11.7 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

1.2 milion britanikë u penduan që e votuan Brexit

Deri në shtatë për qind të njerëzve që kanë votuar për BREXIT janë penduar dhe tani do të votonin ndryshe, thuhet në një hulumtim të fundit, shkruan The Independent.

Sipas studimit të realizuar nga Opinium diku 1.2 milion njerëz nuk do të votonin më për t’u larguar, çka do të ndryshonte vendimin që shokoi të gjithë të premten e kaluar.

Studimi tregon edhe se njerëzit tani pas BREXIT mendojnë se pozicioni i Britanisë së Madhe është shumë më i dobët në botë dhe se Mbretëria është më e dobët ekonomikisht.

Ndërsa një në 10 persona thotë se nuk e kishte besuar se largimi do të ndodhte, ndaj edhe kishte votuar për të frikësuar qeverinë.

Të gjeturat kanë ardhur pasi disa votues filluan atë që po njihet si “BREGRET” apo “Pendimi”, për zgjedhjen e tyre, përcjell Klan Kosova.

“Sikur ta kishim mundësinë të votonim edhe një herë”, thotë Mandy Suthi, që ka votuar për t’u larguar nga Bashkimi Europian, duke shtuar se pas rezultatit ishte “shumë e zhgënjyer”.

Më Shumë

Trepça pa telashe ndaj Bashkimit edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm

Bashkimi edhe një herë ka dështuar të rivalizojë Trepçën. Të dielën mbrëma në “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça fitoi bindshë, 89:71, në kuadër të xhiros...

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Lajmet e Fundit