-1 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

22 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

22 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do të ndodhte masakra.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha. Këta të tre gjatë transportit të viktimave të drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamionin kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur. Për të nderuar këtë familje gjatë ditës do të bëhen homazhe te Lapidari i Martirëve në Suharekë

Më Shumë

Kryetari Latifi takon drejtorët e shkollave në Rahovec, diskutohet për procesin mësimor

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DKA-së, Muhamet Morina dhe personelin e kësaj drejtorie, u takuan me drejtorët...

Iu hoqën afër 2 mijë vota pas rinumërimit, reagon kandidatja e PDK-së: Krim, e pafalshme – u bë pa dijeninë time

Kandidatja e PDK-së për deputete, Luljeta Veselaj Gutaj tha se i është cenuar integriteti dhe kërkoi që “të papërgjegjshmit të vihen para drejtësisë”, pasi...

Lajmet e Fundit