13 C
Prizren
E diel, 26 Tetor, 2025

13-vjeçarja që u zhduk në Prizren, ishte dhunuar nga një burrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, pasi një familje kërkoi ndihmën e Policisë për vajzën e tyre 13-vjeçare që ishte raportuar e zhdukur. Vajza u gjet, por ajo që u zbulua nga familje ishte mjaft tronditëse, pasi u kuptuar se e mitura ishte shfrytëzuar seksualisht nga një 19-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se familja fillimisht s’kishte informacione për fatin e saj, prandaj e raportuan si të zhdukur. Gjatë kohës sa nuk dihej asgjë për vendodhjen e saj, e njëjta kishte qenë me një person, me të cilin dyshohet se kryen marrëdhenie seksuale.

Pasi vajza u gjet, e njëjta më pas u dërgua në Stacion Policor në Prite, ku dha deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

Detajet e trishta u zbuluan nga vet vajza, e cila rrëfeu në Polici për atë që kishte ndodhur mes saj dhe 19-vjeçarit të dyshuar.

Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për të kapur personin e dyshuar, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

Gjatë intervistimit, burimet thonë se i dyshuari e ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij hapet rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Më Shumë

Ndeshja Drini i Bardhë – Deçani ndërpritet për shkak të motit të keq

Ndeshja ndërmjet Drinit të Bardhë dhe Deçanit është ndërprerë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, të cilat e bënë të pamundur vazhdimin e...

Albin Kurti nuk i ka votat, dështon formimi i Qeverisë

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë sot Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Votimi i kryer në mënyrë elektronike, nuk ka...

Lajmet e Fundit