Mot me diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas Meteo Kosova, pasdite dhe mbrëmje mund të ketë rrebeshe shiu.

“Gjasa më shumë për të reshura do të jenë drejt Rrafshit të Dukagjinit, e sidomos në pjesën perëndimore.”

Njoftimi i plotë:

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes të ketë rrebeshe të izoluara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Gjasa më shumë për të reshura do të jenë drejt Rrafshit të Dukagjinit, e sidomos në pjesën perëndimore.

Era do fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C.

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit