31 vjet nga vrasja e Heroit të Kombit, Xhemajli Berisha

Xhemajli Berisha, është përkujtuar në 31 vjetorin e vrasjes, në Prizren.

Xhemajliu, ishte ndër veprimtarët e devotshëm të çështjes kombëtare, i cili  bëri epokë jo vetëm në Prizren, por në të gjitha trojet shqiptare.

Shokët e tij, në 31 vjetorin e vrasjes, e vlerësojnë lart figurën e këtij patrioti.

Hysni Hoxha tha se, Xhemajliu mbetet emblema e lirisë së Kosovës.

“Profesor Xhemajliu mbete emblema e lirisë së Kosovës”, shprehet Hoxha për “QendraPress”.

Ai, kujton momente të bashkëudhëtimit me Xhemajliun.

“Ishte kohë e vështirë”, shprehet ai.

Edhe bashkëveprimtari tjetër i tij, Kadri Kryeziu, kujton veprimtarin patriotike të Xhemajli Berishës.

“Profesori Xhemajli, do të mbetet një emblemë e paharruar e atdhetarisë kombëtare”, shprehet Kryeziu.

Xhemajli Berisha, vitin e kaluar, nga presidenti Hashim Thaçi, është shpallur “Hero i Kosovës”.

Xhemajl Berisha është lindur më 17 prill 1958 në Brestovc të Rahovecit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren dhe diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Atë e torturuan në burgjet serbe më 6 prill, pastaj duke e hedhur nga dritarja në mesditë.

Më pas trupin e dërgojnë në spital duke kërkuar nga mjeku Halil Berisha, që të nënshkruajë për vetëvrasjen e tij.

Berisha refuzoi dhe është gjetur i vrarë pas tre muajve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit