9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 964

Fotografi të rralla: Ja si dukej Shqipëria në vitin 1891

0

Pamje të Dalmacisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Korfuzit, 1891, kështu titullohet albumi i fotografit të njohur francez, Pierre de Gigord.

Ai kishte realizuar rreth 6.000 imazhe fotografike në të gjithë Perandorinë Osmane e asaj kohe, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Fotografitë e rralla janë realizuar në veri të Shqipërisë, në Shkodër, po ashtu edhe në Podgoricë dhe në Ulqin./Shekulli

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

E di mirë

0

Shkruan: Skënder Berisha

Për pakëz mund t’mos kalohet vau
Në mungesë vaji shuhet llampa
Për pak gaz shuhet buzëqeshja
Për vetëm një hap nuk arrihet në cak

Laku nuk hiqet vetvetiu as kur vetëtin
Krejt armëpushimet janë të rrejshme
Kur agon nuk është edhe krejt dritë
Çdo rritë nuk është vërtetë rritë

Ç’është një ditë nuk është përditë
As gjumi nuk është gjumë çdo herë
Një herë o njeri i gjorë vjen vera kah dera
Për sot e di se kam edhe fjalë tjera

Kur mbyllen udhët e sheshta janë dhiaret
Bjeri më mirë udhës sa më të gjatë
Nuk do të ngecësh nëpër therra therra
Sa ka frymë njeriu ëdërron caqe tjera

4 gusht 2024

Fillon me fshatin Lubizhdë të Malishevës repelimi i kafshëve nga ethet “Kongo”

0

Ministrit i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se zyrtarisht ka filluar repelimi i kafshëve me fshatin Lubizhdë të Malishevës kundër sëmundjes “Ethet Hemorragjike Krime-Kongo” që shkaktohet nga infeksioni me virusin i cili bartet nga rriqra.

Peci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se repelimi i kafshëve do të vazhdojë edhe në komunat tjera që konsiderohen si më të rrezikuarat pos Malishevës, si Rahoveci, disa fshatra të Klinës dhe Suharekës.

“AUV po ekzekuton masën e repelimit në të gjitha fermat blegtorale në zonat e rrezikuara për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Ekipet mobile po vizitojnë derë më derë fermat për repelimin e kafshëve”, shkroi Peci.

“Preparati i përdorur është i sigurt për kafshët dhe ekipet në terren janë profesionale. Inspektorët e AUV-it dhe ata komunalë do të monitorojnë dhe lehtësojnë zbatimin e fushatës”, ka thënë Peci.

Peci i ka ftuar të gjithë fermerët të bashkëpunojnë për një rezultat sa më të mirë në luftimin e kësaj sëmundjeje.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Luiza Gega pas eleminimit: Ndihem e dështuar, më falni

0

“Është kaq e vështirë të gjesh fjalë kur ndihesh totalisht e dështuar dhe në fakt në këto momente e tillë ndihem”.

Ky ka qenë komenti i atletes Luiza Gega pasi nuk ia doli të kualifikohej në fazën finale duke u renditur e nënta në garën 3000 metra me pengesa.

“Çdo gjë kalon me kohën por në këto moment dhemb shumë sepse vërtet jam munduar dhe ëndërruar që do ja dal pavarësisht se gjërat që në muajin prill pasi u sëmura morën dishezën. Ëndrra e Parisit mbyllet sot.

Gega mbeti prapa që prej nisjes dhe nuk u duk në asnjë çast në kushtet fizike të duhura, për të rivalizuar pjesën tjetër të grupit garues, në baterinë e dytë të zhvilluar gjatë paradites.

Koha e shqiptares ishte shumë larg asaj të fitueses së baterisë, Winfried Yavi, e cila dominoi kursin e garës dhe paracaktoi ritmin e saj.

Po ashtu, nga bateria e Gegës, drejt finales shkojnë edhe etiopiania Almayew, amerikania Constien, britanikja Bird dhe kazakja Jeruto.

Mbetet për t’u parë ndërkaq shpjegimi që Gega do të japë sa i takon paraqitjes së saj dhe nëse ka apo jo dëmtime, të cilat mund të kenë influencuar këtë performancë jo të kënaqshme dhe larg kohëve të saja më të mira.

Sytë e Shqipërisë tanimë mbeten vetëm nga mundja, ku mund të ketë shanse për medalje olimpike me tre mundësit çeçenë, të natyralizuar shqiptarë./ Albanian Post 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rahoveci mban dëgjimin buxhetor, me fokus punonjësit e shërbimeve publike dhe punëtorët shëndetësorë

0

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi me punëtorët e shërbimeve publike dhe ata të shërbimeve shëndetësore, në sallën e mbledhjeve në objektin e QKMF-së, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2025.

Kryetari i Komunës, Smajl Latifi foli rreth buxheti për vitin 2025, duke e elaboruar në përpikëri, meqë sot për shkak të agjendës, mungoi drejtori për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani.

Në të gjitha kërkesat e parashtruara, kryetari i komunës pati përgjigje të strukturuar dhe konkrete.

Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë: 20.982.000 euro.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në javët në vijim mund të ketë rritje të rasteve me COVID

0

Infektologu kosovar, Hamdi Ramadani, ka deklaruar se në javët në vazhdim mund të ketë rritje të rasteve me variantin e ri të COVID-it.

Ai thotë se njëri ndër faktorët e lajmërimit të rasteve me COVID janë ardhja e mërgatës.

Sipas Ramadanit, nëse vaksinohen ende qytetarët rastet e infektimeve do jenë më të ulëta.

“Ardhja e madhe e mërgimtarëve ka qenë një faktorë që numri i rasteve të jetë i pranishëm në Kosovë se numri mund të jetë dhe më i lartë por s’kanë bërë kontrolle. COVID-i mund të befasoj e të shtoj raste në javët në vijim dhe duhet të ketë kujdes të madh. Duhet t’i kenë parasysh ato masat anti-Covid që kanë qenë më herët nëse vazhdohet vaksinimi situata tani do jetë në kontroll”, theksoi Ramadani.

IKSHPK njoftoi javën e kaluar se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.

Ndryshe, edhe në Shqipëri janë regjistruar 15 raste të reja me COVID në spitalin infektiv të Tiranës./FrontOnline/

LDK-ja akuzon kryetarin Totaj për mungesën e ujit në Prizren

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren e ka cilësuar si përgjegjës për mungesën e ujit,  Kompaninë e Ujësjellësit “Hidroregioni Jugor”  dhe kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj.

“Ky veprim tregon se institucionet publike lokale dhe Shaqir Totaj tani e kanë pranuar mashtrimin që u kanë bërë qytetarëve me premtimin se do të ketë ujë 24 orë në ditë pas marrjes së drejtimit të Prizrenit,” thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren.

“Megjithatë, realiteti është ndryshe. Në Prizren kanë filluar reduktimet e ujit që një javë dhe ditët e fundit ka fshatra dhe lagje që kanë kaluar deri në 40 orë pa ujë të pijshëm!”

Prizreni po përballet me një situatë të vështirë për mungesën e ujit./PrizrenPress.com/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Defekti në gyp ndalon furnizimin me ujë për disa lagje e fshatra të Prizrenit, “Hidroregjioni Jugor” has në vështirësi për sanimin e prishjes

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se si pasojë e defektit në një gyp është ndalur furnizimi me ujë për një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Prizrenit si dhe vendbanime tjera. Ndërkohë në terren është hasur në vështirësi edhe sa i përket sanimit të defektit dhe kompania është angazhuar që shpërndarja e ujit për banorët e këtyre pjesëve të bëhet me autocisternë.

Në njoftim thuhet se “Hidroregjioni Jugor” është informuar nga një konsumator për një rrjedhje të ujit në gypin furnizues në rrugën “Tirana”.

Tutje sqarohen edhe vështirësitë e hasura në terren për sanimin e prishjes.

“Gjatë ndërhyrjes, është gropuar vendndodhja e defektit dhe është konstatuar se ky defekt ndodhet poshtë bazamentit të një objekti komercial. Pas shumë përpjekjeve për sanimin e defektit, jemi përballur me vështirësi në sigurimin e vendit të punës, ku rrezikohet shembja e objektit, e cila mund të ketë pasoja fatale. Menjëherë kemi informuar ekipet e emergjencave dhe inspektoratin komunal, të cilët, pas verifikimit të vendit dhe situatës, na kanë urdhëruar zyrtarisht që të ndërpriten punimet për shkaqe sigurie”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se po shqyrtohen mundësitë për dislokimin e përkohshëm të këtij gypi, dhe si veprim tjetër të fillojë shpërndarja e ujit me autocisternë.

“Me qëllim të rikthimit të furnizimit normal për konsumatorët e prekur nga kjo situatë, jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për dislokimin e përkohshëm të gypit furnizues Ø 350mm. Deri në përfundimin e këtij dislokimi, kemi angazhuar që menjëherë të fillojë shpërndarja e ujit me autocisternë”, përfundon njoftimi i KRU “Hidroregjioni Jugor”. /Telegrafi/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kolona në dalje të pikave kufitare, Merdarë deri në 40 minuta

0

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosovëa nga pika kufitare në Merdarë janë deri në 40 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona në dale është deri 150 metra, teksa pritjet për të hyrë nëpërmjet këtij pikëkalim kufitar janë deri në dhjetë minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë në Kosovë nuk zgjasin më shumë se pesë minuta, ndërsa për të dalë deri në 20 minuta, transmeton Klankosova.tv.

Gjendja e rrugeve ne pika kufitare

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mot i ndryshueshëm sot: Diell, vranësira dhe erë e fortë

0

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell, vranësira dhe erë e fortë.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat maksimale do të shkojnë prej 27 gradë Celsius deri në 31 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga drejtimi i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-43 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31°C.