14.8 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025
Home Blog Page 965

Vendosen tabelat informuese për rëndësinë e Ujëvarave të Mirushës

0

Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Ecopana, përfaqësuese e WWF Adria në Kosovë, në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës kanë bërë të mërkurën vendosjen e tabelave informuese për rëndësinë e Ujëvarave të Mirushës si Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë.

Vendosja e këtyre tabelave ka për qëllim të ndërgjegjësojë vizitorët për rëndësinë ekologjike, shkencore, estetike, kulturo-historike dhe atë turistike të Ujëvarave të Mirushës.

Territori i Ujëvarave të Mirushës ka një biodiversitet të pasur, me rreth 330 lloje të bimëve vaskulare, 44 lloje të kërpudhave të larta, lloje të shumta të shtazëve, e dhjetëra lloje të rralla insektesh të ujërave.

Tabelat informuese të sapovendosura do të kontribuojnë në ndërgjegjësim mjedisor dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë në ruajtjen e trashëgimisë unike natyrore të Ujëvarave të Mirushës. Me vendosjen e këtyre tabelave, ne shpresojmë të nxisim turizëm të përgjegjshëm dhe të kontribuojmë në shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore”, ka thënë Krenare Salihu, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Ecopana/WWF Adria në Kosovë.

Ajo sqaroi se aktiviteti për vendosjen e tabelave informuese është bërë në kuadër të projektit për pendën (digën) e Mirushës, që mbështet nga organizatat The Nature Conservatory (TNC), Open Rivers Programme (ORP), zbatuar nga Ecopana/WWF Adria në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, Komunën e Malishevës, Universitetin e Prishtinës si dhe institucionet tjera relevante.

Penda në Mirushë ishte ndërtuar ilegalisht midis viteve 2011 dhe 2013 fillimisht për prodhim hidroenergjetik, por tani nuk shërben për asnjë qëllim.

Studimet e bëra në kuadër të këtij projektit të Ecopana/WWF Adriana në Kosovë për pendën e Mirushës tregojnë se ndikimi i saj ka qenë i dëmshëm për florën e faunën.

“Gjatë vitit 2023 kemi bërë studime profesionale rreth lumit Mirusha si një nga degët e majta me të rëndësishmë të Drinit të Bardhë, si dhe studime për ndikimin e pendës në biodiversitet dhe mjedis, anën hidrologjike e statike si dhe sigurinë e saj. Jemi në diskutime së bashku me MMPHI-në si dhe me Komunën e Malishevës për të marrë vendimin për zgjidhjen më të mirë të mundshme, në radhë të parë për banorët që jetojnë afër, për faunën ujore që për fat të mirë është mjaft e pasur, si dhe për mjedisin”, ka shtuar drejtoresha ekzekutive e organizatës Ecopana/WWF Adria në Kosovë, Krenare Salihu.

Ndërsa Sami Behrami nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Natyrës falënderoi Ecopana/WWF Adria për mbështetje në vendosjen e tabelave informuese.

“Këto tabela kanë rëndësi të veçantë meqë ata që e vizitojnë Mirushën do të njoftohen më mirë për vlerat e ujëvarave dhe potencialin natyror që posedon kjo zonë. Për shkak të këtyre vlerave kjo zonë në vitin 2012 me një vendim të qeverisë është e mbrojtur si Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë me sipërfaqe prej rreth 600 hektarësh”, ka theksuar ai.

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm në komunën e Malishevës, Avdi Morina, gjatë vendosjes së tabelave informuese, ka theksuar rëndësinë e kujdesit më të madh të institucionale lokale dhe qendrore për mbrojtjen e Ujëvarave të Mirushës.

 

Vetëvendosje akuzon kryesuesen e Kuvendit të Prizrenit:Është bërë mashë e grupeve të interesit

0

Kuvendarët e  Lëvizjes Vetëvendosjes,  kanë kritikuar kryesuesen , Antigona Bytyçi,  për mënyrën e udhëheqjes së seancës së Kuvendit të Prizrenit.

“Kryesuesja e Kuvendit Komunal Antigona Bytyçi, po dështon në ruajtjen e integritetit të Kuvendit,  duke e degraduar atë në mashë të grupeve të interesit”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes  në Prizren.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Kryesuesja e Kuvendit, Bytyçi,  nuk  ka futur në rend të ditës kërkesën e kuvendarit  të pavarur, Bujar Hasani  për   zgjedhjen e anëtarit të ri të Komisionit të Aksionarëve  në Stacionin e Autobusëve, pozitë të cilën e ka mbajtur drejtori i sapozgjedhur  i Shëndetësisë, Simir Krasniqi.

Kjo kërkesë u mbështet edhe nga disa  anëtarët e tjerë të Kuvendit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndërkaq,  Bytyçi  tha se këtë  çështje e ka dërguar për interpretim ligjor në MAPL.

“Refuzimi i Kryesueses për t’i futur në votim propozimet e kuvendarëve për rend të ditës vetëm pse nuk i pëlqen Shaqir Totajt, është shkelje e Rregullores së Punës së Kuvendit dhe ligjeve në fuqi për të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të Kuvendit. Kryesuesja e Kuvendit Komunal Antigona Bytyçi po dështon në ruajtjen e integritetit të Kuvendit duke e degraduar atë në mashë të grupeve të interesit. Kjo për pasojë sjelli edhe dështimin e mbajtjes së mbledhjes së sotme”, vlerëson Vetëvendosje.

“Pushteti komunal i Prizrenit nuk po i përfaqëson interesat e qytetarëve. Mospërfillja e procedurave dhe ligjeve gjatë procesit të vendimmarrjes     është tregues për injorancën dhe dashakeqësinë e një pushteti të dobët, të cilit po i vjen fundi gradualisht”./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Liria ndahet me trajnerin Mirsad Jonuz

0

Liria ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Mirsad Jonuz, vetëm pak muaj pasi e emëroi atë në krye të shtabit teknik.

Prizrenasit theksojnë se marrëveshja për ndërprerjen e bashkëpunimit ishte e dyanshme.

“Po. Liria sot ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme. Trajnerin e falënderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, ka thënë për faqen zyrtare të klubit, kryetari Valon Osmani.

Liria ka njoftuar tutje se shpejt do të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t’i prijë skuadrës në edicionin pranveror.

Komuna e Malishevës dhe Shoqata Humanitare “Bereqeti” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

0

Komuna e Malishevës, përkatësisht kryetari i komunës, z. Ekrem Kastrati, sot e ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”, dega në Malishevë, përkatësisht përfaqësuesin e saj, z.Afrim Bytyçi, për ndërtimin e një shtëpie banimi për një familje në nevojë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, bëhet në kuadër bashkëpunimit me organizatat humanitare, që përmes bashkëfinancimit, të përkrahen familjet në nevojë, në rastin konkret, me qëllim të sigurimit të strehimit dhe rritjen e mirëqenies sociale.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

 

Me këtë rast, kryetari Kastrati, ka shprehur kënaqësinë e tij, që në vazhdimësi dhe në forma të ndryshme, po rritet mirëqenia për familjet të cilat kanë nevojë për përkrahje. Po ashtu e ka falënderuar edhe shoqatën humanitare “Bereqeti”, për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën, për ti ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike dhe sociale.

 

Dështon seanca e parë e Kuvendit të Prizrenit

0

Ka dështuar seanca e parë e Kuvendit Komunal në Prizren.

Pozita nuk i ka pasur votat e mjaftueshme për të mbajtur seancën e thirrur për sot.

Ndërkaq, para votimit partitë opozitare kanë pasur një përplasje me kryesuesen e Kuvendit, Antigona Bytyçi/PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Agjent i Grekëve

0

Rrëfen ish-funksionari i lartë KQ, J. Byzhyti/ Ramiz Alia dhe të pathënat për protestat e 1990-ës, Lëvizjen e Dhjetorit dhe biseda top-sekret me të kur më ngarkoi misionin e pritjes së tre të huajve në Kakavijë. Dreka me vizitorët e Perëndimit në “Grykën e Këlcyrës”, shoqërimi i tyre tek makinat e Sigurimit, dhe relacioni që duhej ti dorzoja Ramizit në dorë në lidhje me bisedat që do bënim për ndryshimet politike. Pse e konsideronin Alinë si njeriun e Perëndimit, si tallej me komunistët dhe bolshevikët e Lindjes

Dy rrugë ka Shqipëria, o me Ramiz Alinë që mbështet perëndimin, ose me kundërshtarët e tij që mbështesin lindjen

/Telegraf.al/ Ishte vjeshta e vitit 1990. Në të gjitha vendet komuniste të lindjes me BS në krye, kishin ndodhur përmbysje të mëdha. Vetëm Shqipëria përpëlitej t’i rezistonte asaj furtune që kish përfshirë dhe brigjet shqiptare. Ramiz Alia, që ishte në krye të partisë e të shtetit, përpiqej t’iu mbushte mendjen komunistëve në radhë të parë, por dhe popullit se, “Shqipëria nuk është lindje”, në një kohë që orteku i ndryshimeve demokratike kish marrë drejtimin drejtë Shqipërisë, për ta përfshirë dhe atë në këtë përmbysje të madhe.

Në këtë paqartësi që qarkullonte ato kohë në opinionin komunist si dhe në popull, Ramiz Alia dinte shumë më tepër për skenarin që kish nisur të zbatohej për ndryshimin e kursit politik të Shqipërisë. Por ç’ndodhte?! Ai dinte shumë gjera që i mbante për vete, po ashtu dhe me miqtë e vet jashtë Shqipërisë, ndërsa me komunistët dhe me popullin e tij, tregohej “më katolik se Papa”, duke trumbetuar në takime të ndryshme se, “Shqipëria do ecë në rrugën e Enver Hoxhës” dhe se, “Ne nuk jemi lindje e as perëndim”! Konkretisht, në ato vite punoja në aparatin e KQ të Partisë.

Ndodhte që me Ramizin përshëndeteshim në korridoret e zyrave tona kur ai vinte në mëngjes, ose dhe kur largohej pas orarit zyrtar. Një ditë, ishte ora 9 e mëngjesit. Në qytetin “Studenti”, vazhdonin grumbullimet e studentëve dhe e qytetarëve të Tiranës, që protestonin për pluralizëm politik dhe për ndryshimin e sistemit. Isha me një shokë kur u ndeshëm në korridor me Ramizin që po vinte për në zyrë. -Ç’kemi djema, çfarë po bëni?- pyeti ai. -Vazhdojnë grumbullimet në qytetin “Studenti” nga ndërmarrjet dhe nga shkollat e mesme të qytetit, shoku Ramiz,- i tha shoku im,- bile shkojnë dhe të organizuar.

Kjo na bën përshtypje, si i lejojnë drejtuesit të largohen nga puna dhe nga shkolla kaq masivisht?! Ramizi qeshi si me ironi dhe, pasi na vështroi thellë në sy, shtoi: Thuajuni komunistëve t’i ndalojnë!- dhe iku në qetësi. Ne mbetëm si të shastisur dhe po vështronim njeri-tjetrin në sy. -Pse shqetësohemi?- i thashë shokut, – ai mesa duket di shumë më tepër se ne. Dhe nga ajo ditë, ne nisëm të bënim guidën Tiranë-Durrës për të mësuar makinën. Nuk kaluan pak ditë dhe mësova një ndodhi tjetër, akoma më interesante! Takova një shokun tim që ishte me funksione drejtuese të pushtetit në një rreth të jugut. Ishte goxha i shqetësuar! -Çfarë ke?- i thashë. -Si është e mundur,- më tha,- që për fatin tonë, dinë më shumë njerëzit nga jashtë vendit se sa ne! Dhe nisi të tregojë për një ngjarje që kish përjetuar ditë më parë. Ishte pasdite nëntori 1990. Sapo kisha dalë në zyrë,- tregon ai. Bie zilja e telefonit dhe kur ngrita receptorin, dëgjova zërin e shokut Ramiz. -Ramizi jam,- më tha. -Urdhëro!- u përgjigja pak i emocionuar. -Vetëm je në zyrë?- më tha. -Si urdhëron, vetëm,- i thashë. -Shëno në bllokun tënd personal një porosi,- më tha. Nesër në ora 10 paradite, do shkosh në doganën e kufirit dhe do presësh tre persona, njeri prej të cilëve është shqiptar nga diaspora. Pasi t’u japësh nga një kafe në doganë, do i shoqërosh për në lokalin tek “Gryka e Këlcyrës”.

Atje do u presë një shok i Drejtorisë së Dytë nga Tirana dhe ti do shtrosh një drekë për këta miq. Pas drekës, ata do kthehen në Tiranë, ndërsa ti për në qytetin tënd. Për çdo gjë që do bisedosh me ata, do përgatitësh një informacion për mua dhe do ma sjellësh dorazi kur unë të njoftoj. Gjithçka do e mbash sekret, do ta dish vetëm ti! Mbeta vërtetë i habitur dhe i emocionuar. -Me këtë punë është më mirë të merren shokët drejtues të linjës së partisë, shoku Ramiz,- i thashë unë. -Atë e di unë,- urdhëroi ai,- do merresh ti dhe vetëm ti!- më tha. -Si urdhëron,- u përgjigja dhe nga ai moment nisa të mendoja lloj-lloj hamendësimesh. Kisha pritur edhe në raste të tjera delegacione apo personalitete nga shtete të huaja, por ato ishin legale, në krah kam pasur gjithnjë një përfaqësues nga Ministria e Jashtme, si dhe një përkthyes, kurse në këtë rast ishte fjala, “Sekret”, sigurisht me porosinë e numrit një të vendit, që ishte vetë Ramiz Alia.

Me këto hamendësime kaloi koha deri të nesërmen në ora 10 paradite. Pasi mbërrita në doganë me makinën time të punës, u ula në kafe. S”kaluan pak minuta dhe para meje u prezantuan 3 persona, njeri prej të cilëve ishte shqiptar nga diaspora, që dallohej dhe nga aksenti i të folurit të shqipes. Pasi u prezantuam, i ftova për kafe. Dy të huajt vështronin rreth e qark dhe komunikonin anglisht midis tyre, ndërsa shqiptari më pyeti për detyrën që kisha në organet e pushtetit. Pastaj, ai ishte kurioz të dinte mbi situatën në Shqipëri dhe mesa kuptova, mundohej të më testonte se sa dijeni kisha unë për të ardhmen e Shqipërisë dhe ndryshimet që priteshin. Unë vazhdoja t’i flisja për unitetin e popullit me partinë e me shokun Ramiz në krye dhe vendosmërinë për ndërtimin e socializmit në vendin tonë. E shihja që ai shpesh buzëqeshte si me ironi! Pasi pimë kafet, u ngritëm, i mora të tre mysafirët në makinën time, pasi makina e tyre deri në doganë e kishte detyrën dhe u nisëm për në “Grykën e Këlcyrës”.

Rrugës ata pyesnin për territorin, malet dhe luginat që shtriheshin në dy anët e rrugës. Kur mbërritëm në “Grykën e Këlcyrës”, takuam aty dhe dhe shokun e Drejtorisë së Dytë, që kish ardhur me një makinë nga Tirana. Para se të uleshim në drekë, shqiptari nga diaspora më vuri krahun dhe më tërhoqi veças për një shëtitje të shkurtër. -Si po rrjedhin ngjarjet në Shqipëri?- më tha ai, duke më parë në sy. -Shqipëria nuk është si vendet e lindjes,- u përgjigja unë,- ne jemi të vendosur në rrugën e socializmit. Unë kisha gjithnjë parasysh porositë e shokut Ramiz që na thoshte se, “Shqipëria nuk është lindje”. -Dëgjo,- më tha, duke më shtrënguar fort krahun.- Shqipëria e ka marrë tatëpjetën, gjithçka po përmbyset dhe vendi do nisë një kurs të ri politik. Mendo për kokën tënde dhe të ardhmen e familjes! Shtanga në vend! E largova krahun nga krahu i tij dhe po e shihja në sy me vëmendje. -Kush je ti?!- i thashë,- që po më flet me kaq siguri për të ardhmen tonë?! -Jam një mik i Ramiz Alisë dhe i Shqipërisë,- u përgjigj personi që më rrinte në krah.- Dy rrugë ka Shqipëria, – më tha,- o me Ramiz Alinë që mbështet perëndimin, ose me kundërshtarët e tij që mbështesin lindjen.

Përparimi i Shqipërisë do jetë vetëm, nëse mbështesni kursin e Ramiz Alisë që shkon drejt perëndimit. Edhe një fakt tjetër,- më tha,- ministri i juaj i mbrojtjes është agjent grek! Unë u shastisa, në ato momente më shkoi ndërmend porosia e Ramizit kur më tha për, “Sekretin”! I tronditur siç isha, shkuam të hanim drekë. Nga shqetësimi që më kish mbërthyer, as më hahej dhe as më pihej gjë. Nuk e di si po më dukeshin njerëzit që më rrethonin, si armiq dhe shqiptari i diasporës si një agjent që po kërkonte të më fuste në një kurth agjenturor! Kjo hije na mbulonte atëherë, nuk e besonim se gjithçka që e kishim ngritur në 50 vjet me luftë e me punë, do përmbysej kaq lehtë! Mesa po kuptoja, Ramizi e paska ditur skenarin e ndryshimeve, paska mbajtur lidhje dhe me miq jashtë vendit. Po pse atëherë, miqtë e huaj dinin gjithçka dhe komunistët, kuadrot dhe populli mbaheshin me gajret dhe në terr informativ?! Me këto mendime të turbullta u ndava nga miqtë dhe u ktheva në zyrën time. Duhesh përgatitur informacioni, sipas porosisë së shokut Ramiz. Kjo ishte një tjetër dilemë që më brente nga brenda.

Për çfarë do ta informoja, për “ Tatëpjetën që kish marrë Shqipëria”, “Për kursin e Ramizit drejt perëndimit”, Për Ministrin e Mbrojtjes që ishte agjent i grekëve”, apo “Të mendoja për kokën time”, pas kësaj përmbysjeje të madhe, siç më tha miku i Ramizit që vinte nga jashtë! Me shumë mëdyshje që më brenin në kokë, shkrova një faqe informacion dhe të nesërmen pas një komunikimi me sekretarin personal të Ramizit, u gjenda në zyrën e tij. Më priti i qetë dhe buzagaz. -Ç’kemi andej nga anët tuaja?- më tha. -Situatë pak e trazuar,- i thashë. -Rrini të qetë,- më tha.- Edhe pluralizmin do e bëjë vetë partia. Unë i dhashë informacionin, por në vetvete isha disi i shqetësuar dhe i trembur për sa kisha shkruar! E lexoi dhe vende-vende vinte buzën në gaz.

Prisja të reflektonte, por ai me qetësi ma hodhi letrën përpara dhe si me ironi më tha: -Çoja shokut Simon! -Është porosia e juaj,- i thashë dhe ia ktheva përsëri mbi tavolinë. Ai e mori, e grisi dhe e hodhi në kosh. -Propaganda borgjeze vazhdon të na sulmojë si dikur,- shtoi ai,- prandaj të qëndrojmë në krye të detyrave si ju dhe komunistët dhe u ngrit duke më dhënë dorën që unë të largohesha. Dola nga zyra i hutuar, dilema e së vërtetës më ndiqte nga pas. Ku më shumë se në zyrën e Ramizit unë mund të mësoja këtë të vërtetë që po na trokiste në derë dhe që ai, as veças dhe as publikisht, nuk e tha asnjëherë me guxim e sinqeritet si udhëheqës që ishte. Nuk më hiqen nga mendja dhe sot e kësaj dite, të pathënat që dinte Ramiz Alia dhe e vërteta që s’ia bëri të ditur asnjëherë popullit të tij./https://telegraf.al/dosier/ministri-i-mbrojtjes-se-shqiperise-agjent-i-grekeve/

Jose Mourinho i ofrohet Barcelonës

0

Agjenti Jorge Mendes thuhet se i ka ofruar Jose Mourinho-n skuadrës së Barcelona-s, të cilët janë në kërkim të një trajneri të ri përpara sezonit 2024-25.

Trajneri aktual Xavi njoftoi të shtunën në mbrëmje se ka vendosur të largohet nga gjigantët katalanas në përfundim të sezonit, me skuadrën e tij shumë larg ritmit në garën për titull në La Liga.

Pasi u kurorëzua si kampione e Spanjës sezonin e kaluar, Barça është e katërta në renditjen e ligës së parë, 11 pikë prapa liderit surprizë Girona dhe 10 prapa nga rivalët e vjetër Real Madrid.

Që kur mori frenat në “Camp Nou” nga Ronald Koeman në tetor 2021, Xavi ka arritur 76 fitore në 122 ndeshje konkurruese, duke i dhënë spanjollit një përqindje fitoresh prej 62%.

Sipas gazetës spanjolle “ABC”, agjenti i Mourinho-s, Mendes, i ka ofruar klientin e tij Barcelona-s, pasi kërkimi i tyre për një pasardhës të Xavi po vijon.

Drejtori sportiv i Barçës, Deco është një tifoz i menaxherit 61-vjeçar, pasi ka fituar Champions League me Porto-n nën drejtimin e portugezit në 2004.

Mendes dhe Deco raportohet gjithashtu se kanë një marrëdhënie pozitive, me të parin që është përfshirë në një numër transferimesh të Barcelona-s në vitet e fundit.

Mourinho është në kërkim të një pune të re pasi u shkarkua nga Roma në fillim të muajit, me verdhekuqtë aktualisht të pestët në Serie A.

Trajneri portugez udhëhoqi Roma-n drejt trofeut të parë evropian në sezonin 2021-22, duke ngritur Conference League pasi mposhti skuadrën holandeze Feyenoord në finalen e Tiranës.

Pasi ka menaxhuar Real Madrid-in për një periudhë trevjeçare midis 2010 dhe 2013, Mourinho është i njohur për tifozët e Barcelona-s, të cilët e panë skuadrën e tyre të mposhtur në garën e La Liga-s nga ekipi i 61-vjeçarit në vitin 2012.

Së bashku me ofrimin e menaxherëve nga agjentët, kampionët spanjollë thuhet gjithashtu se po hartojnë listën e tyre të ngushtë të opsioneve, me Jurgen Klopp që gjendet gjithashtu aty.

Trajneri gjerman zbuloi planet e tij për t’u larguar nga Liverpool në fund të sezonit përpara fitores 5-2 ndaj Norwich City në Kupën FA të dielën.

Është pohuar gjithashtu se Barça ka caktuar Mikel Arteta të Arsenal-it dhe Julian Nagelsmann të Gjermanisë si ardhje të mundshme. Albanian Post

Andrea Belotti do t’i bashkohet Fiorentinës

0

Sulmuesi i Roma-s, Andrea Belotti, tani është i vendosur t’i bashkohet rivalëve të Serie A, Fiorentina, para përfundimit të afatit të transferimeve të janarit.

Skuadra me bazë në Firence ka qenë e prirur për të bërë shtesa të reja këtë muaj dhe gjithashtu janë lidhur me një lëvizje për Gio Reyna. Por duket sikur kanë vulosur një ardhje sulmuese.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se kalimi i italianit te Violat është pothuajse i kryer dhe do të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme.

Belotti do të arrijë në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit dhe ndërsa çështja e pagave ende nuk është zgjidhur plotësisht, ajo do të zgjidhet së shpejti.

Ai aktualisht fiton 2.5 milionë euro në sezon te Roma, por Fiorentina do të paguajë pak më pak se gjysmën e pagës së tij si pjesë e marrëveshjes së huazimit.

Dëshira e Belotti-t për t’u bashkuar me Fiorentina-n rezultoi të ishte kyçe pasi kishte klube të tjera të interesuara, por gatishmëria e tij bëri që lëvizja të realizohej. Albanian Post

Afera e “53-milionëshit”: Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim

0

Me tre vite e tetë muaj burgim është dënuar ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Lekaj është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar si dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Aktgjykimin e ka shpallur sot Gjykata Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale i akuzoi Lekajn dhe tre të tjerë në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri është dënuar me një vit e tetë muaj, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim, Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.

Qeveria e Kosovës i kishte paguar 53 milionë eurot kompanisë amerikane për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Secili veç e veç akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

53 aksidente trafiku ndodhen për 24 orë

0

Diten e martë sipas Policisë së Kosovës kanë ndodhur 53 aksidente trafiku.

 

Prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 13 me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu policia përmes raportit 24 orësh njoftoj se janë arrestuar 17 persona.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren