12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 961

31 vjet nga vdekja e poetit Esad Mekuli

0

Sot mbushen plot 31 vite nga vdekja e poetit Esad Mekuli, shkruan KultPlus.

Esad Mekuli lindi ne Plavë më 17 dhjetor të vitit 1916. Ishte poet dhe përkthyes shqiptar. Më 1949 themeloi revistën letrare “Jeta e re”, kryeredaktor i së cilës ishte deri më 1971. Ai kreu doktoraturën në Beograd më 1959.

Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq “Gllavinjaqa”, prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941.

Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare.

Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Esad Mekuli vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993./ KultPlus.com

Kompleksi Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz kështu duket, kështu do të bëhet

0

Të hënën është bërë prezantimi i projektit fitues për restaurimin dhe revitalizimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.Projekti fitues parasheh që Kompleksi të shtrihet në një hapësirë 450 hektarëshe në fshatin Prekaz.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pohuar se sakrifica e familjes Jashari ka qenë dhe mbetet shembull përherë.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar si një nga proceset më të rëndësishme dhe më delikate të vendit tonë.

Në projekt shihet që do të ketë muze kombëtar brenda kompleksit, librari, ekspozitë të përhershme, hapësira për vizitorë, pjesa për fëmijë ku do të mësojnë më shumë për historinë e Kosovës, arkiv, hapësirë për trajnime dhe një tjetër për konferenca, restorant, hapësira të gjelbra për agrikulturë, amfiteatër etj.

Shtëpitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” kanë mbetur në gjendjen e njëjtë që nga viti 2000 kur ishte bërë konservimi emergjent i tyre.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rahovec, mbahet dëgjimi buxhetor me përfaqësuesit e OJQ-ve, bizneseve, fermerëve dhe rinisë

0

Komuna e Rahoveci ka njoftuar se cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi me përfaqësuesit e OJQ-ve, bizneseve, fermerëve, rinisë, përfaqësues të shkollave dhe grupet e interesit, në sallën e kuvendit komunal, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2025.

Për të siguruar që buxheti t’i reflektojë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve, është thelbësore pjesëmarrja aktive e tyre në këtë cikël.

Dëgjimin e moderoi shefi i kabinetit të kryetarit, Ali Morina.

Kryetari Komunës, Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe drejtori i financave, Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025.

Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë: 20.982.000€

Kërkesat që u parashtruan ishin: Një lagje të mbillet me hardhi të rrushit dhe të emërtohet “lagje e hardhisë”; Ndërtimi i një parku te Rrasat; Rregullimi i murit te varrezat e serbëve.

Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Të shtënat në ahengje, katër të arrestuar për incidentet gjatë qershorit

0

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor janë raportuar gjashtë raste të incidenteve të ndodhura gjatë të shtënave nëpër ahengje.

Kjo ministri njofton se për këto raste janë arrestuar 4 persona,  janë konfiskuar 19 municione si dhe katër armë.

“Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri”, thekson MPB.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Murati thotë se punëtorë të BKS-së po i detyrojnë bashkatdhetarët që të paguajnë për së dyti sigurimin kufitar

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar nga mërgimtarët që të mos e paguajnë sigurimin kufitar, pasi është paguar nga Qeveria.

Ky reagim vjen pasi sipas Muratit, “punonjës të papërgjegjshëm të Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk informojnë saktë që polica kufitare është e subvencionuar, dhe madje edhe i detyrojnë bashkatdhetarët që të paguajnë për së dyti”

Ftoj të gjithë ata bashkatdhetarë që janë ballafaquar me raste të tilla, ku u është kërkuar të paguajnë për policën kufitare e që do duhej ta merrnin falas, që rastet t’i raportojnë tek policia në numrin 192.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i tij:

Të dashur bashkatdhetarë,

MOS PAGUANI PËR SIGURIMIN KUFITAR!

Policat kufitare për vetura deri në 9 pasagjerë janë të mbuluara nga Qeveria, dhe nuk ka nevojë të paguhet për to, kur hyni në pikat kufitare.

Kemi raportime nga disa bashkatdhetarë se punonjës të papërgjegjshëm të Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk informojnë saktë që polica kufitare është e subvencionuar, dhe madje edhe i detyrojnë bashkatdhetarët që të paguajnë për së dyti, për polica që tashmë janë të paguara nga Qeveria.

Ftoj të gjithë ata bashkatdhetarë që janë ballafaquar me raste të tilla, ku u është kërkuar të paguajnë për policën kufitare e që do duhej ta merrnin falas, që rastet t’i raportojnë tek policia në numrin??192.

Disa raste tashmë janë raportuar dhe kemi pasur edhe procedimin penal për punonjësit e BKS-së.

Njëkohësisht ftoj edhe Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që t’i trajtojnë me prioritet këto raste të keqpërdorimeve.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Parku Nacional i Sharrit përfshihet nga flakët, bëhet thirrje për ndihmë

0

Një zjarr i madh ka kapluar Parkun Kombëtar Sharri.

Faqja zyrtare e parkut në Facebook ka bërë thirrje për ndihmë, teksa ka publikuar pamje të parkut i cili shihet i përfshirë nga flakët.

Njoftimi:

Thirrje për ndihmë në shuarjen e zjarrit

Të dashur banorë lokal të vendbanimeve për rreth Parkut Kombëtar Sharri dhe ju dashamirë të natyrës.

Në këto momente jemi duke u ballafaqur me një zjarr sipërfaqësor në zonën menaxhuese OSHLAK, ju ftojmë të na dilni në ndihmë për shuarjen e zjarrit deri sa nuk e ka përfshi sipërfaqën e pishave.

Të gjithë ata që kanë mundësi për ndihmë, mund të lajmërohen në numrin e telefonit 049597117!

Hapet ‘Dokuphoto’, ekspozita më e madhe e Dokufestit

0

Sot u hap “Dokuphoto”, ekspozita më e madhe e festivalit “Dokufest”, në bashkëpunim me festivalin ukrainas “Docudays”.

Ekspozita thekson qëndrueshmërinë e popullit dhe krijimtarinë e kulturës ukrainase, përmes punës së fotografit ukrainas Mykhaylo Palinchak, i cili zhytet thellë në jetën dhe peizazhet e atdheut të tij të shkatërruar nga lufta.

Ky bashkëpunim, programi “Focus Ukraine”, tregon përkushtimin e “Dokufest” për diversitetin, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale, dhe përkushtimin e “Docudays” ndaj dinjitetit njerëzor përmes filmave dokumentarë./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mbi 2200 gjoba të shqiptuara në javën e fundit nga policia e Prizrenit

0

Policia në Prizren  ka realizuar një sërë aktivitetesh në kuadër të planit operativ “Rrethi 2024” gjatë periudhës 29 korrik – 4 gusht 2024. Këto aktivitete janë zhvilluar në zonën e përgjegjësisë që përfshin katër komuna në rajonin e Prizrenit.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 2,285 gjoba për kundërvajtësit që kanë shkelur ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu, në kuadër të zbatimit të këtij plani, nga data 29 korrik deri më 2 gusht 2024, janë ekzekutuar 65 urdhëresa të lëshuara nga Gjykatat Themelore për vepra të ndryshme penale.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë të shtojë numrin e aktiviteteve policore në terren, me qëllim parandalimin e dukurive negative dhe sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e rajonit të Prizrenit.