19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

1 muaj paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e 15 vjeçarit në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 1 muaji dy të dyshuarve për vrasjen në Prizren.

Njëri nga paraburgosurit dyshohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi dhe kontroll ose posedim të paautorizuar të armës si dhe pjesëmarrje në rrahje ndërsa i dyshuari tjetër për veprë penale pjesëmarrje në rrahje,“Gjyqtarja e procedurës për të mitur, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të miturit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Gjykata Themelore ka treguar arsyet që çuan deri te vendimi për masën e paraburgimit.“Po ashtu për Gjykatën qëndrojnë bazat ligjore për caktim të paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, posedim i mjeteve të rrezikshme, për më tepër të miturit pas pjesëmarrjes në rrahje, në rrjetet sociale kanë vazhduar me kërcënime dhe provokimin e mëtejme të situatës edhe ashtu të rënduar duke postuar fotografi”, thuhet tutje në komunikatë.

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

Më Shumë

Magjia e dritës

Sahit F. Osmani Të kam në zemër si nuk e kupton Jam i rrethuar nga vetë dashuria E vërteta është shpirt që s'mëkaton Të keqen e largon nga...

Mot me diell dhe vranësira në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe i vranët. Në njoftimin e lëshuar për...

Lajmet e Fundit