11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Liria e mediave në Kosovë drejt përkeqësimit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, sot, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, Agjencia e Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka mbajtur një aktivitet simbolik, me moton “FOL mos u tut” për t`iu treguar qytetarëve të Kosovës se çka po ndodhë me gazetarët, të cilët po kërcënohen çdo herë e më shumë.

Zekirja Shabani, kryetar i AGK-së, ka thënë për Indeksonline se qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë për t`i informuar qytetarët se sa shumë po kërcënohen gazetarët e Kosovës dhe se ky fenomen duhet të ndalohet nga mekanizmat kompetentë.

“Qëllimi i këtij aktiviteti me moton “Fol mos u tut”, është bë një përmbledhje e rasteve ku janë kërcënuar gazetarët, janë informu qytetarët se çka po ndodh me gazetarët në Kosovë”, ka thënë ai.

Prej 24 rasteve të sulmeve që janë paraqitur në aktivitet, Shabani një nga më të rëndin e ka cilësuar sulmin ndaj gazetarit të Klan Kosovës, Milot Hasimja.

“Rasti i gazetarit të Klan Kosovës, rast i tmerrshëm, është sulmuar në vendin e tij të punës, krejt kjo për moszbatimin e Ligjit të Punës për Siguri në punë”, është shprehur ai.

Shabani ka thënë se mekanizmat e vendit duhet të funksionojnë në mënyrë që gazetarët në Kosovë të ndjehen të lirë që të kryejnë punën e tyre.

“Si mosfunksionim i Inspektoratit të Punës dhe mekanizmave tjerë për zbatim të Ligjit, po vijnë deri tek këto raste të kërcënimit. Nëse Inspektorati i Punës do ta kryente punën e vet si duhet, gazetarët do të kishin kontrata, do të kishin siguri dhe nuk do t`iu shkilej dinjiteti”, ka thënë Shabani për Indeksonline.

Në krahasim me vitet tjera, Shabani ka thënë se sipas raportit ndërkombëtar të Freedom House, liria e shprehjes në Kosovë po shkon drejt përkeqësimit.

Shabani u ka bërë thirrje mekanizmave të vendit që t`u garantojnë siguri qytetarëve dhe gazetarëve që të mos pengohen në kryerjen e detyrave të tyre.

Më Shumë

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Stacioni Policor në Prizren vazhdon angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit publik dhe ekzekutimin e urdhërave gjyqësore. Sot, më 26 prill 2024, një operacion...

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës...

Lajmet e Fundit