduara ekonomikisht dhe në aspektin social.

“Me një vendim të pa planifikuar mirë, dhe që do të sjellë pasoja negative, nga përvojat e vitit të kaluar nuk do të mund të realizohet në tërësi, dhe ata që do të pësojnë më së shumti janë fëmijët që vijnë nga familjet e sfiduara ekonomikisht dhe në aspektin social, me këtë edhe cenohet e drejta në arsim cilësor”, ka thënë ajo.

Madje partinë në pushtet e ka akuzuar për improvizime dhe qeverisje të dobët në fushën e arsimit.

“Kjo parti në pushtet është më e mira në eksperimentime nga të gjitha të tjerat, por më e dobëta në qeverisje të drejtë. Dëmet që është duke i shkaktuar sistemit të arsimit do të nevojitet shumë kohë të rikuperohen”, është shprehur drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani ka vlerësuar se koha është e shkurtër për të realizuar këtë vendimmarrje të MASHTI-t deri me 2 shtator, raporton Telegrafi.

“Gjithashtu mundësitë e aplikimit për subvencione te disa raste janë sfiduese”, ka thënë ai, duke shtuar se ka prindër që nuk janë të familjarizuar me procedurat e aplikimit në platformën e-Kosova.

Bazuar në përvojën e vitit të shkuar ai ka theksuar se në Suharekë në rreth 90% të rasteve është jetësuar pajisja me tekste mësimore. “Por ka pasur edhe raste që nxënësit i kanë fotokopjuar librat. Por edhe prindër të pa përgjegjshëm që mjetet i kanë shpenzuar tjetërkah”, është shprehur ai.

Sipas tij edhe për dërgimin e katalogut të librave afati i dhënë nga MASHTI ka qenë i shkurtër.

Ai konsideron se zgjidhja më e mirë do të ishte që shtëpitë botuese ti furnizojnë direkt shkollat me tekste shkollore, në bazë të zgjedhjes së bërë nga mësimdhënësit dhe nxënësit.

 

Drejtori i Arsimit në Komunën e Dragashit, Zeni Krasniqi ka theksuar se procesi për subvencionimin direkt të prindërve për blerjen e teksteve shkollore është i vonuar.

“Procedura ka qenë e mundimshme për një pjesë të konsiderueshme të prindërve, si pasojë shumë nxënës vjet e kanë filluar vitin pa tekste shkollore”, ka thënë ai, për Telegrafin.

Vendimmarrja e MASHTI-t për subvencionimin direkt të prindërve për blerjen e teksteve shkollore nga Iniciativa CorrWatch është cilësuar si shkelje ligjore.

“Duke subvencionuar këtë shërbim që në fakt duhej të ishte përgjegjësi ekskluzive e ministrisë, MASHTI  ka lënë hapësirë të gjerë për keqpërdorime por gjithashtu tregon një mungesë të kontrollit të mirëfilltë, transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e parasë publike”, thuhet në reagim.

Në anën tjetër MASHTI përmes një reagimi ndaj pretendimeve të  CorrWatch ka theksuar se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

“Subvencionimi direkt për prindërit për të financuar blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre është një mandat i bazuar në ligj, krejt i natyrshëm e plotësisht legjitim, praktikë që zbatohet në shumë fusha e në vende të ndryshme”, ka shkruar MASHTI.

Sipas vendimit të ministrisë, këtë vit për nxënësit nga klasa e 1-5 subvencionimi do të bëhet me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit nga klasa 6-9 subvencionimi do të jetë me nga 110 euro. /Telegrafi/

 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

 

 

 

Mot i nxehtë edhe sot, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

0

Sot pritet të mbizotërojë mot me diell, me temperatura deri në 35 gradë Celsius.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Instituti ka bërë të ditur më tej se gjatë ditës pritet të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi 1 deri në 6 m/s.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ballkani eliminohet nga Conference League

0

Kampionët e Kosovës janë eliminuar nga Conference League, pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me fitoren e Ballkanit 1-0, shifra këto me të cilat edhe irlandezo-verioret kishin fituar në “Fadil Vokrri”.

Realizatori i golit të vetëm në ndeshje, Walid Hamidi, ishte ai që dështoi i pari nga penalltia, pas tij menjëherë edhe Engjëll Ajazaj, kurse Larne nuk e humbi asnjë gjuajtje nga 11 metra.

Ballkani kishte shkuar dy herë radhazi në fazën e grupeve të Konferencës evropiane, ky është eliminimi i parë i tyre në kualifikimet e tilla.

“E mrekullueshme”, Mallorca ia dhuron Vedat Muriqit fanellën e veçantë që ia prodhoi Liria e Prizrenit

0

Sulmuesi Vedat Muriqi ka mbetur i mahnitur me fanellën e veçantë që Liria e Prizrenit ia bëri dhuratë, të cilën ia dha vetë klubi i Mallorcas.

Skuadra spanjolle ka publikuar një video të Muriqit, i cili ka mbetur i befasuar me fanellën që mori nga ish skuadra.

Ndër të tjera, Muriqi pyetet edhe për Lirinë e Prizrenit, ku tregon se ende i mban mend paraqitjet që ka bërë në atë fanellë.

“Shumë e bukur. E kam parë vetëm në foto. Ende nuk e kam marrë, nga e morët ju para meje? Shumë e mirë”.

“Historia e Lirisë? Është klubi ku mora hapat e parë në karrierë. Kur e shoh më kujtohen ato ditë që kalova në luftë dhe që ishte shumë vështirë për të arritur këtu. Tani që e shoh, është kënaqësi dhe krenari për mua që klubi ku u rrita ka prodhuar një fanellë të veçantë për mua”.

Është e mrekullueshme. Ata nuk më thanë asgjë. Presidenti përndryshe është mik i imi, por nuk më tha se kishin ndonjë ide ose që do të bënin diçka të tillë. Edhe kur e pashë… është shumë e mirë. Nuk e di çfarë mendoni ju?”.

Do ta shes për 400 euro…”, ndër të tjera Muriqi bën shaka me një bashkëlojtar.

Asfaltohet rruga që lidh fshatrat Vlashnje dhe Kobaj të Prizrenit

0

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore, Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka realizuar asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Vlashnje dhe Kobaj.

Ky investim i rëndësishëm synon të lehtësojë qarkullimin dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve të këtyre zonave.

“Banorët e Vlashnjes dhe Kobajit tani do të kenë mundësi të lëvizin më lehtë dhe më sigurtë, duke pasur një rrugë të re dhe moderne që lidh këto dy fshatra. Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Komunës së Prizrenit për të modernizuar infrastrukturën dhe për të ofruar kushte më të mira jetese për qytetarët e saj”,njofton Komuna e Prizrenit.

“Projekte të ngjashme do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të komunës, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Prizrenit”.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune