Homazhet do të fillojnë nga ora: 08:30 dhe mbahen në Kompleksin Memorial në Reçak, kurse ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut do të fillojë nga ora 09:30 dhe mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Ndryshe më 15 janar të vitit 1999, në Reçak forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, raporton RTKlive. Ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, masakrën e Reçakut e kishte quajtur “krim kundër njerëzimit”.

Masakra në Reçak u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, ndërsa Serbia edhe sot e kësaj dite refuzon ta pranojë këtë krim makabër.rtklive