14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 947

Zafir Berisha kujton Remzi Ademajn: Ra në pritë me ndihmën e bashkëpunëtorëve serbë

0

Ish- komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar dëshmorin e kombit Remzi Ademaj, në 26 vjetorin e rënies.

Ai tha se dëshmori Remzi Ademaj ka rënë në prit me ndihmën e bashkëpunëtorëve të forcave serbe.

Postimi i plotë

Më 15.08.1998, duke u kthyer nga një takim i rëndësishëm në SH.P. të UÇK-së, në fshatin Nashec, bie në pritë të forcave serbe komandanti Remzi Ademaj-Petriti, ndërsa plagosen rëndë Shukri Quni dhe Sami Saitaj-Shqiponja.

Xhevat Berisha, duke luftuar, shpërthen pritën e trefishtë dhe arrin të marrë me vete një nga të plagosurit rëndë, Shukriun, të cilin e sjell deri në Zonën e lirë të UÇK-së.

Xhevati largohet nga fushëbeteja me brengën se, përveç Petritit, ka mbetur i vrarë edhe Shqiponja, i cili ishte plagosur rëndë. Me ndihmën e fshatarëve të fshatrave Nashec, Kobaj dhe Vlashnje, në mëngjesin e 16.08.1998, ai sillet në spitalin ushtarak, së bashku me trupin e pajetë të komandantit Petriti, i cili u varros me nderime të larta ushtarake në Malësi të Vërrinit.

Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-në dhe luftën për liri, në kohën kur po bëhej transformimi i ushtrisë nga Njësitë dhe Shtabet Lokale në Brigada dhe Zona Operative.

Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoi me shumë beteja e aksione deri më 12 qershor 1999, kur përfundimisht okupatori serbo-sllavë dhe argatët e tyre kapitulluan dhe Kosova filloi të frymojë lirshëm.

Lavdi komandantit Petriti dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës!

Me respekt,
Zafa

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Aksident me fatalitet në rrugën Prizren-Suharekë, një 40 vjeçar ka humbur jetën

0

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 06:16, në rrugën Prizren-Suharekë, në zonën e njohur si Rrafshi i Sopis. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ku si pasojë një mashkull rreth 40 vjeçar ka humbur jetën, shkruan PrizrenPress.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, vdekja e viktimës është konstatuar nga stafi i Emergjencës së QMF në Suharekë. Njësitë policore të cilat janë njoftuar për rastin, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë duke u kryer hetime nga Njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe prokurori i rastit dhe njësitë tjera relevante.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari, pas marrjes së ndihmës së parë, është ndaluar për 48 orë në ndalim policor,” thuhet në komunikatën e Policisë./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Edhe sot shumë nxehtë në Kosovë, deri në 40°C

0

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell.

Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke gjeneruar lokalisht rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Ndërkaqë, temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 40°C.

Njoftimi i plotë:

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke gjeneruar lokalisht rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Kujdes! Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht në ato zona ku ka zhvillime të vranësirave, me shpejtësi prej 14-58 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 40°C.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Dhjetë ditë zjarr e tym mbi Prevallë

0

Një zjarr i vogël që panë banorët dhe vizitorët e Prevallës më 5 gusht, dyshohet se u shndërrua në zjarr masiv që dëmtoi sipërfaqe të mëdha të malit në këtë fshat turistik të Kosovës.

Sabri Bunjaku që kohën më të madhe të vitit e kalon në vilën e tij në këtë fshat, thotë se banorët panë zjarrin derisa shpërndahej me shpejtësi, jo larg shtëpive të tyre.

Pa mjete adekuate dhe masa mbrojtëse, Sabriu thotë se pronarët e shtëpive dhe bizneseve në Prevallë të Prizrenit u mobilizuan për ta shuar zjarrin.

“U munduam ta ndalim zjarrin me tërrnakopa [kazmë] dhe kaci… nuk kemi pasur mjete tjera”, rrëfen Sabriu.

Por, flakët morën hov ditët që pasuan.

“Fati i mirë është që ditëve të fundit erdhën zjarrfikësit dhe punuan çdo ditë, tërë ditën. Edhe ata e kanë pasur shumë të vështirë”, thotë Sabriu.

Sipërfaqja që u dogj për më shumë se dhjetë ditë ndodhet në një pjesë malore që është e arritshme vetëm më këmbë.

Kjo, sipas autoriteteve, vështirësoi punën e zjarrfikësve.

Por, kur flakët iu afruan shtëpive në Prevallë, për shuarjen e zjarrit ndihmuan edhe një grup motoristësh.

Një ndër ta është Almendin Smaili.

Me motorin e tij malor, Almedini, ndihmoi zjarrfikësit që ta lokalizonin zjarrin.

Me gjithë rrezikun, me motorin e tij, ai dërgoi pandërprerë ujë dhe ushqim për zjarrfikësit.

“Mënyra më e thjeshtë dhe më efikase për t’i ndihmuar [zjarrfikësit] ka qenë që të vij me motor dhe të bart sa më shumë ujë dhe ushqim dhe çfarëdo që mundem”, rrëfen ai.

Në disa raste, Almendini thotë se ishte i rrezikuar nga flakët, gjatë rrugës për te vatra e zjarrit.

“Rreziku më i madh ishte kur kaloja me motor pranë lisave që ishin duke u djegur dhe në momentin kur flakët binin në tokë”, rrëfen Almendini.

Prevalla ndodhet në një lartësi rreth 1.700 metra mbi nivelin e detit. Gjatë gjithë stinëve të vitit vizitohet nga shumë vizitorë, si nga brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Disa vijnë për ecje malore e të tjerë për arsye shëndetësore për ajrin e pastër që ka.

Shumë shtigje të ecjeve malore në Malet e Sharrit nisin nga Prevalla.

Lokalizimi i zjarrit u bë i mundur vetëm me intervenim nga ajri. Të mërkurën, helikopterët e KFOR-it, punuan për disa orë rresht derisa arritën që ta ndalin pjesën më të madhe të zjarreve. Përveç dëmeve në ambient, nuk u raportua për dëme në njerëz dhe prona.

Ditëve të fundit, Kosova është përballur me temperature të larta – mbi 35 gradë – ashtu sikurse edhe rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Përveç Preavllës, zjarre ka pasur edhe në pjesë të tjera të Kosovës, por janë shuar pas intervenimit të zjarrfikësve.

Krahasuar me Maqedoninë e Veriut që është përballur me zjarre të ashpra, në Kosovë, situata ka qenë e menaxhueshme./REL

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Real Madrid fiton Superkupën e Evropës

0

Reali i Madridit fiton Superkupën e Evropës për herë të gjashtë në historinë e klubit, pasi ka mposhtur 2-0 në finalen e Varshavës zikaltërit e Atalantës.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola 0-0 dhe gjithçka është vendosur në pjesën e dytë.
Valverde zhbllokon sfidën, ndërsa Mbappe vulos fitoren, duke shënuar në debutimin e tij me gjigantët spanjollë.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti ka luajtur si titullar për Atalantën, por nuk ka arritur që të evitojë humbjen përballë Realit.

Sterjo Spasse, shkrimtari që e çoi prozën shqiptare drejt modernizmit

0

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kujtoi sot, në 110- vjetorin e lindjes, shkrimtarin Sterjo Spase (1914-1989). Sterjo Spasse është një nga autorët më në zë në letrat shqipe pas viteve `30, prozator me kontribute të spikatura.

Romani “Pse?”, i botuar në vitin 1935, mbahet si romani i parë filozofik i shkruar në Shqipëri, në gjuhën shqipe.

QKLL shkruan se Spasse mbetet një prozator emblematik i atyre viteve, duke u larguar nga tematika e zakonshme romanore e kohës për të shenjuar dhe një tipologji të re të rrëfimit në historinë e prozës, të romanit shqip, duke e shpënë llojin letrar drejt modernizmit.

Sterjo Spasse lindi në Gollomboç dhe u nda nga jeta në Tiranë në vitin 1989. Veprimtaria letrare e shkrimtarit Sterjo Spasse është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, u mor me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane, etj.

Veprimtaria e tij, sidomos ajo letrare, zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte një periudhë në të cilën shkrimtari Sterjo Spasse u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe atë të romanit.

Botoi katër përmbledhje tregimesh: “Kurorë rinie” (1934), “Në krahët e një femre” (1934), “Nusja pa duvak” (1944) dhe “Të fala nga fshati” (1958) si dhe dhjetë romane: “Nga jeta në jetë – Pse!?” më 1935 – që mbahet si kryevepra e tij, “Afërdita” (1944), “Ata nuk ishin vetëm” (1952), “Afërdita përsëri në fshat” (1954), “Buzë liqenit” (1965), “Zjarre…” (1972), “Zgjimi” (1973), “Pishtarë” (1975), “Ja vdekje ja liri” (1978), dhe “Kryengritësit” (1983).

Redaksia e botimeve “Rilindja” i botoi në vitin 1968 një komplet veprash në tetë vëllime, ndërsa herë pas here ka botuar vepra të ndryshme. Më 1980-1985 iu botuan po ashtu në Tiranë botimi integral “Vepra”, me nëntë vëllime. Në vitin 1980 iu përkthye në anglisht romani “Zgjimi”.

KFOR-i flet për intervenimin me helikopterë në Prevallë: Ofruam asistencë me kërkesë të institucioneve kosovare

0

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka dhënë detaje lidhur me aksionin që patën me helikopterë për fikjen e zjarreve që kanë shpërthyer në Prevallë për ditë me radhë.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook, KFOR deklaron se helikopterët e përdorur për intervenim kundër zjarrit ishin të Komandës Rajonale në Lindje të misionit të NATO-s.

“KFOR-i ka ofruar asistencë me kërkesë të institucioneve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj,  gjatë ditë e ka falënderuar KFOR-in për ndihëm e dhënë, duke thënë se zjarri është shuar në Prevallë falë intervenimit të KFOR-it nga ajri.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njëjtë.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Jordan Johnson – përforcimi i radhës te Prizreni

0

Amerikani i radhës nga i cili klubi pret shumë. Jordan Johnson është zyrtarizuar sot si përforcim i radhës i huaj te KB Prizreni, ndërsa ekipi ka bërë të ditur se pret që ai të jetë ndër më të mirët në Superligë.

Johnson 190 centimetra i gjatë dhe që luan në pozitën e organizatorit ka qenë pjesë e ligës NCAA në SHBA, ndërsa ka mbrojtur ngjyrat e Neë Orleans Privateers së fundi. Ai aty ka pasur mesatare prej 20.9 pikësh për ndeshje, të kombinuara me 3.5 asistime e 3.2 kërcime për lojë.

Amerikani në fjalë është i huaji i tretë i zyrtarizuar nga KB Prizreni këtë verë, pas disa vendorëve të paralajmëruar. KB Prizreni ndërkaq, ende nuk ka zyrtarizuar trajnerin që do të merr drejtimin e ekipit për stinorin e ri, ndërsa në dy stinorët e fundit ka shpëtuar stinorin në Superligë përmes ndeshjeve të playout-it.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Shuhet zjarri në Prevallë

0

Një zjarr i madh në Prevallë është shuar me sukses falë ndërhyrjes së KFOR-it  nga ajri.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e përshëndeti ndihmën e KFOR-it, duke theksuar përkushtimin e tyre për mbrojtjen e jetës dhe pronës së banorëve të Kosovës.

Totaj njoftoi se gjatë intervenimit ajror, helikopterët e KFOR-it hodhën ujë mbi zonën e prekur dhe si rezultat, zjarri është shuar.

Ai shtoi se aktualisht nuk ka shenja që gjendja të përkeqësohet përsëri, megjithatë, të gjithë akterët relevantë janë duke monitoruar situatën me kujdes.

“Jemi falënderues dhe mirënjohës jo vetëm ndaj KFOR-it, por edhe ndaj të gjithë akterëve të tjerë që dhanë kontributin e tyre. Falënderim i veçantë për shtabin emergjent të krijuar nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë së Komunës së Prizrenit dhe zjarrfikësve prizrenas që monitoruan situatën gjatë gjithë kohës. Bashkë jemi më të fortë!” – tha  Totaj.

Pas shqyrtimit të situatës dhe konsultimeve me të gjitha palët e përfshira, përfshirë KFOR-in, u vendos që ndërhyrja nga ajri ishte e domosdoshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit./PrizrenPress.com/