4.4 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Dëmtimi i varrezave në Romajë, familjarët kërkojnë të zbardhet rasti

Ende nuk dihet se kush që dëmtoi varrezat katolike në Romajë të Hasit. Familjarët kërkojnë të zbardhet rasti ndërsa policia vazhdon hetimet.

Simon Përdedaj, ka vizituar varrezat e familjarëve të tij, të cilat ishin dëmtuar ditë më parë. Ai thotë se i janë dëmtuar katër varre nga familja e tij. Kjo, sipas Simonit, nuk është hera e parë.

Raportet në mes dy komuniteteve fetare në Has janë shumë të mira, saqë në dasma dhe vdekje ata ndihmojnë njëri tjetrin.

Varrezat e fshatit Dedaj, janë të vendosura në territorin e fshatit Romajë, ku thuhet se ka qenë një kishë e vjetër.

E me këtë rast është njollosur i gjithë fshati, thotë Minir Çenaj, i cili kërkon të gjendet fajtori.

Ndërkaq, policia po e heton rastin.

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër dëmtimin e varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit.

“Thyerjet dhe dëmtimet e varrezave janë akte të ulëta kriminale, të cilat, përkundër përpjekjeve të izoluara, nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës. Populli i Kosovës është shembull i harmonisë së mirëfilltë ndërmjet komuniteteve fetare, vlera të trashëguara brez pas brezi në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës./rtk/

Më Shumë

Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare 

Tash e disa ditë shumë bashkatdhetarë ia kanë mësy vendlindjes së tyre Kosovës.   Kjo ka bërë që të krijohen pritje të gjata dhe kolona në...

Gjendje e rënduar energjetike në Prizren, digjen trafo

Prizreni vazhdon të përballet me krizë energjetike.   Mbrëmjen e së martës, si pasojë e mbingarkesës përkundër intervenimeve në disa zona, në lagjet “Bajram Curri” dhe...

Lajmet e Fundit