6.9 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

17 vjet, rektorë politikë

Universiteti i Prishtinës që nga paslufta pati rektorë që u zgjodhën me përkrahje politike, iu shërbyen partive politike, grupeve të interesit dhe klaneve.

Pothuajse asnjë nga këta rektorë nuk e reformoi UP-në, nuk punoi për cilësi të studimeve, për kushte më të mira për studentët. UP nuk dëshmoi mësimdhënie cilësore dhe as punë shkencore.

I vetmi që deshi të bënte ndryshim, Ramadan Zejnullahu e dëshmoi sesa vështirë është të çrrënjoset politika, klanet dhe interesat e grupeve të ndryshme në këtë universitet.

Gjatë 17 viteve të pasluftës, një rektor u shkarkua si politik dhe i paligjshëm, të tjerë u zgjodhën rektorë duke ardhur direkt si anëtarë të partive politike, të tjerë pasi dhanë dëshminë se janë rektorë të dëgjueshëm, pas përfundimit të posteve si rektorë u avancuan në pozita të tjera në shtet.

Një rektor dha dorëheqje pas presionit se publikoi punim në një revistë të rreme në Indi, një tjetër se pasi vendosi ligjin u bë pre e grupeve e klaneve politike që e “luftuan” dhe e detyruan të japë dorëheqje/zeri/

Më Shumë

Bora fiton në Rahovec, vazhdon serinë pozitive në 2026

Bora ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 77:85, në një ndeshje që e kontrolloi...

Shaqir Totaj: Nëse nuk ka marrëveshje, nuk e bëjmë kuorumin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’ia bëjë kuorumin...

Lajmet e Fundit