12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 962

Admir Shala jep dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala pesë muaj para përfundimit të mandatit, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkaqe personale e shëndetësore, por përkundër kësaj, ai ka kërkuar të vazhdojë të shërbejë si prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, Shala e ka bërë përmes dokumentit të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, që mban datën 5 gusht 2024 drejtuar kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj.

Gjithashtu, dorëheqjen e Shalës e ka konfirmuar edhe Hajdaraj, i cili në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi” ka thënë shkurt: “Po, ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryeprokurorit”.

“Në bazë te Rregullores në fuqi për emërimin e Kryeprokurorëve, saktësisht në bazë të Rregullores Nr.04/2023 për Plotësim Ndryshimin e Rregullores Nr.06/2019 për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, të miratuar më datë 27 korrik 2023, në nenin 7, paragrafi 1, pika 1.1, të kësaj rregullore paraqes dorëheqje nga mandati i kryeprokurorit te Prokurorisë Themelore në Prizren, për arsye personale dhe shëndetësore”, citohet të ketë thënë Shala në dokumentin e dorëheqjes.

Shala në dokument thekson se pas 7 vite e 7 muaj në këtë pozitë, nuk ka qenë e lehtë të ofrojë dorëheqjen.

“Megjithatë, pavarësisht se nuk ka qenë e lehtë për mua që pas 7 viteve e 7 muajve si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore ne Prizren, me gjithë kontributin tim profesional në sistemin prokurorial, pesë muaj para përfundimit të mandatit të rregullt të paraqes dorëheqje”, është shprehur Shala tutje në këtë dokument.

Ndërkaq, duke u thirrur në Rregulloren në fuqi për emërimin e Kryeprokurorëve përmes këtij dokumenti, ai ka deklaruar se pas dorëheqjes nga mandati i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren do të rikthehet në Prokurorinë ku ka shërbyer si prokuror, përkatësisht në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

“Në bazë të Rregullores në fuqi për emërimin e Kryeprokuroreve, saktësisht në bazë të Rregullores Nr.04/2023 për Plotësim Ndryshimin e Rregullores Nr:06/2019 për Emërimin e Kryeprokurorit te Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, të miratuar më datë 27 korrik 2023, në nenin 7, paragrafi 3, të kësaj rregullore parashihet si në vijim: “Kryeprokurori i Shtetit dhe Zëvendësi i tij, Kryeprokurori dhe Zëvendësi i tij dhe Udhëheqësi i Departamentit do të vazhdojnë punën pas përfundimit të mandatit në pozitën e prokurorit në prokurorinë ku kanë shërbyer si prokuror apo si Kryeprokuror, respektivisht pas përfundimit të mandatit të Kryeprokurorit të Shtetit do të vazhdoj punën si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, deklarohem se pas dorëheqjes nga mandati i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, të rikthehem në prokurorinë ku kam shërbyer si prokuror, përkatësisht në Prokurorinë Speciale”, citohet të ketë thënë Shala në këtë dokument.

Në këtë dokument drejtuar anëtarëve të KPK-së, Shala ka shprehur edhe keqardhje për debatin siç e ka quajtur ai të panevojshëm dhe të paarsyeshëm, i cili ishte krijuar në takimin e 251-të të KPK-së, ku i njëjti kishte paraqitur edhe kërkesën për tu përcaktuar pas përfundimit të mandatit si kryeprokuror. Kjo kërkesë në atë takim është trajtuar dhe diskutuar me shumë polemika mes anëtarëve të Këshillit, ku fillimisht iu miratua kërkesa që pas përfundimit të mandatit si kryeprokuror të kthehet si prokuror në PSRK, e më pas u tha se nuk kaloi në mungesë kuorumi.

“Betimi për Drejtësi”, ka tentuar të marrë një qëndrim nga prokurori Shala, por i njëjti deri në publikimin e këtij raporti nuk është përgjigjur.

Ndryshe, prokurori Admir Shala më 1 janar 2017 kishte filluar të ushtrojë pozitën e tij si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, për tu rizgjedhur edhe për një mandat tjetër më 26 dhjetor 2020. Në kohën kur ishte zgjedhur Kryeprokuror i kësaj Prokurorie i njëjti kishte qenë duke shërbyer si prokuror në PSRK.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjërat që nuk mund të ndreqen

0
Blerim Shala
Siguria ndërkombëtare është më e brishtë se kurrë që nga përfundimi i ‘Luftës së Ftohtë’. Rendi i vjetër ndërkombëtar nuk ekziston më  (ai i cili u krijua pas rrënimit të Murit të Berlinit).

OKB si organizatë është më e dobët se kurrë që nga formimi i saj  (në vitin 1945).

Askush nuk di, në instancat më të larta të shteteve më të fuqishme në Botë, se çka do të ndodhë tash e tutje në vatrat më të mëdha të krizës, të cilat fare lehtë mund të përhapen në të katër anët e Botës.

Gjeneratorë të kësaj krize, e cila për shumë njohës të rrethanave ndërkombëtare cilësohet si më e madhja që nga viti 1945 kur mori fund Lufta e Dytë Botërore, janë dy luftëra: Ajo në Ukrainë, që në shkurtin e vitit 2022 nisi me invazionin apo agresionin e forcave ruse, dhe kjo në Gaza, që filloi në tetorin e vitit të kaluar, pas sulmit terrorist të Hamasit në brendinë e Izraelit.

Qëllimi primar i SHBA-së dhe i Perëndimit në te dy rastet ka qenë që lufta të lokalizohet, të mos del jashtë shtratit të saj origjinal, të mos merr trajtën e një kërcënimi të madh për paqen në rajon dhe në Botë.

Natyrisht, në rastin e Ukrainës, caku kryesor i Washingtonit dhe Brukselit është që Ukraina të mos e humbë luftën nga Rusia, sepse kjo do të ketë pasoja të pariparueshme për Rendin evropian.

Siç dihet, çdo luftë nisë me qëllim të merr fund sipas synimeve të atij që ia krisë i pari, si thuhet.

Por nuk ka luftë që rrjedh dhe konkludohet siç ua merr mendja palëve ndërluftuese.

Luftës nuk i bëhet vonë shumë për planet e palëve që antagonizmat e vjetër politik dhe identitar, i kanë përkthyer në konflikte të armatosura.

Pastaj, çdo luftë ka dinamikën e vet të brendshme dhe atë ndërkombëtare, të cilat mund ta zhvendosin atë drejtimin kryesor të saj, kur nuk dihet më cila palë është më përgjegjëse apo më fajtore për një tragjedi që e sjell lufta.

Më në fund  (por më kryesorja për nga rëndësia), një luftë duhet të përmbyllet me një Marrëveshje paqësore, e cila do të synojë ta kodifikojë si të përhershëm një rend të krijuar midis dy shteteve a dy popujve, apo edhe më gjërë, varësisht prej përmasave të asaj lufte.

Gjithashtu, në këtë kontekst, së bashku me Marrëveshjen e paqes, duhet të ndodhë kthimi i refugjatëve të luftës, rindërtimi i vendit, mëkëmbja ekonomike, duke mos harruar këtu edhe organizimin politik të atij vendi, sepse me gjasë, ai i vjetri mund të pësojë dëme të pariparueshme.

Nëse kjo dije e brezave të tërë është para se të gjithash reflektim i një përvoje të madhe  (dhe tragjike, duhet shtuar) të njerëzimit, dhe nëse synohet që kjo dije disi të aplikohet në rrethanat e njohura për të gjithë në Ukrainë dhe në Gaza, atëherë lehtë mund të konkludohet që është të thuash e pamundur që të pajisesh me shpresë politike që në një të ardhme të afërt, madje edhe afatmesme, mund të arrihet një paqe e njëmendtë në Ukrainë, në mes të Rusisë dhe Ukrainës, dhe në Gaza, në mes të Izraelit dhe Palestinës.

Në të vërtetë, nëse këto dy raste shikohen nga perspektiva e sotme, me gjithë këtë rrëmujën e përgjakshme që mbretëron si në Ukrainë ashtu edhe në Gaza, edhe pa këtë mundësinë reale që të nisë konfrontimi direkt në mes të Izraelit dhe Iranit  (në vijim të ngjarjeve të njohura për të gjithë), i cili pastaj do t’i përkeqësonte në mënyrë dramatike zhvillimet në Lindjen e Mesme, vrojtuesit objektiv të këtyre dy shembujve, do të mund të thonin që si Ukraina ashtu edhe Gaza duken si raste të pandreqshme, të cilat edhe dhjetëra vjet të tjerë do të gjenerojnë tensione dhe probleme të mëdha, sepse në ndërkohë, nuk ka aspak gjasa që palët ndërluftuese të dakordohen për çkadoqoftë, pos eventualisht për armëpushim, i cili në atë variantin më të mirë, do të merr trajtën e një ‘konflikti të ngrirë’.

Kjo është gjendja reale në te dy këto fronte të luftës, dhe e tëra mund të përshkruhet me një fjali të zgjeruar (siç u bë tashmë), apo, edhe me një bibliotekë të tërë librash./Klan Kosova/

Kosova nënshkroi kontrata e ndau para për projektin, Mickoski: Diskutuam për aksin rrugor potencial që e lidh Tetovën me Prizrenin

0

“Rruga Prizren-Tetovë po fillon të ndërtohet”, shkroi ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu të premten në Facebook, ku tha se u nënshkruan kontratat.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski e përmendi këtë projekt në një konferencë për media pasi e priti në Shkup kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por e quajti atë “potencial”, sipas përkthimit zyrtar në kanalin e qeverisë maqedonase në YouTube.

“E theksuam edhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve. Diçka që është shumë e rëndësishme në këtë moment sipas të dhënave të fundit që i kemi nga enti shtetëror i statistikave është se shkëmbimi në mes dy shteteve për vitin 2023 është në nivel gjysmë miliard eurosh dhe nuk shoh shkas pse me angazhimet e dy qeverive ky shkëmbim të mos jetë edhe më i madh. Me ndërtimin e projekteve infrastrukturore, autostratën që do ta lidhë kalimin kufitar me kryeqytetin tonë, aksi rrugor potencial që do ta lidhë Tetovën dhe Prizrenin, dhe kështu me radhë”, tha ai.

Këto, Mickoski tha se janë “prioritete jashtëzakonisht të rëndësishme”.

Kurti, ndërkaq, tha se Kosova “pret që të ndërtojë edhe më shumë ndërlidhje transporti rrugor e hekurudhor me Maqedoninë e Veriut, në funksion të lehtësimit të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave”.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sulmoi bashkëshorten, arrestohet një person në Malishevë

0

Një person është arrestuar të dielën në Malishevë, me dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre dhe viktima pas sulmit ka marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje më vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Hidroregjioni Jugor” vijon punimet në Prizren, synon kthimin e furnizimit me ujë në orët e pasdites

0

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Fadil Berisha ka theksuar se pas paraqitjes së vështirësive në terren, ka angazhime për dislokimin e gypit furnizues prej pjesës që është nën objektin afarist, raporton Telegrafi.

“Punimet po vijojnë. Pritet që sot në orët e pasdites të kthehet furnizimi me ujë, nëse çdo gjë shkon sipas planit të paraparë”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se edhe kjo do të jetë një zgjidhje e përkohshme meqë komplet gypi i vjetër furnizues prej asbesti duhet të zëvendësohet.

Sipas tij, në ndërkohë si alternativë po realizohet shpërndarja e ujit me autocisternë sipas kërkesave të banorëve.

Si pasojë e prishjes në fjalë është ndalur furnizimi me ujë për një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Prizrenit, konkretisht lagjet “Bajram Curri”, “Jeta e Re”, “Arbana” (pjesërisht), fshatrat Vlashnje dhe Landovicë, dhe pjesërisht disa rrugë dytësore, raporton Telegrafi.

Lidhur me këtë çështje, në fundjavë ka reaguar edhe dega e LDK-së në Prizren, duke e vlerësuar si skandaloze gjendjen në terren, dhe duke shtruar pyetjen se kush e ka lejuar ndërtimin e objektit afarist mbi gypin furnizues të ujit.

“LDK në i Prizren i bën thirrje organeve të drejtësisë që të dalin në teren dhe të shohin nga afër tmerrin. Të analizojnë nga afër se kush lejoi ndërtimin e atij objekti dhe të marrin masat e duhura. LDK kërkon që sa më parë të rikthehet uji tek qytetarët të cilët në këto ditë vape kanë nevojë dhe e kanë primare ujin e pijshëm”, thuhet në reagimin e Zyrës për Informim të degës së LDK-së në Prizren.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vazhdojnë punimet për rregullimin e kanalit në fshatin Piranë

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se punimet e fazës së dytë të rregullimit të kanalit në fshatin Piranë po vazhdojnë, duke përfshirë një shtrirje mbi 900 metra.

Këto punime synojnë të menaxhojnë ujërat e zonës, të përmirësojnë sistemin e drenazhit për parandalimin e përmbytjeve dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit përreth.

“Po vazhdojnë punimet e fazës së dytë të rregullimit të kanalit në fshatin Piranë (mbi 900 metra), përmes së cilit do të menaxhohen ujërat e zonës, do të përmirësohet sistemi i drenazhit për parandalimin e përmbytjeve si dhe do të ndikoj në mbrojtjen e mjedisit përreth”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndërroi jetë Izet Gjinovci, simboli i hendbollit kosovar

0

Hendbolli kosovar ka mbetur pa personalitetin e shquar të tij. Të hënën ka ndërruar jetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.

Gjinovci ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare.
I ndjeri Gjinovci ia ka kushtuar gjithë jetën sportit të hendbollit. Detyrat e tij si sekretar i përgjithshëm i ka kryer me përkushtim e pasion shembullor deri në frymën e fundit.

Kontributi i tij për zhvillimin e hendbollit kosovar është kolosal.

Pas karrierës së suksesshme si hendbollist i Prishtinës, i ndjeri Gjinovci mori drejtimin e klubit prishtinas. Ka sakrifikuar shumë për ta udhëhequr klubin me sukses, ndërsa në një periudhë e kishte shkrirë gjithë pasurinë për mbarëvajtjen e klubit.
Ka kontribuuar në pavarësimin e sportit kosovar, ndërsa në vitet nëntëdhjeta, kur sporti kishte misionin e kundërvënies ndaj pushtuesit, është shquar me angazhimin e pandalshëm. Ishte pjesë e organizimeve të rëndësishme të hendbollit dhe pjesë e pandashme e tij.

Prej vitit 2002 e deri në ditën e fundit të jetës e ka kryer me sukses të plotë punën e sekretarit gjeneral të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Ka udhëhequr procesin e lobimit ndërkombëtar, së bashku me presidentin e nderit të FHK-së, Mexhid Devaja. Suksesi ishte madhështor.

Që në vitin 2004, një dekadë para sporteve tjera ekipore, FHK-ja u pranua me të drejta të kufizuara në Federatën Evropiane të Hendbollit. Klubet kosovare e fituan të drejtën e paraqitjes në gara evropiane dhe kontributi i Izet Gjinovcit në këtë proces ishte i madh.

Më pas, së bashku me presidentin e FHK-së, Eugen Saraçini, kanë udhëhequr procesin e pranimit të plotë në EHF e IHF. Edhe ky proces u përmbyll me sukses të plotë. FHK-ja u pranua e para prej federatave të sporteve kolektive.

Raportet e të ndjerit Gjinovci me komunitetin e hendbollit në vend ishin shembullore. Ai është vlerësuar e është çmuar në secilin mjedis ku është paraqitur. Edhe raportet me drejtues të IHF-së e EHF-së dhe të federatave tjera nacionale i kishte të shkëlqyera. Është dalluar për karizmën që i ka mundësuar qasje në nivelet më të larta të hendbollit ndërkombëtar. Prej 23 prillit të vitit 2021, Gjinovci ishte anëtar i Gjykatës së Apelit të EHF-së.
Në këtë organ të rëndësishëm ishte zgjedhur me votat e anëtarëve të Kongresit të EHF-së. Ishte prej më të votuarve dhe kjo dëshmon për respektin që ka gëzuar në nivelet ndërkombëtare të hendbollit.
I ndjeri Gjinovci ka kontribuuar në zhvillimin e hovshëm të ekipeve tona kombëtare, dy kualifikimet historike në Botëror dhe arritjen në nivele gjithnjë e më të larta me Kombëtaret A.
Bashkëpunimin me federatat tjera të vendit dhe me institucionet shtetërore e kishte të shkëlqyer. Dyert i ka pasur të hapura në çdo vend falë punës së madhe që e ka kryer.

Me ndarjen nga jeta të Gjinovcit, hendbolli kosovar dhe FHK-ja kanë mbetur pa një shtyllë shumë të rëndësishme.

FHK-ja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes shumë të nderuar Gjinovci.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Riparohen nyjet sanitare në shkollën “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe

0

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit ka njoftuar se po kryhen punime për riparimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e nyjeve sanitare në objektin e Shkollës së Mesme të Lartë “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe.

Këto aktivitete janë pjesë e projektit për mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirave të brendshme të shkollave.

“Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit njofton se, në kuadër të projektit për mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirave të brendshme të shkollave, këto ditë po punohet në riparimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e nyjeve sanitare në objektin e Shkollës së Mesme të Lartë “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

“Buxhetimi me pjesëmarrje”, Komuna e Malishevës pjesë e programit të USAID-it

0

Komuna e Malishevës është përzgjedhur për t’u bërë pjesë e programit të USAID-it “Buxhetimi me Pjesëmarrje”, që përmes kësaj, synohet rritja e përfshirjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe rritja e transparencës në hartimin e buxhetit komunal.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, pritën sot në takim pune zyrtarët e USAID-it në Kosovë, Rozafa Ukimeraj dhe Alban Krasniqi, ku u diskutua përfshirja e komunës në këtë projekt të rëndësishëm që do të implementohet për herë të parë në këtë Malishevë.
Kryetari Kastrati shprehu gatishmërinë e komunës për t’u përfshirë në program, duke theksuar rëndësinë e praktikës së buxhetimit me pjesëmarrje.

“Buxhetimi me pjesëmarrje është një praktikë e mirë që aplikohet në vendet e zhvilluara dhe na ndihmon neve si institucion që qytetari të jetë vendimmarrës në hartimin e projekteve për vendbanimet e tyre,” tha Kastrati.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e USAID-it, Rozafa Ukimeraj dhe Alban Krasniqi, prezantuan detaje mbi programin dhe përfitimet e programit për Komunën e Malishevës. Ata theksuan se kjo iniciativë do të rrisë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në procesin e buxhetimit dhe do të forcojë transparencën në raport me qytetarët.

Të dy palët arritën u dakorduan për fillimin e implementimit të projektit, duke theksuar se qytetarët do të jenë vendimmarrës dhe përzgjedhës të projekteve që do të realizohen në vendbanimet e tyre./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Suharekës ndërmerr tri ndërhyrje pas raportimeve të qytetarëve

0

Komuna e Suharekës ka ndërmarrë tri ndërhyrje pas raportimeve nga qytetarët në platformën ndreqe.com.

Në dy rrugë të qytetit, komuna ka rregulluar një trotuar të dëmtuar dhe ka hequr një gropë nga rruga. Po ashtu, në shesh, komuna ka zëvendësuar disa vazo të thyera dhe ka mbjellë lule në to.

“Pas raportimit të qytetarëve në platformën ndreqe.com, Komuna e Suharekës ka intervenuar në dy rrugë të qytetit. Te njëra rregulloi trotuarin e dëmtuar, ndërsa te tjetra largoi gropën e cila gjendej në mes të rrugës. Gjithashtu, komuna ndërroi edhe disa vazo të thyera te sheshi, në të cilat ka mbjellë edhe lule”, njofton komuna./PrizrenPress.com