5.3 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Thaçi: Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018 dhe pikë

Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër njëherit ministër i Punëve të Jashtme ka thënë se në kohën kur Kosova është në pritje të rekomandimit për vizat si dhe po mundohet që ta bëjë ushtrinë, po përballet me thirrje për protesta të dhunshme.

“Kjo po na pengon për këto gjëra. Kush e udhëheq Kosovën, vendosin qytetarët e jo tre, katër individ apo tre katër liderë” ka deklaruar ai.

Thaçi këto komente i bëri në mbledhjen e ekzekutivit e cila është duke u mbajtur për të dytën herë me radhë gjatë ditës së sotme.

Zëvendësi i Isa Mustafës ka shtuar se nuk ka arsye për të protestuar.

“Ky është pretekst me e marrë pushtetin me dhunë. Opozita po e rrezikon krejt procesin e shtetit, por besojmë në qytetarët. Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018 dhe pikë”, ka theksuar Thaçi.

Më Shumë

Ekzekutivi i Rahovecit në mbështetje të marshit “DREJTËSI, JO POLITIKË!”

Ekzekutivi i Komunës së Rahovecit, së bashku me kryetarin, ka shprehur mbështetje për marshin gjithë popullor “DREJTËSI, JO POLITIKË!”, i cili do të mbahet...

Arsim Berisha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Arsim Berisha është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra e kryeministrit raporton “Gazeta Blic”. Dr. Arsim Berisha e ka...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit