14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 946

Vetëvendosje akuzon kryetarin e Prizrenit për kurdisjen e tenderit në ndarjen e vijave të transportit publik

0

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur akuza të forta ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, lidhur me “kurdisjen e tenderit për ndarjen e vijave të transportit publik për vitin 2024-2025”.

Sipas LV-së, operatori “EFA TOURISM LL.C.” është shpallur fitues i këtij tenderi në mënyrë të dyshimtë.

“Keqpërdorimet dhe manipulimet në Komunën e Prizrenit kanë marrë përmasa drastike. Përveç keqqeverisjes dhe vjedhjes së parasë publike, kurdisja e tenderëve në dobi të dostave të Shaqir Totajt nuk ka të ndalur.”, thuhet në reagimin e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren.

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti

Sipas këtij subjekti politik, operatori “EFA TOURISM LL.C.” është regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve më 22 prill 2024, në emrin e Emin Altunç.

“Ajo që është e habitshme është se numri kontaktues i këtij biznesi është i zv/kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, Levent Bus. Ndërkohë që Levent Bus është anëtar i KDTP-së, ai është gjithashtu një person i afërt me Shaqir Totajn dhe përfaqëson PDK-në në Komitetin për Politikë dhe Financa.”

Lëvizja Vetëvendosje! akuzon se kompanitë e lidhura me PDK-në kanë përfituar nga tenderët e kurdisur për disa vite dhe tani po themelojnë biznese të reja për të siguruar tenderë në dobi të tyre dhe përfitime të paligjshme.

Sipas sinjalizuesve të Lëvizjes, autobusët e “EFA TOURISM LL.C.” janë sjellë në Prizren para shpalljes së fituesit dhe janë ruajtur në hapësirat e një kompanie private, duke përforcuar akuzat për manipulime të mundshme.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që Prokuroria të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe të nisë hetime ndaj të gjithë personave të përfshirë në këtë aferë të dyshuar të korrupsionit./PrizrenPress.com/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Motoçiklisti prizrenas ndihmon zjarrfikësit në shuarjen e zjarreve në Malet e Sharrit

0

Ndërsa zjarrfikësit në Kosovë luteshin për shi në betejën e tyre kundër zjarreve në Parkun Kombëtar Malet e Sharrit, një i ri me motoçikletë iu afrua atyre dhe u tha: “Jam këtu për të ndihmuar”.

Almedin Smaili, 26 vjeç, një dentist nga qyteti i afërt i Prizrenit, ka shtatë ditë që po ndihmon zjarrfikësit për të ndalur një zjarr në park ku ai dhe miqtë e tij zakonisht shkojnë me motoçikletat e tyre për të shijuar emocionet e ngasjes në terrenin e ashpër, raporton “Reuters”, transmeton Klankosova.tv.

Dy burra në bazën e zjarrfikësve mbushin çanta të shpinës 25 litërshe me ujë secili dhe Smaili i transporton te zjarrfikësit e tjerë për t’i përdorur për të shuar flakët ndërsa digjen zona të mëdha me pisha.

Shumicën e kohës ai mban dy çanta shpine me ujë gjithsej 50 litra, ushqime dhe shishe me ujë të pijshëm.

allmedin ismaili
Almedin Smaili, motoçiklisti prizrenas duke ndihmuar zjarrfikësit në shuarjen e zjarreve në Malet e Sharrit. Foto | Reuters

“Kur pashë se çfarë po kalonin zjarrfikësit dhe sa të përkushtuar janë, i thashë vetes se duhet të bëj diçka”, tha Smaili ndërsa përgatitej të transportonte më shumë ujë.

Të mërkurën, Smaili thirri tre miq të tjerë për të transportuar më shumë ujë pasi flladi ndaloi flakët dhe një helikopter amerikan nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë filloi të hidhte ujë. Sfida është të ndalohet djegia e ngadaltë e pemëve të cilat mund të ndizen përsëri me një zjarr më shkatërrues.

“Për të arritur pikën më të lartë me ujë në shpinë na duhen tre orë dhe djali (Smaili) po e bënte për më pak se dhjetë minuta”, tha Flamur Hoti, komandanti i zjarrfikësve.

“Kurrë s’e kemi imagjinuar se ai mund të ishte kaq i dobishëm”.

Videoja nga kamera e tij GoPro shfaq Smailin duke u dorëzuar ujë kolegëve të tij të rinj ndërsa motoçikleta e tij kalonte me shpejtësi përgjatë shtigjeve të bëra nga arinjtë e murrmë dhe dhitë e egra.

Nga ana e majtë dhe e djathtë e tij mund të shihen shpatet e pjerrëta përmes gjurmëve të zonave të vjetra të djegura të cilat janë ende të dukshme.

Zjarrfikësit nuk mund të arrijnë në terrenin rreth 1900 metra mbi nivelin e detit.

“Motoçikleta cross është hobi për mua, por kjo javë u kthye në një punë të vërtetë”, tha ai duke buzëqeshur. “Kur shoh ndikimin më jep kënaqësi dhe nuk jam lodhur asnjëherë gjatë këtyre ditëve”. /Klankosova.tv

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Në 26-vjetorin e rënies përkujtohet Komandant Petriti: Homazhe dhe inaugurimi i Kullës në Zhur

0

Sot u organizuan aktivitete përkujtimore në nder të 26-vjetorit të rënies së dëshmorit Remzi Ademaj – Komandant Petriti, një figurë e rëndësishme në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Dita nisi me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, ku u bënë nderime për sakrificën e tij dhe të të gjithë dëshmorëve të kombit.

Më pas, homazhe u bënë edhe te Lapidari i tij në fshatin Nashec, vendi ku Komandant Petriti ra dëshmor në vitin 1998. Këtu, të pranishmit shprehën respekt dhe vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për liri.

Një ngjarje e veçantë në këtë përkujtim ishte përurimi i Kullës së Remzi Ademajt në fshatin e tij të lindjes, Zhur. Kjo kullë, projekt i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të shërbejë si një monument përkujtimor për brezat e ardhshëm, duke ruajtur gjallë kujtimin për veprën dhe sakrificën e tij.

Me këtë rast, u vlerësua lartë jeta dhe vepra e Komandant Petritit gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së, që mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës dhe luftës për çlirim dhe pavarësi./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Kush e ka gruan të bukur duhet të ketë katër palë sy (miniaturë)

0

Xhevair Lleshi

Një zë më tha ngadalë, si pëshpërimë shpirti: kujdes! Ca më pas m’u desh të prisja. Edhe pritjet e shkurtra janë tejet të gjata. Dhe iu përgjigja, më tepër vetes: më duket se u plaka! Sërish pëshpërima: pleqëria e ka fort për zemër kujdesin. Sa ta kesh atë s’plakesh kurrë!

E di ngase të vjen?

Jo.

Ngaqë duhet ta kesh pasur gruan të bukur.

Edhe e kam.

Mrekulli! Do të jetoni gjatë të dy! Se nuk thonë kot: «Kush e ka gruan e bukur duhet të ketë katër palë sy!»

Syri i parë – mburrja.

Nuk është kot që mburrja të merr më qafë. Dhe vërtet. Burri i gruas së bukur dhe ai i gruas së shëmtuar rastis që janë edhe shokë të ngushtë. Duket se janë bërë shokë ngaqë gratë i kanë shoqe. Ai i gruas së bukur e shan pil më pil atë të gruas së shëmtuar. Një më dy dhe i thotë: si i shkon ti gruas sate? Tjetri përtypet, mendohet, nuk i jep përgjigje. I pari s’lë gur e kusur, ka marrë revan. Shan e bot. Me demek, mburret. Dhe duke qenë se i ka hipur Gomarit të Buridanit mbrapsht, si Nastradini, që i jep gojës mbarë e prapë. Duron, duro mal të durojmë, ai i mjeri i së shëmtuarës. Duron se s’thuhet më së pari llafi i fundit. Ndaj. Po ku përmbahet ai bukuroshi, mburrka! Sa takohen, i jep vetëm këtë pyetje si dhuratë: e si i shkon ti asaj, more burrë? Mbetet pa frymë ky. Përgjon. Pret. Pastaj, mos harroni: ku di i verbri për bukurinë e tulipanit!… Nganjëherë ky, i mjeri, belbëzon: syri është damarë-damarë, sheh të zi e të bardhë. E kush bëhet pis më parë, e bardha apo e zeza! Faqja e bardhë nxihet, faqja e zezë zbardhet! Apo jo? Pastaj, o njeri i mirë, bukuria e gruas është virtyti. Ç’më thua! Të jesh E Bukura e Dheut qenke pa virtyt? Pastaj, m’i bëfsha naftën virtytit, se: bukuria ka vlerë kur i bie syri derë më derë. Aman, veç mos më thuaj edhe atë që zakonisht ta përplasin në fytyrë ata si puna jote, se bukuria qenkej ushqim i syrit po edhe dhembje e shpirtit. E, e di unë ku e si më dhemb! Ja, pse të pyes e të pyes, se dua ta di: si i vete ti asaj shëmtirës sate? Dhe më në fund, sheh ç’sheh i ziu burrë, shfryn dhe thotë: Ke të drejtë, miku im, ke shumë të drejtë, por unë sa herë i vete simes, mbyll sytë dhe përfytyroj tënden!… Dhe burri i ndershëm, largohet i kërrusur megjithatë, edhe pse sapo shkarkoi një barrë të rëndë…

Syri i dytë – zilia dhe lakmia e tjetrit.

A ka gjë më të bukur apo më të shëmtuar për natyrën? Ajo është e pëlqyeshme për secilin, është e bukur për të. E, deri këtu jemi dakord, por s’kemi ç’i bëjmë atij, burrit të gruas së bukur e që duhet të ketë katër palë sy. Dhe ai asgjë nuk sheh dhe asgjë s’dëgjon. I ziu s’ka ku të fshihet, se e merr plumbi edhe barkas. E ç’t’i bëjë ai zilisë dhe lakmisë së tjetrit? Ato janë dhe do të jenë, sa të jetë njeriu e sa të ketë jetë mbi tokë! Se po të mendohesh shumë duhet të japësh zgjidhjen e duhur: ç’është më e rëndësishme? Aroma apo bukuria fizike? Ja, kali, e di, si çdo kafshë, si e zgjedh partneren? Nga aroma e saj! Atje vrapon. Në të vërtetë edhe njeriu atje e mban frymën, tek aromat! Pastaj, kur të bukurës që bën majë i vjen edhe aroma, atëherë hapu mal! Por po të kombinohet aty edhe zgjuarsia, mendja që bën bujë? Si? Atëherë je i tëri zbuluar, je në qendër të ciklonit. Se ka shumë që nuk e vënë re bukurinë, por shohin shumë thellë dhe aty doemos që gjejnë virtytin, mendjen. Mirëpo, ku pyet zilia bashkë me lakminë?! Ata duan bukurinë e syrit të tyre, ose më saktë atë që çmon ai sy si‘të bukur’. Se nuk qenkej kot syri damarë-damarë. Pastaj, si mund ta gjejë ai burrë i mjerë që e ka gruan shumë të bukur se kush e ka zili apo edhe lakmi? Na duhet të ftillojmë se zilia bie mbi burrin e gruas dhe lakmia bie mbi gruan e burrit. Si të thuash ato kryqëzohen me njëra tjetrën. S’ka më keq se zilia e tjetrit për ty, por boll që ti ta kesh një nga sytë për të mbrojtur gruan dhe bukurinë e saj dhe je i fituar. Vetëm me një kusht: ky sy është kur ti zotëron si mashkull gruan tënde. E përsërisim: si mashkull. Kurse lakmia ka qenë e do të jetë. Kush nuk e lakmon gruan e bukur? S’ka sy që të mbron, edhe po të thuash katërmbëdhjetë palë sy! Kështu që këto janë, por edhe ti duhet të jesh aty…

Syri i tretë – vetëm sa ta dish, se bukuria të lë pa mend.

Domethënë se burri duhet të jetë i vetëdijshëm për bu-kurinë e gruas së tij. Mirëpo kjo është e vërtetë kur ti nuk mburresh andej-këtej, nuk flet kot, apo kur nuk ia bën jetën ferr bukurisë madhështore që të shoqëron. Dhe po nuk u mburre, po llape sa andej-këtej, s’ke për të pasur pranë as zi-li dhe as lakmi. Ato të dyja nuk mbijnë kurrë pa shtrat. Dhe shtrati je ti vetë. Dihet edhe kjo tjetra: po, bukuria të lë pa mend, dhe ti je i vetëdijshëm për këtë dhe vetëm e ndihmon bukurinë e madhe të ndihet e tillë dhe t’i japë kuptim dhe vlerë tjetër asaj, të ndihet krenare dhe t’i dhurojë natyrshëm aromat dhe mendjen e paçmuar. Se gruaja e bukur i bën edhe të tjerat që e shoqërojnë po aq të bukura!

Syri i katërt – nderi.

Se bukuria pa nder është si trëndafili pa erë. Ti kërkon edhe të bukura të tjera. Ti s’ke nder dhe nuk mund të respektosh dot as nderin e gruas sate. Me fjalë të tjera duhet të jesh ti si burrë i ndershëm. Se po s’qe ti, edhe gruaja e gjorë është përfundimisht e pambrojtur. Veç nder s’do të thotë naivitet, as t’i biesh gjoksit, as të shesësh pordhë. Se, është e vërtetë, ajo që s’mund ta arrish nuk të është as e dobishme, apo jo? Dhe nga ana tjetër nderi ka vlerë kur shoqëro-het me forcë karakteri, burrëri, grintë, zotësi, aftësi dhe dashuri. Se, ç’kuptim do të kishte bukuria pa dashuri? Në fund të fundit, bukuria nuk është mall dhe as stoli. Bukuria është një harmoni e përsosur që i dhurohet njeriut nga natyra, pa luajtur me dashurinë, se dihet që me të nuk luhet. Dhe dashuria s’mund të harrohet kurrë, sidomos prej këtij kombinimi. Fundja dashuria është kripa e jetës dhe pa të edhe bukuria më e mahnitshme, s’ka shije… Kështu nderi e mbron bukurinë dhe është syri i katërt i saj, kur është në mes dashuria…

Tiranë, më 13 korrik 2023

Rregullohet furnizimi me ujë për 14 fshatra të Hasit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se është bërë një aftësim i përkohshëm i pellgut ujëmbledhës në burimin e Soziut, në Nashec të Prizrenit. Ky aksion u ndërmor si pasojë e dëmtimit në këtë zonë, i cili ka shkaktuar probleme serioze në furnizimin me ujë të pijes për 14 fshatra të Hasit.

Pas përfundimit të aftësimit të përkohshëm, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se do të realizohen analizat e cilësisë së ujit. Me rezultate pozitive nga këto analiza, furnizimi me ujë të pijes për fshatrat e Hasit ka rifilluar normalisht.

Gjithashtu, “Hidroregjioni Jugor” ka theksuar angazhimin për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për pellgun ujëmbledhës në këtë burim, në bashkëpunim me nivelet lokale dhe qendrore.

“Do të vazhdojmë aktivitetet intensive, në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prizrenit dhe Qeverinë e Kosovës, për të përgatitur një projekt sa më profesional për zgjidhjen afatgjatë të problemit të burimeve te Soziu në Nashec”, njofton “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Në Zhur është përuruar kulla kushtuar komandantit Remzi Ademaj

0

Në Prizren janë organizuar aktivitete të ndryshme për të përkujtuar komandantin, Remzi Ademaj, në përvjetorin e 26-të të rënies së tij në altarin e lirisë.

Kurse në vendlindjen e tij, në fshatin Zhur, sot është përuruar kulla e ndërtuar për nder të komandantit, Remzi Ademaj.

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Ademaj, ndryshe i njohur me nofkën e tij, komandant Petrit Kodra, ra heroikisht më datën 15 gusht të vitit 1998 në fshatin Nashec të Prizrenit./rtk

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

‘Big Brother VIP 4’, më shpejt sesa e prisnim…

0

Pas mbylljes së tre sezoneve të suksesshme që mbajti mbërthyer shqiptarët para ekranit të Top Channel, “Big Brother VIP 4” po vjen.

Lajmin e shumëpritur e ka bërë vetë me dije producentja e “Big Brother”, Sara Hoxha, në një formë krejt të veçantë.

Sara ka ndarë në rrjetet sociale kafen e saj të mëngjesit, ku shkruhet “Big Brother VIP 4”.

Mesa duket ekipi ka nisur punën për edicionin e katërt të reality show-t që siç dihet, ky format sjell çdo vit risi dhe surpriza.

Por se çfarë do të jetë ndryshe këtë vit dhe kush do jenë personazhet që shqiptarit do i shohin 24/24 për disa muaj, na mbetet vetëm të presim…

Ia dha armën një 10-vjeçari në një aheng në Prizren, arrestohet i dyshuari

0

Një person është arrestuar në Prizren pasi që I njëjti ia ka dhënë armën një 10-vjeçari i cili më pas ka shtënë në ajër me pistoletë.

Pas veprimeve hetimore, hetuesit kanë identifikuar fëmijën i cili fillimisht është parë në një video-regjistrim.

I dyshuari është shoqëruar deri në Stacionin Policor në Prizren Veri e pistoleta bashkë me njëzet fishekë është sekuestruar nga njësiti i krim-teknikës.

“Me datën 14.08.2024, rreth orës 14:00, është arrestuar një i dyshuar , pasi që i njëjti më datë 07.08.2024 në lagjen Petrova në Prizren , në një gazmend familjar ia ka dhënë armën një fëmijë 10 vjeçar. Në baze të një video-regjistrimi që ka siguruar policia, shihet një djal dhjetëvjeçar duke shtënë në ajër me një pistolete. Pas veprimeve hetimore, hetuesit kane identifikuar fëmijën dhe të dyshimtin që ia ka dhënë armën. I dyshuari është shoqëruar deri në Stacionin Policor në Prizren Veri e pistoleta bashkë me njëzet fishek është sekuestruar nga njësiti i krim-teknikës. Lidhur me të gjitha veprimet është njoftuar dhe konsultuar Prokurori I shtetit. Pasi që arma ishte pa leje adekuate nga organet përgjegjëse , prokurori ka urdhëruar sekuestrimin e armës dhe municionit (20 fishek) , ndërsa kundër të dyshuarit është ngrit kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, njofton policia./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

12 vjet pa Arbën Xhaferin

0

Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSh-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi në moshën 64-vjeçare.

Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika.

Ai ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi me dy dhoma në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet.

Është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Arbën Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe, në fillim të viteve 90, u rikthye për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më vonë ndryshoi emrin në Partia Demokratike Shqiptare.