2 vjet burg për Nezajn, shantazhoi djalin e Ermelinda Meksit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy vjet burg Ilirjan Nezaj pasi shantazhoi dhe gjobiti djalin 14-vjeçar të Ermelinda Meksit.

Nezaj kishte shkrepur një foto të djalit të Meksit me nëj vajzë dhe nisi ta shantazhonte duke i kërkuar 500 mijë lekë ndryshe do t’ia dërgonte foton të ëmës.

Djaloshi i kapur nga paniku ka shitur disa bizhuteri të së ëmës dhe me to ka paguar gjobvënësin Nezaj.

Por pasi ish-deputetja Meksi zbuloi mungesën e bizhuterive pyeti të birin dhe pasio mësoi për ngjarjen denoncoi Ilirjan Nezaj në Prokurorinë e Kirmeve të Rënda.

Ilirjan Nezaj nga fshati Kërnajë i Tropojës u dënua fillimisht me 3 vite burg por pasi e pranoi atë që kishte bërë përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua me dy vjet burg. /Mapo/

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit