Ymeri: Ky numër i protestuesve i garanton Kosovës republikën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në protestën e organizuar nga opozita është shprehur se qytetarët me anë të peticionit shumë muaj para Gjykatës Kushtetuese i ka shpallur marrëveshjet e 25 gushtit antikushtetuese.

“Nuk ka pasur kurrë forcë e as fuqi që e ka gjunjëzuar një popull të tërë, e nuk ka as sot”.

“Qyetarët me peticion i ka shpallur antikushtetuese para Gjykatës Kushtetuese”.

“Kushtetutese më vonë e konstatoi që Zajednica e përmbys rendin kushtetues, e Isa e Hashimi po vazhdojnë ta kërcënojnë Republikën me Zajednicë e me Demarkacion, sepse ata e kanë lidhur ngushtë fatin e tyre me Zajednicën dhe nuk ka kush t’i ndajë”.

Sipas Ymerit, pushtetarët kanë bërë çdo gjë që të mbrojnë Zajednicën.

“E shkelën kushtetutën për Zajednicën, gënjyën, i burgosën deputetët e qytetarët e përmes Zajednicës dëshirojnë të qëndrojnë në pushtet”.

“Kjo ditë e bukur sot, është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën, ky numër i juaji këtu ja garanton Kosovës republikën, pavarësinë e sovranitetin”.

“Kjo kohë fillon sot me juve këtu, pa Zajednicë, pa Isën e Hashimin”.

Më Shumë

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit