13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

30 ditë kohë për ankesa

UCK UCKOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka vlerësuar të ngutshme dhe politike reagimet pas publikimit të listave të para me emrat e atyre që u është njohur statusi i kategorive të dala nga lufta.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Smajl Elezaj, ka deklaruar për “Epokën e re” se është habitur kur ka parë reagimin e disa individëve që kanë qenë të përfshirë në këtë proces. “Reagimet kanë qenë tepër të ngutshme dhe mund të kenë pasur karakter politik, me qëllim të përftimit të ndonjë poeni politik. Disa po e kritikojnë këtë proces, por vetë kanë qenë të përfaqësuar në komision”, është shprehur ai.

Elezaj ka thënë se në Komisionin për Verifikimin e Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së kanë qenë të përfaqësuara shtatë komandantët e zonave. “Ka pasur raste që në mbledhje të Komisionit kanë marrë pjese vetë komandantët e zonave. Për shembull, në mbledhjen e fundit ka marrë pjesë vetë Sami Lushtaku si komandant i zonës”, ka thënë Elezaj. Ai ka mohuar çdo mundësi që ky proces të jetë manipuluar politikisht nga dikush.

“Ky proces nuk ka pasur shanse të manipulohet. Mendoj se ky komision gjatë dy vjetëve ka bërë punë të mrekullueshme, për faktin se ka qenë një proces tepër i komplikuar”, ka deklaruar Elezaj. Sipas tij, të gjitha ata që mendojnë se u është e bërë e padrejtë në këtë proces e kanë të drejtën e ankesës.

“Kur janë në pyetje veteranët e luftës, OVLUÇK-ja merr pjesë duke asistuar në Komision. Ata mund ta dërgojnë ankesën me shkrim, pastaj Komisioni na fton neve dhe mblidhemi e i shqyrtojmë të gjitha ankesat”, ka thënë Elezaj.

Pas publikimit të listave fillestare të Zonës Operative të Llapit dhe të Zonës Operative të Karadakut, edhe Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së u ka bërë thirrje të pakënaqurve që brenda 30 ditëve t’i drejtohen komisionit me ankesë.

“Listat paraprake të publikuara janë lista fillestare të verifikuara nga Zonat Operative dhe tek të cilat nuk përjashtohet mundësia e gabimeve teknike, por edhe gabimeve gjatë sistemimit në kategoritë përkatëse. Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët nuk janë të kënaqur në çfarëdo mënyre, apo kanë vërejtur se u është bërë ndonjë e padrejtë (të cilët kanë fakte), t’i drejtohen Komisionit me ankesë, e cila mund të bëhet në afat prej 30-ditësh prej publikimit të listave. I sigurojmë të gjithë se ankesa e tyre do të shqyrtohet me seriozitet maksimal dhe konsultime me të gjithë dëshmitarët dhe eprorët e luftës”, është thënë në njoftimin e Komisionit qeveritar. Të gjitha ankesat dorëzohen tek sekretaria e Komisionit në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Ankesës mund t’i bashkëngjiten dokumentacione shtesë të cilat kanë të bëjnë me lëndën në fjalë. Komisioni qeveritar ka bërë me dije se deri më 20 shkurt do të publikohen listat e të gjitha zonave dhe të Shtabit të Përgjithshëm./Epoka e re/

Më Shumë

“Beteja 3” në fundjavë

Fundjava pritet të jetë edhe më e ‘zjarrtë’ në basketbollin e Kosovës. Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit