5.7 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

1muaj -paraburgim për të pandehurin nga Prizreni

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale A.G. e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 23.10.2017, nga ora 18:00, dhe do të zgjasë deri më datën 23.11.2017, njofton kumtesa nga Gjykata,

I pandehuri dyshohet se me datën 23.10.2017 rreth orës 17:29 minuta, në Prizren, me dashje sulmon personin zyrtaë – të dëmtuarin me iniciale V.A. , gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes në një rast të plagosjes me armë që kishte ndodhur në këtë vend, në ndërkohë kishte ardhur i dyshuari dhe kishte filluar ta ofendoj dhe më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë, me ç’rast personit zyrtar-të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore.

Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 410 par. 2. i KPRK-së.

Më Shumë

Shkyçje nga ujësjellësi për mospagesë – 15 raste në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" njofton se sot në Njësinë e Prizrenit janë realizuar 15 shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë për...

Superfinalja e Final 8 zhvillohet nesër në Prizren

Gjithçka është gati për përballjen kulmore të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te meshkujt. Në finalen e madhe do...

Lajmet e Fundit