Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se partitë politke janë duke e keqpërdorur Ushtrinë Çlirimtare të Kosvoës dhe figurën e Adem Jasharit për qëllime politike.
“Sa i përket OVL-UÇK ne i kemi thënë edhe partive politike që të mos e keqpërdorin UÇK-në për interesa politike, njëjtë edhe figura e Adem Jasharit po përdoret për interesa politike”.
“Vetë rënia e tij dhe familjes së tij e kanë bërë atë të madh. Ai ka qenë njeri si të gjithë ne, por flijimi e ka bërë legjendar”.
Sipas tij, janë krejt normale fjalosjet që përshkruhen nga eksponentë politik dhe publik dhe që implikojnë Adem Jasharin dhe të tjerat figura të larta të UÇK-së.
“Fjalosja me shokë është normale edhe në kohë lufte, sikur tani siç mund të ketë fjalosje mes vëllezërish nuk ka asgjë tragjike këtu. E keqja e kësaj që e kanë sjellë një far situate se vetëm ata që e kanë njohur Adem Jasharin qenkan patriotë e të tjerët askush”.
“Roli i Adem Jasharit, rënia e tij heroike ka bërë që populli të bashkohet më shumë me rezistencën e armatosur”.
“Adem Jashari ka qenë së pari njeri, pastaj shok lufte me të tjerët”.
“Në kohën kur ata po flasin, UÇK-ja nuk ka qenë e strukturuar si më pastaj”.
Klinaku në Ballë për Ballë të Klan K. ka thënë se akuzat për spiunim të bëra së fundmi nuk janë aspak të mirë.
“Për mendimin tim nuk është akuzë e mirë sepse nuk ishte hera e parë që ushtarët e UÇK-së kanë rënë në prita”.
“Serbia ka qenë aq e fortë që ka pasur edhe në radhët tona njerëz që kanë treguar se kur ne po kalojmë kufirin”.
Ai ka theksuar se akuzat e fundit janë “politika ditore”, ndërsa ka kërkuar nga ushtarët e UÇK-së që të mos i përgjigjen Gjykatës Speciale, pasi për mendimin e tij është politike.
“Janë duke i bërë për interesa politike. Këta janë politika ditore. Edhe po të kishte fakte se Adem Jashari i ka thënë Rexhep Selimi “do ta nxjerr gabzherrin”, kjo nuk është diçka, pasi kemi pasur përplasje”.
“Nuk janë vetëm këta akterë, por populli shqiptar ka luftuar me shekuj”.
“Të dyja palët po e keqpërdorin UÇK-në dhe Adem Jasharin për poena politik”.
“Kurrfarë prove për Gjykatën Speciale nuk është nëse dikush i ka thënë dikujt “ta shqyej gojën””.
“Ne si Organizat e Veteranëve e kemi kundërshtuar këtë gjykatë sepse kemi kërkuar që Kosova ta formojë gjykatën e saj. Mendojmë që është gjykatë politike që mund t’i sjellë kompromise të dhimbshme Kosovës”.
“Ushtarët e UÇK-së nuk duhet t’i përgjigjen Gjykatës Speciale, siç nuk është dashur t’i përgjigjen UNMIK-ut dhe EULEX-it”.
(Kosova Sot)