20.4 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, zotohet se do t’i mbështesë shtresat në nevojë – 300 shtëpi të reja në katër vitet e ardhshme

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka premtuar se nëse fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit, do të angazhohet fuqishëm për përmirësimin e mirëqenies sociale dhe mbështetjen e familjeve në nevojë.

Ai mban numrin 20-të në fletëvotim.

“Angazhimi im nuk do të jetë vetëm përfaqësim, por veprim konkret, në shërbim të qytetarëve. Ne do të rikthejmë vëmendjen te ata që për katër vite janë lënë pas – familjet në kushte të rënda jetese”, theksoi Kabashi.

Ai shtoi se me qeverisjen e LDK-së në komunë, programet sociale do të fuqizohen, dhe projektet si ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë do të zgjerojnë ndikimin e tyre.

“Vetëm në dy vite, përmes programit të ndërtimit të shtëpive, kemi ndërtuar 100 shtëpi, nga të cilat 50 me modelin ‘Pikën Jashtë’ dhe 50 të tjera të mobiluara në bashkëpunim me Jetimat e Ballkanit – marrëveshja e parë e këtij lloji në Kosovë” tregon  Kabashi.

Në programin e ardhshëm katërvjeçar, ai premton se do të ndërtohen mbi 300 shtëpi të reja, duke siguruar që asnjë familje që ka truall të vetin të mos mbetet pa banim të sigurt.

“Koha e premtimeve të kota ka kaluar. Ne ofrojmë dëshmi dhe punë të kryer. Me përkrahjen tuaj, do të bëjmë edhe më shumë”.

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Prizreni përfiton internet publik falas përmes projektit evropian WiFi4WB

Kryetari i  Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, që do të...

Lajmet e Fundit