31.2 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025

Parashikimet e Avdylit: Prilli i rrezikshëm, pastaj dalim nga kriza

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli po thotë se Kosova qëndron eventualisht mirë në krahasim me vendet tjera sa i përket situatës me koronavirus, raporton Gazeta Express.

Në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7, Avdyli ka thënë se kjo po ndodhë falë masave të hershme që janë marrë.

“Mendoj që Kosova në bazë të numrave, jemi shumë mirë nëse i krahasojmë me Italinë dhe Spanjën, po mendoj që jemi shumë mirë falë masave të hershme të ndërmarra, organizimit të mirë të IKSHPK’së dhe falë qytetarëve tanë.

Masat kanë qenë të hershme, veçanërisht ndalimi shkollave tubimeve, kjo po vërehet në numër relativisht të vogël”, thotë ai.

Sipas deputetit të LDK’së, muaji prill është më i rrezikshëm e pastaj shton se do të dilet nga kriza.

“Ndalimi apo ora policore mund të bëhet edhe me ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duhet të gjinden modalitete. Për gjendjen e jashtëzakonshme mendoj që asgjë nuk ndryshon përveç që e nxjerrë ushtrinë në rrugë. Mendoj që masat e ndërmarra kanë qenë të duhura, duhet të vazhdohet, besoj që edhe ky muaj prill është më i rrezikshmi dhe pastaj do të dallim nga kriza”, ka deklaruar ai./GazetaExpress/

Më Shumë

Më 28 Nëntor, për Muranën e Kastriotit/ Protestë masive në Prizren

Kryetari i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi, ka ftuar të gjithë shqiptarët nga trojet shqiptare dhe diaspora që të marrin pjesë në demonstratën...

Opinion: Reflektime mbi kulturën, komunitetin dhe bashkëpunimin në Prizren nga vullnetari amerikan

Ishte vetëm një mendim në fillim. Një ditë, në zyrën time në SHBA, truri më lëvizte dhe ai mendim u kthye sërish. Bëra një...

Lajmet e Fundit