Ish- komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar dëshmorin e kombit Remzi Ademaj, në 26 vjetorin e rënies.
Ai tha se dëshmori Remzi Ademaj ka rënë në prit me ndihmën e bashkëpunëtorëve të forcave serbe.
Postimi i plotë
Më 15.08.1998, duke u kthyer nga një takim i rëndësishëm në SH.P. të UÇK-së, në fshatin Nashec, bie në pritë të forcave serbe komandanti Remzi Ademaj-Petriti, ndërsa plagosen rëndë Shukri Quni dhe Sami Saitaj-Shqiponja.
Xhevat Berisha, duke luftuar, shpërthen pritën e trefishtë dhe arrin të marrë me vete një nga të plagosurit rëndë, Shukriun, të cilin e sjell deri në Zonën e lirë të UÇK-së.
Xhevati largohet nga fushëbeteja me brengën se, përveç Petritit, ka mbetur i vrarë edhe Shqiponja, i cili ishte plagosur rëndë. Me ndihmën e fshatarëve të fshatrave Nashec, Kobaj dhe Vlashnje, në mëngjesin e 16.08.1998, ai sillet në spitalin ushtarak, së bashku me trupin e pajetë të komandantit Petriti, i cili u varros me nderime të larta ushtarake në Malësi të Vërrinit.
Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-në dhe luftën për liri, në kohën kur po bëhej transformimi i ushtrisë nga Njësitë dhe Shtabet Lokale në Brigada dhe Zona Operative.
Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoi me shumë beteja e aksione deri më 12 qershor 1999, kur përfundimisht okupatori serbo-sllavë dhe argatët e tyre kapitulluan dhe Kosova filloi të frymojë lirshëm.
Lavdi komandantit Petriti dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës!
Me respekt,
Zafa
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune