Parku Nacional i Sharrit përfshihet nga flakët, bëhet thirrje për ndihmë

Një zjarr i madh ka kapluar Parkun Kombëtar Sharri.

Faqja zyrtare e parkut në Facebook ka bërë thirrje për ndihmë, teksa ka publikuar pamje të parkut i cili shihet i përfshirë nga flakët.

Njoftimi:

Thirrje për ndihmë në shuarjen e zjarrit

Të dashur banorë lokal të vendbanimeve për rreth Parkut Kombëtar Sharri dhe ju dashamirë të natyrës.

Në këto momente jemi duke u ballafaqur me një zjarr sipërfaqësor në zonën menaxhuese OSHLAK, ju ftojmë të na dilni në ndihmë për shuarjen e zjarrit deri sa nuk e ka përfshi sipërfaqën e pishave.

Të gjithë ata që kanë mundësi për ndihmë, mund të lajmërohen në numrin e telefonit 049597117!

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit