20 vjeçari godet dhe kap për fyti policët në Suharekë

Nuk janë të rralla sulmet e qytetarëve ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Policët shpesh përpos që përballen me ofendime e fyerje të rënda, ata sulmohen edhe fizikisht gjatë detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë është raportuar sot në Suharekë, ku një i ri ka kundërshtuar shqiptimin e një gjobe nga ana e Policisë, duke i sharë e kërcënuar me jetë zyrtarët policorë me fjalët ‘kam me ua q* nanën me iu vra posa të dilni në qytet’.

Përballë rezistencës së qytetarit të papërgjegjshëm, reagimi i Policisë ishte i menjëhershëm, duke prangosur të riun i cili po ua vështirësonte kryerjen e detyrës.

20-vjeçari është dërguar në Stacion Policor për intervistim, por edhe aty filloi të krijojë probleme, pasi që tentoi të ikë nga duart e drejtësisë dhe të mos përgjigjet për veprën që kreu.

Situata eskaloi edhe më tej, kur i riu në tentim për të ikur nga stacioni ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Peci transferohet te Liria, firmos kontratë dyvjeçare

Liria ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Lulzim Peci, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prizrenas. Peci, 24 vjeç, i bashkohet Lirisë nga Llapi,...

Lajmet e Fundit