Instalimi i kamerave të sigurisë në Prizren: Faza e tenderimit përfundon me sukses

Ka përfunduar me sukses procesi i tenderimit për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetin e Prizrenit.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se pjesë e këtij projekti është jo vetëm instalimi i kamerave në vendet kyçe, por edhe plani i detajuar për mirëmbajtjen e tyre, për ta garantuar kështu funksionalitetin e vazhdueshëm dhe efektivitetin e kamerave.

“Ky sistem modern do të ofrojë mbikëqyrje të vazhdueshme nëpër pika strategjike të qytetit dhe do të krijojë ambient më të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se do të nënshkruajë Memorandum Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës e cila do ta bëj vëzhgimin e kamerave të montuara në qytet./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit