Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 06:16, në rrugën Prizren-Suharekë, në zonën e njohur si Rrafshi i Sopis. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ku si pasojë një mashkull rreth 40 vjeçar ka humbur jetën, shkruan PrizrenPress.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, vdekja e viktimës është konstatuar nga stafi i Emergjencës së QMF në Suharekë. Njësitë policore të cilat janë njoftuar për rastin, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë duke u kryer hetime nga Njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe prokurori i rastit dhe njësitë tjera relevante.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari, pas marrjes së ndihmës së parë, është ndaluar për 48 orë në ndalim policor,” thuhet në komunikatën e Policisë./PrizrenPress.com
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune