12.8 C
Prizren
E hënë, 22 Shtator, 2025

“Ëndrra e madhe”, e Gani Mehmetaj

Promovimi do të bëhet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, të premten, në ora 12:00

“Ëndrra e madhe, fletë të shkëputura ditari me portretin e Rugovës në dritëhijen e ngjarjeve dramatike 1981-2006”, publicisti dhe shkrimtari Gani Mehmetaj në këtë libër kujtimesh ka përfshirë ngjarjet më dramatike tridhjetë vjeçare, duke u përqendruar në kthesat historike dhe personalitetet të cilat e shënuan pjesën e fundit të shekullit XX dhe fillimin e shekullit 21. Libri nis me kërcënimin (1979) që ua bëri politikanëve të Kosovës në Prishtinë, Josip Brozi, ish- kryetar i Jugosllavisë, duke i paralajmëruar për masat që do të merreshin ndaj atyre që “po bëjnë presion kundër serbëve”.

Vazhdon me arrestimet e vitit 1979, ndërsa përqendrohet në demonstratat e vitit 1981. Këtu nis fillimi i fundit të Jugosllavisë, por me mëdyshjet e përhershme: a duhej që shqiptarët ta merrnin barrën e rëndë të shkatërrimit të Jugosllavisë. Vitet e tetëdhjetë, sidomos shuarja e autonomisë dhe fillimi i konsolidimit të shqiptarëve me institucionet e tyre dhe me jetën politike, kulturore e publike, analizohet me një përkushtim të veçantë. Ngjarjet dramatike në Kosovë, masakra e Reçakut, takimi i Rambujesë, bombardimet e NATO-s, çlirimi i vendit nga trupat angleze, amerikane e gjermane, ndriçohet nga një prizëm i veçantë. Vrasjeve politike, krimit të organizuar e shëmtive të pasluftës libri “Ëndrra e madhe” u jep hapësirë të konsiderueshëm. Për librin do të referon Dr. Femi Cakolli. Promovimi do të bëhet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, të premten, në ora 12:00./KultPlus.com

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec premton mbështetje në bujqësi e zhvillim të agroturizmit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim elektoral në Rahovec, ku ka shpalosur programin e saj për zhvillimin e komunës. Kryetari i partisë,...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një aksion të koordinuar që ka çuar në arrestimin e...

Lajmet e Fundit