18.9 C
Prizren
E enjte, 9 Tetor, 2025
Home Blog Page 982

Veselaj-Gutaj thotë se arsimi në Prizren është rënditur i dyti me performancë në Kosovë

0

Prizreni është renditur i dyti në Kosovë, me performancen e arsimit parauniversitar me vetëm 0.86 pikë diferencë nga vendi i parë.

 

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, tha se suksesi është arritur me punë.

“Vëmendja jonë mbetet jo vetëm për të dëgjuar atë çka thuhet e kërkohet, por vullneti dhe qasja pragmatike e jona është e koncentruar dhe e orientuar në të mirën e ardhmërisë tonë, që janë fëmijët tanë.Ne, fjalët i bëjmë vepër dhe si gjithnjë korrim suksese vetëm me punë!”, shkrun Veselaj- Gutaj./PrizrenPrss.com/

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Mund të jetë një imazh i teksti

Gjendet i vdekur një person në Prizren

0

Është gjetur i vdekur një person në Prizren.

Vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor .

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në një ordinancë, e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetvrasje me varje”.

Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

 

“Flet një spanjishte perfekte”, Ronaldo zbulon takimin me Mbappe

0

Telenovela “Kylian Mbappe” është në seritë e fundit, por mbetet një çështje e nxehtë në aksin Paris-Madrid.

Të shumë janë aktorët që janë përfshirë në këtë diskutim që po fillon të bezdisë tifozët e dy klubeve. Së fundmi mbi këtë temë është pyetur edhe Ronaldo, fenomeni, pasi të dy ishin të pranishëm në një ndeshje NBA.

“Real Madrid ka pasur gjithnjë lojtarët më të mirë në botë, është në filozofinë e tyre, prej vitesh e bëjnë diçka të tillë dhe do të vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta. Nuk e di nëse Mbappe do të shkojë te Reali, por është e vërtetë që fliste një spanjishte perfekte. Mu duk impresionuese teksa e dëgjoja duke folur. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por është një telenovelë që po bëhet shumë e gjatë”, u shpreh Ronaldo, fenomeni.

Mbappe vijon formën e tij fantastike edhe këtë sezon teksa në 25 ndeshje në total ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

Mbappe: E di që një ditë do të largohem nga Evropa

0

Kylian Mbappe nuk ka vendosur ende se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, por po shikon një të ardhme në Arabinë Saudite se në ShBA.

Sulmuesi francez ka pozuar për revistën “GQ”, ku ka folur edhe për mënyrën e të parit të futbollit dhe çështje të tjera aktuale.

“Shumë lojtarë të mëdhenj, që kanë shënuar historinë e futbollit, u larguan na Evropa verën e kaluar dhe ne po hyjmë në një epokë të re të këtij sporti. Është pjesë e ciklit të tij normal dhe e di që në një moment do të vijë edhe radha ime të largohem. Këto ndryshime nuk më shqetësojnë, thjesht planifikoj të vazhdoj karrierën time duke ndjekur rrugën që unë dua”, ka thënë Mbappe.

AAK del me njoftim për lidhjen e koalicionit parazgjedhor me Nismën

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot do të arrijnë një koalicion parazgjedhor përgjatë ditës në nivel qëndror.

Kështu kanë konfirmuar përmes një njoftimi nga AAK.

Bëhet e ditur që konferenca do mbahet nga ora 18:00.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Sot pasdite, duke filluar prej orës 18:00, do të mbahet konferenca e përbashkët në selinë e AAK-në në Prishtinë. Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot vendos për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në ora 18:00 mbahet konferencë për media ne selinë e AAK-së në Prishtinë. Ftoheni ta ndiqni këtë ngjarje! Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun”, thuhet në emailin dërguar mediave“, thuhet në njoftim.

AAK dhe Nisma ishin në koalicion bashkë në vitin 2017-2019 dhe në bashkëqeverisje edhe para disa viteve.

Në atë kohë, Haradinaj ishte kryeministër ndërkaq Limaj ishte numri dy në kabinetin e tij.

Nisma pas 2019-ës ishte në koalicion me AKR-në dhe nuk arriti ta kalojë pragun, duke mbetur jashtë Kuvendit.Nisma nuk ka asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën aktuale.

U mundua ta korruptojë me 5 euro policin në Prizren, arrestohet shtetasi i Serbisë

0

 

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti është munduar ta korruptojë një polic duke i dhënë bashkë me dokumente, një kartëmonedhë prej pesë eurosh.

I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në stacionin policor në Prizren.

“Me date 16.01.2023, rreth orës 16:30 një patrulle policore e Njësisë e së Rregullimit të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

“Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, Shtetas Serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove. I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri”, thuhet tutje.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit kujdestar, të njëjtit i është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 orë.

Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Koloneli i FSK-së: Kosova s’ka qenë kurrë më e mbrojtur

0

Koloneli në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, deklaroi që Kosova s’ka qenë kurrë më e mbrojtur.

Në kuadër të diskutimit se ka ende rreziqe për sulme të mundshme nga Serbia, Veseli tha se ka informacione që institucionet e vendit, KFOR-i e NATO, kanë marrë masa në të gjithë territorin e Kosovës.

“Plani i Serbisë mbetet një mister. Por, institucionet e Kosovës, KFOR-i gjegjësisht NATO, unë e di që kanë marrë masat në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Qoftë në jug të vendit, qoftë nga kufiri i Merdarit, qoftë nga pjesa e Gollakut, është një shtrirje e organeve të sigurisë dhe është në vëzhgim. Kurdo që paraqitet një problem i tillë, institucionet e Kosovës, NATO dhe KFOR-I janë të gatshëm. Kosova kurrë s’ka qenë më e mbrojtur. Kur të duan le të fillojnë, ne jemi këtu”, potencoi Veseli në emisionin “Ditari”.

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

Po ashtu, Veseli tha se çdo tentativë nga ndonjë grup kriminal për ta prishur integritetin e Kosovës, do ta pësojnë “fiasko”.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës, është i sigurt. Prandaj, çdo tentativë për ta prishur këtë balancë, apo ta shkatërrojë ndonjë trazirë përmes ndonjë grupi kriminal terrorist, ato do të pësojnë fiasko. Kosova është mirë. E tash çka do të bëjë Serbia, a do të sulmojë, apo a do ta çojë ndonjë grup terrorist njësoj si më 24 shtator, këtë gjë saktë nuk e dimë. Informacionet e tilla janë ”, shtoi tutje Veseli në tëvë1.

Më tej, Veseli tha se ka gjasë që grupe të maskuara terroriste, veteranë të luftërave jashtë Serbisë, mund të tentojnë ta cenojnë sigurinë dhe territorin e Kosovës.

“Për përgatitjen e grupeve të ndryshme terroriste, të veteranëve të luftërave të shumta në Ish-Jugosllavi, të veteranëve të luftërave jashtë Serbisë, e sidomos të këtyre në luftën kundër popullit ukrainas, ata mund të vijnë në Serbi të mobilizohen me urdhra të shtetit, të maskuar si një grup i pavarur, kështu duke bërë ndonjë telashe dhe të cenojnë sigurinë dhe territorin e Kosovës. Por, sigurisht që sikur më 24 shtator, ata do të marrin përgjigje nga NATO-ja, KFOR-i dhe institucionet e Kosovës”, tha Veseli.

Ndërkaq, i pyetur se ka rrezik që Serbia të vazhdojë me të tilla skenare, Veseli vlerësoi që përderisa s’ka funksionim të rendit dhe ligjit në veri, atëherë më së shumti do të pësojnë qytetarët e nacionalitet serb.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Lus Policinë e Kosovës që t’i rritë kapacitetet e saj personale në mbrojtje të atyre qytetarëve. Qytetarët e nacionalitetit serb të Veriut të Kosovës, duhet të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, duhet të japin informata, të tregojnë për keqbërësit, për gjithçka që ata planifikojnë e që rrezikohet jeta e tyre. Përderisa s’ka funksionim të rendit dhe ligjit në veri, atëherë më së shumti do të pësojnë qytetarët e nacionalitet serb”, tha Veseli.

Prandaj, Veseli tha se kur të ndalet ndikimi serb në veri, atëherë të gjithë qytetarët, pa përjashtimin e ndonjë nacionaliteti, do të jetojnë të lirë e të qetë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Zhduket një grua në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është raportuar e zhdukur në Prizren. Rrasi në polici është raportuar nga një burrë por nuk është bërë i ditur relacioni që ka ai me të zhdukurën.

“Loyola-Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të gjuhës gjermane

“Prizren 16.01.2024 – 17:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Vetëplagoset një i mitur në Malishevë, konfiskohet arma

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë me të cilën dyshohet se është vetëplagosur një i mitur në Malishevë.

Rasti është trajtuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

“Me datën 15.01.2024 rreth orës 22:30 është pranuar informatë se i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, pasi ishte plagosur me armë zjarri. Fillimisht rasti ishte raportuar të ketë ndodhur në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Pejë, mirëpo pas veprimeve fillestare hetimore, të ndërmarra në koordinim me prokurorin e shtetit, është arritur që të sigurohen dëshmi të cilat kanë rezultuar me gjetjen e saktë të vendit të ngjarjes, i cili ishte në komunën e Malishevë, e jo ashtu siç ishte raportuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Pas hetimeve thuhet se është konfiskuar arma.

“Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë, ka filluar me veprime hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të rastit të raportuar, dhe me ditën 16.01.2023 pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë), e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, dhe një gëzhojë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe hetimeve të zhvilluara, dyshohet se i dyshuari përderisa kishte qenë duke mbajtur armën në dorë, për një moment arma i kishte shkrepur me ç‘rast edhe ishte vetë plagosur në këmbë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të shtetit thuhet se është iniciuar rast për hetim “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së mërkurë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri 7gradë celsius